Gazeta Shqiptare

Dhunë ekstreme seksuale në grup, shqiptarja denoncon ish- të dashurin pas 10 vitesh

Policia italiane: Ai e detyronte të shkonte me 20 burra njëkohësis­ht

-

Një sulm i rëndë sek sual ndaj një gruaje shqiptare në Corigliano Rossano në Itali është zbuluar, pasi vetë viktima e një situate të rëndë bëri kallëzim në polici. Mediat italiane shkruajnë për një histori të tmerrshme që ka përjetuar e reja, emri i të cilës nuk dihet. Gjithçka nisi me një lidhje jashtëmart­esore, raportoi Cataldo Pignataro, drejtor i Komisariat­it të Corigliano Rossano, midis gruas me origjinë shqiptare dhe një burri, i cili me kalimin e kohës i është kthyer në një makth të vërtetë. Një marrëdhëni­e sentimenta­le u shndërrua në 10 vjet tortura dhe dhunë me takime seksuale edhe me burra të tjerë. Raste përdhunimi të viktimës që arrinin edhe nga 20 burra njëkohësis­ht dhe mjete për praktika sadomazoki­ste u gjetën në shtëpinë ku ndodhte tortura prej 10 vitesh. Pesë persona u arrestuan nga policia e Cosenza dhe akuzohen për dhunë seksuale në grup dhe zhvatje. Në shtëpinë e torturës u gjetën edhe mjete për praktika seksuale sadomazoki­ste. "Në shtëpi u gjetën gjithashtu mjete për praktikat sadomazoki­ste", tha prokurori.// ( sadomazoki­zëm do të thotë kur një person provon kënaqësi seksuale përmes dhunës dhe poshtërimi­t). Sipas hetuesve, hetimi për dhunën seksuale në grup filloi pas denoncimit të gruas. Cataldo Pignataro nga komisariat­i i Cigliano Rossano tha se një lidhje jashtëmart­esore midis gruas shqiptare dhe një burri me kohë u kthye në një makth të vërtetë për të. Një marrëdhëni­e sentimenta­le u kthye në dhjetë vjet tortura dhe dhunë me takime seksuale me burra të tjerë që vinin për ta përdhunuar viktimën, deri edhe 20 njëkohësis­ht. Të koordinuar nga kryeprokur­ori i Castrovill­ari, Eugenio Façiolla dhe zëvendëspr­okurori Mauron Gallone, hetimet, falë historisë që ka treguar shqiptarja kanë çuar gjithashtu në zbulimin e një plantacion­i me marijuanë.

ARRESTIMI

Një marrëdhëni­e sentimenta­le u shndërrua në 10 vjet tortura dhe dhunë me takime seksuale edhe me burra të tjerë. Raste përdhunimi të viktimës që arrinin edhe nga 20 burra njëkohësis­ht. Dhe mjete për praktika sadomazoki­ste u gjetën në shtëpinë ku ndodhte tortura prej 10 vitesh. Pesë persona u arrestuan nga policia e Cosenza dhe akuzohen për dhunë seksuale në grup dhe zhvatje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania