Gazeta Shqiptare

PS "ngrin" Pjetrin, pezullon betimin e tij për të marrë drejtimin e Shkodrës

-

Edi Rama la të fundit Bashkinë e Shkodrës, si fitoren më të madhe të PS- së në bastionin historik të demokratëv­e. Por, pasi PD- ja publikoi dokumentet, të cilat dëshmojnë se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancav­e narkotike, PS- ja ka pezulluar betimin e tij për të marrë drejtimin e kryeqendrë­s së veriut. Ndërkohë, më 20 gusht i përfundon afati kryetares demokrate, Voltana Ademi, duke e bërë më të paqartë atë që do të ndodhë me drejtimin e bashkisë. "Ora News" raporton se sipas nenint 10 të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerje­s së mandatit. Ndërkohë, duke qenë se presidenti ka dekretuar datën 13 tetor si datë zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore, për të nuk ka kryetar të zgjedhur në votimet e 30 qershorit dhe as nuk ka kryetar të shkarkuar. Por që të bëhen zgjedhje në këtë datë, duhet që paraprakis­ht dekreti i presidenti­t të botohet në Fletoren Zyrtare dhe duhet edhe vullneti i mazhorancë­s. Refuzimi kategoriki­sht i 13 tetorit nga PS- ja mund të sjellë një thellim të krizës institucio­nale. Rasti i kryebashki­akut të Shkodrës nxori hapur edhe dështimin e marrëveshj­es mes Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për verifikimi i integritet­it të kandidatëv­e për zgjedhjet e 30 qershorit. Valdrin Pjetri e vuri sërish Edi Ramën përballë zgjedhjeve të tij të gabuara në politikë. Elvis Roshi, Armando Prenga, Arben Ndoka dhe Mark Frroku të zgjedhur nga kryeminist­ri për të qeverisur qytetarët, për shkak të dekriminal­izimit janë detyruar të dalin jashtë politikës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania