Gazeta Shqiptare

Parandaloh­et vrasja në Tiranë, arrestohet Sadetin Erkoçeviq, pjesë e grupit "Bajri"

Vrasja për balerinën, ja si e tronditi Erkoçeviq Shkodrën në vitin 2014 28- vjeçari i dënuar me 20 vjet burg dyshohet të jetë paguar për ekzekutimi­n e radhës

-

Një person me rreziksh mëri të lartë sho qërore është vënë në pranga mbrëmjen e së martës nga policia, duke parandalua­r kështu një vrasje. Bëhet fjalë për 28- vjeçarin Sadetin Erkoçeviq, një emër i njohur ky për drejtësinë shqiptare dhe i shpallur në listën e 31 më të kërkuarve në Shkodër. Ai akuzohet për vrasje me dashje në vitin 2014, për të cilën është dënuar me 20 vite burg. Mësohet se gjatë kontrollit në rrugën "Bilal Xhaferri" në kryeqytet, këtij shtetasi në momentin e kontrollit i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistolete tip "Bereta", me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje. Erkoçeviç njihet edhe pjesë e grupit Bajri, e ndërsa rezultonte i shpallur në kërkim edhe si pjesë e tyre. Mësohet se ai nuk ka pranuar avokat dhe nuk ka dëshmuar asgjë para uniformave blu, ndërsa dyshohet se ai mund të jetë paguar për të kryer vrasje. Ndërkaq, përmes një deklarate, zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai, u shpreh se vendndodhj­a e tij u lokalizua në sajë të bashkëpuni­mit me qytetarët.

ARRESTIMI

Burime zyrtare nga policia dje bënë me dije se falë bashkëpuni­mit me qytetarët, është parandalua­r një vrasje dhe është vënë në pranga një person shumë i kërkuar me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore. Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, evidentimi­n dhe kapjen e personave që qarkullojn­ë me armë zjarri, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 2 në Tiranë, falë marrjes së informacio­nit nga qytetarët dhe bashkëpuni­mit mes strukturav­e të DVP Tiranë e DVP Shkodër është bërë i mundur parandalim­i i një vrasjeje. Një person me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore, i dënuar për vrasje, dyshohej se do të kryente një krim të rëndë në Tiranë. Mbrëmë rreth orës 20: 50 është marrë njoftimi nga ana e shërbimeve të Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariat­in e Policisë Nr. 2 Tiranë së në rrugën "Bilal Xhaferi" ndodhej një person, i cili bënte lëvizje të dyshimta dhe dyshohej se kishte armë zjarri me vete. Policia ka organizuar punën duke bërë lokalizimi­n e menjëhersh­ëm të personit të dyshuar. Shërbimet e policisë kanë mbajtur nën kontroll personin duke bërë të mundur që me metoda të shpejta proaktive në bashkëpuni­m me DVP Tiranë dhe Shkodër të identifiko­nin personin e dyshuar, person me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore. Shërbimet policore kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizu­ar dhe shoqëruar në Komisariat­in e Policisë Nr. 2, shtetasin Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. Këtij shtetasi në momentin e kontrollit i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë e tipit "Bereta", me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale "Vrasje me dashje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municionev­e luftarake". Sipas burimeve të mësipërme, vetëm gjatë muajit korrik dhe gjysmën e parë të muajit gusht falë bashkëpuni­mit me qytetarët janë kapur 38 persona që qarkullojn­ë me armë zjarri, si dhe janë sekuestrua­r mbi 60 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak. Nga 275 operacione të koduara të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit gjatë këtij 8- mujori, 123 prej tyre janë si rezultat i bashkëpuni­mit me komuniteti­n. Policia e Shtetit fton edhe njëherë aleatin e saj më të çmuar, qytetarët, që të bashkëpuno­jnë akoma më shumë me policinë, të mbështesin policinë, të denoncojnë çdo rast paligjshmë­rie në numrin pa pagesë 112, në Komisariat­in Dixhital, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!

VRASJA NË 2014- ËN

Në ngjarjen e 2014- ës, i përfshirë ishte edhe Eljon Hato, i përfshirë edhe në sherrin e 4 tetorit në ' Bllok', ku mbeti vrarë një person si dhe u plagos Ervis Martinaj. Në vitin 2014 ka qenë i përfshirë në një konflikt me armë ndodhur në lokalin "Enigma", në fshatin Zues, në Shkodër. Në këtë lokal ka shkuar i ndjeri Indrit Hylli së bashku me kushëririn e tij Ervin Hylli dhe një shokun e tij, Fabian Hoxha. Në këtë lokal më pas ka shkuar edhe shtetasi Jetmir Beqiri ( Mollaj), së bashku me shokun e tij Altin Haxhi. Shtetasi Jetmir Beqiri ( Molla) është kushëri me të ndjerin Indrit Hylli dhe me shtetasin Ervin Hylli. Ata janë takuar në lokal dhe kanë shkëmbyer pije me njëri- tjetrin. Në një moment, rreth orës 24.00, i ndjeri Indrit Hylli është çuar së bashku me Jetmirin dhe shokun e tyre Fabian dhe kanë filluar të kërcejnë në mes të lokalit. I ndjeri Indrit është afruar te tavolina ku qëndronte Elion ( Esmeraldo) Hato së bashku me shokët e tij dhe ka marrë nga tavolina e tyre një balerinë për të kërcyer me të. Në këtë moment, mes të ndjerit Indrit dhe shtetasit Sadetin Erkoçeviq ( Lisi), i njohur me emrin "Timi", ka filluar një debat lidhur me balerinën, debat që ka përfunduar në përdorimin e armëve dhe Eljon Hato ka plagosur një prej personave të grupit tjetër.

 ??  ?? I arrestuari, Sadetin Erkoçeviq
I arrestuari, Sadetin Erkoçeviq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania