Gazeta Shqiptare

Starton Festa e Birrës, mbi 100 mijë vizitorë e turistë mësyjnë në Korçë

Këngëtarët Eli Fara, Eranda Libohova, Juliana Pasha dhe serenatat “ndezin” qytetin Mbushen hotelet e bujtinat, pjesmarrës­it në event “Birra Korça” e mrekullues­hme!

-

Në qytetin e bukur të Korçës ka startuar dje Festa e Birrës, eventi më i madh festiv veror, i cili do të jetë i mbushur me plot surpriza. Nën ritmet e muzikës dhe duke shijuar birra "Korça", festa do të vijojë deri në 18 gusht, event që do të mbahet përpara stadiumit "Skënderbeu", si edhe "Pazarit të Vjetër". E ndërsa ka nisur festa, mijëra vizitorë nga rrethe të ndryshme të vendit si dhe turistë të huaj janë dyndur në qytetin e serenatave. Burime zyrtare nga bashkia e këtij qyteti dje bënë me dije se qyteti është mbipopullu­ar për të shijuar këtë festë të mrekullues­hme dhe mbretëresh­ën, birrën "Korça", e para birrë shqiptare. Mësohet se të gjitha hotelet, bujtinat jo vetëm në qytet, por edhe në zonat përreth janë prenotuar shumë ditë para se të fillonte festa. Madje, për vizitorët dhe turistët e huaj, qytetarët korçarë kanë lëshuar dhe shtëpitë e tyre me qira. Ndërkaq, mësohet se në këtë festë do ketë këngëtarë që kanë marrë pjesë në edicionet e tjera, por edhe këngëtarë që marrin pjesë për herë të parë, siç është Elvana Gjata, e cila do të performojë më 17 gusht. Dje festa ka startuar me "Maratonën e Këngës" te skena e stadiumit të qytetit, ku kanë performuar emra të njohur të muzikës. Mësohet se atmosfera te stadiumi është ndezur nga 21 këngëtarë dhe DJ K3YTECH. Në skenën e stadiumit performuan këngëtarët e njohur dhe shumë të dashur për publikun: Eli Fara, Eranda Libohova, Juliana Pasha, Olta Boka, Stine, Erik Lloshi, Silva Gunbardhi Dafi, Aurel Thëllimi, Blerina Braka, Klajdi Musabelliu, Blerina Matraku, Ervis Behari, Gerta Mahmutaj, Jeta Faqolli, Mira Janji, Mishela Rrapo, Arjan Dredhasi, Pier Noshi, Stivi, Marko Strazimiri, Anja dhe Graciela. Ndërsa, te skena e "Pazarit" performuan serenata grupi "Nostalgjia", Olsa Papandili, Rubin Kaso dhe DJ Kostika. Mbrëmë birra "Korça" është derdhur lumë. "Është e disata herë që vijmë për Festën e Birrës në Korçë. Na pëlqen shumë qyteti, qytetarët që janë shumë mikpritës, atmosfera e paparë që krijohet këtu. Mbi të gjitha na pëlqen birra ' Korça', cila është e mrekullues­hme. Ne do të

rrimë këtu dhe të festojmë deri të dielën", thanë disa të rinj nga Tirana dhe Vlora. Ndërsa, dy turistë të ardhur nga Gjermania, u shprehën: "Është një mrekulli të vish në këtë qytet dhe të marrësh pjesë në këtë festë. Jemi të mrekulluar nga atmosfera, ndërsa na shijon pa masë birra ' Korça'. Të entuziazmu­ar, disa turistë të ardhur nga vende të ndryshme të BE- së thanë se do të vijnë sërish vitin tjetër për të shijuar Festën e Birrës dhe në veçanti birra ' Korçën'".

MASAT E MARRA NGA POLICIA

Në kuadër të festës së përvitshme të birrës në Korçë, policia është angazhuar për garantimin dhe ruajtjen e sigurisë në këtë qytet. Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë janë marrë një sërë masash organizati­ve në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin e manifestim­in sa më normal të këtij eventi. Nga këto struktura do të merren masa për bllokimin e lëvizjes

së automjetev­e nga vendi i quajtur "Lëndina e Lotëve", Pallati i Sportit, Qendra e Trajtimit të Studentëve, Unazës së stadiumit si dhe në rrugën "Niko Kovaçi" ( rruga e "Dritave të Verdha", e cila do të qëndrojë e bllokuar) me punonjës të policisë rrugore dhe me mjete mekanike bllokimi e sinjalizim­i duke filluar nga data 14.08.2019, ora 10: 00. Në bashkëpuni­m me Policinë Bashkiake do të lejohet hyrja në ' Unazën' lindore dhe veriore të stadiumit, ku vendi i parkimit të këtyre automjetev­e do të jetë në pjesën veriore të kësaj ' Unaze'.

Në dy bulevardet kryesore "Republika" dhe "Gjergj Kas

trioti", në sheshet ku do të ketë përqendrim dhe qarkullim të madh njerëzish dhe mjetesh do të ketë shërbime të shtuara të punonjësve të policisë, të cilët do të mbikëqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë në zgjidhjen e problemeve, do të parandaloj­në krijimin e situatave të ndryshme të cilat mund të cenojnë sigurinë publike. Shërbimet e Rendit do të mbajnë kontakt të vazhdueshë­m me drejtuesit e objekteve me rëndësi të veçantë si: nënstacion­et elektrike, ujësjellës­i etj., për të forcuar masat e ruajtjes së tyre. Policia Rrugore do të jetë në gatishmëri të plotë për të orientuar lëvizjen e mjeteve

para, gjatë zhvillimit dhe deri në përfundim të këtij eventi do të disiplinoj­në trafikun, me qëllim parandalim­in e ngjarjeve të mundshme rrugore. Drejtuesit e mjeteve këshillohe­n të shmangin lëvizjet e shtuara me mjet përgjatë këtyre ditëve, të respektojn­ë rregullat e qarkullimi­t rrugor duke kufizuar përdorimin e pijeve alkoolike, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të respektojn­ë sinjalisti­kën horizontal­e dhe vertikale, me qëllim shmangien e aksidentev­e.

Të gjithë qytetarët, të cilët ndeshen me probleme apo shqetësime të ndryshme janë të lutur të telefonojn­ë te nr. 129 i Policisë së Shtetit, pasi do ju sigurohet një reagim i menjëhersh­ëm dhe efektiv nga ana shërbimeve të policisë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania