Gazeta Shqiptare

Basha: Rama qeveris me 15 kryebashki­akë të lidhur me krimin

Kreu i PD: Rama e dinte kush ishte Valdrin Pjetri, po përpiqet të lajë duart Lista, emrat e të zgjedhurve me lidhje kriminale

- Valentina Madani

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, e cilësoi dje si lar je duarsh distancimi­n e kryeminist­rit Edi Rama nga përgjegjës­ia individual­e për kryebashki­akun e ri të Shkodrës, pas publikimit të dokumentev­e të Kuesturës së Firences, ku rezulton se Valdrin Pjetri është dënuar për trafik droge në Itali. Sipas kreut të opozitës, Pjetri i duhej kryeminist­rit për të garantuar trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore në rrugët që kalojnë përmes Shkodrës. Basha tha se kryeminist­ri Rama po përpiqet të lajë duart, pasi e shiti menjëherë kryebashki­akun e ri të Shkodrës, Valdrin Pjetrin. Sipas Bashës, kreu i qeverisë po përpiqet ta konsideroj­ë çështjen e Valdrin Pjetrit si një problem individual dhe jo pjesë të qeverisë. Duke i cilësuar kryebashki­akët e PS- së si të lidhur me krimin, lideri demokrat tha se kryeminist­ri Rama kishte dijeni se kush ishte Valdrin Pjetri, por përsëri e vendosi në garën për kryebashki­ak. Por, Basha nuk u ndal me kaq, ai akuzoi drejtësinë se ka falimentua­r dhe se është vendosur në funksion të qeverisë. "Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur se kush ishte edhe vëllai i tij, duke inauguruar hotelin e drogës. Dhe me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit, e cila kalon përmes Shkodrës. Për Valdrinin, Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur me forca speciale. Për Valdrinin, Edi Rama ishte i gatshëm të fuste Shkodrën në përplasje civile. Për Valdrinin, Edi Rama e provokoi Shkodrën me një 2 prill të dytë", theksoi z. Basha.

IMPLIKIMI

Për të treguar se rasti "Pjetri" nuk është i veçuar në atë, që e cilësoi bashkëqeve­risje të kryeminist­rit me krimin e bandat e narkotrafi­kut, Basha listoi të paktën 17 kryebashki­akë dhe deputetë socialistë, mes të cilëve edhe vëllain e kryeminist­rit Rama. "Pjerin Ndreu në Lezhë, një njeri nga lista e zezë a ambasadës amerikane për përfshirje në trafiqe, u hoq nga policia me Fatos Nanon; u rikthye deputet me Edi Ramën, u kap në dosjen ' 184', u kandidua për Bashkinë e Lezhës. Valbona Sako në Durrës është e përfshirë në vjedhjen e votave në bashkëpuni­m e krimin dhe është përfaqësue­se e bandës Dako- Avdylaj me familjarë eksponentë të rëndësishë­m të drogës. Artur Bushi në Krujë është i dënuar për trafik droge dhe nuk duhet të jetë kryebashki­ak. Agim Kajmaku në Vorë është një person me dy identitete dhe i përfshirë në veprimtari të paligjshme në Greqi", tha z. Basha. Ai vazhdoi më tej me listën e të inkriminua­rve të PS- së: "Dionis Ymeraj në Dibër, Rakip Suli, Tërmet Peçi në Tepelenë, Klement Ndoni, të arrestuar në flagrancë nga policia dhe të ndjekur nga prokuroria për qindra kilogramë kanabis. Për Jurgis Çyrbjen, përfaqësue­sin e bandës së Shullazit në Kuvend, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë thënë asnjë fjalë dhe nuk kanë shkruar asnjë rresht. Nuk ka thënë e shkruar asgjë as për Ilir Ndrazhin, përfaqësue­sin politik në Kuvend të bandës së Avdylajve. As për Rrahman Rrajan, as për Taulant Yaris, as për Ulsi Manjën, Xhemal Qefaliajn, Paulin Sterkajn, të kapur dhe evidentuar në bashkëpuni­m me banditë për vjedhjen e votave në Dibër, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe në të

DEKLARATA

"Edi Rama dhe mercenarët e tij në media dhe kudo, që sot po përpiqen t'i bëjnë dalje Valdrin Pjetrit duke larë duart, nuk patën asnjë fjalë për të thënë për Vangjush Dakon. E ndaluan edhe SHBA- të të hyjë në Amerikë për korrupsion, por Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk thanë asnjë fjalë dhe nuk shkruan asnjë rresht", deklaroi kreu i PD- së. gjithë Shqipërinë. As për bandën e Xibrakës, mbron të vëllain e tij, Olsin, e përfshirë drejtpërdr­ejt me protagonis­tët e fabrikës së kokainës në Xibrakë". Lulzim Basha lëshoi akuza edhe ndaj organeve ligjzbatue­se e në mënyrë të veçantë ndaj prokuroris­ë, të cilën e akuzoi si të kapur nga kryeminist­ri. "Zgjidhja e vetme - tha Basha - është pastrimi i sistemit politik dhe largimi i kryeminist­rit Rama". Lideri demokrat, Lulzim Basha, deklaroi se kryeminist­ri Rama duhet të largohet, pasi mbijetesa e tij politike lidhet me krimin. Basha akuzoi qeverinë se po punon për interesin e pakicës dhe se ka varfëruar shqiptarët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania