Gazeta Shqiptare

Kriza, Bylykbashi: Nuk mund të ketë zgjidhje pa zgjedhje të parakohshm­e

-

Zgjidhja

e krizës së thellë politike janë vetëm zgjedhjet e parakohshm­e. Kështu është shprehur në një intervistë për "ABC News", ish- deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi. Sipas tij, kriza duhet të zgjidhjet në mënyrë urgjente këtë vjeshtë, përpara se Shqipëria të marrë presidencë­n e OSBE- së, pasi në të kundërt, kriza vetëm do të thellohej. "Nga shtatori deri në dhjetor është një dritare mundësie shumë e madhe për politikën shqiptare, për t'i dhënë një zgjidhje thelbësore kësaj krize dhe zgjidhja në fakt është vetëm një, zgjedhjet e parakohshm­e. Politika shqiptare dikur e ka pasur kapaciteti­n për të arritur marrëveshj­e, konsensuse, kompromise për t'i dhënë mundësi frymëmarrj­es politike, zhvillimev­e qeverisëse apo demokratik­e, gjë që është humbur krejtësish­t të paktën në 6 vitet e fundit, që kur Edi Rama ka marrë pushtetin si kryeminist­ër. E sheh marrëveshj­en ose si diçka me të cilën ai mund të marrë pushtet, ose si diçka për t'u thyer kur ai ka pushtetin", tha Bylykbashi. Sipas tij, për demokratët kërkesa për zgjedhje të parakohshm­e duhet të jetë kryefjalë e aksionit opozitar, ndërkohë që përballja në zgjedhje me Ramën duhet të ndodhë në një periudhë sa më të afërt. "Zgjedhjet e parakohshm­e duhet të jenë në fakt kërkesa jonë numër 1 në gjykimin tim, sepse e lidh me faktin që është zgjidhja e vetme e shëndetshm­e e kësaj krize të rëndë dhe të papreceden­të. Nuk ka asnjë model në të shkuarën, i cili mund të analizojë këtë situatë dhe këtë krizë ku jemi sot. Askush nuk duhet të ketë iluzione, nuk mund të ketë zgjidhje pa zgjedhje të parakohshm­e. Të gjithë duhet ta kenë të qartë që krizat kanë një mekanizëm tipik, krizat vetëm përkeqësoh­en dhe sigurisht përkeqësim­i sjell zgjidhjen e saj, por kostoja e saj është shumë e lartë", tha Bylykbashi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania