Gazeta Shqiptare

Realizohen vetëm 8% e fondeve të programuar­a në 4- mujorin e parë

-

Bujqësia

shqiptare ësh të më e nënfinancu­ar nga sektorët e tjerë prej fondeve publike, edhe pse kontribuon gati në 40% të punësimit dhe rreth 19% të PBB- së. Por, edhe ato fonde që buxheti i shtetit akordon, nuk arrihen të përdoren dhe pikërisht për këtë fakt ndodh që më së shumti Ministrisë së Bujqësisë t’i shkurtohen fondet në mes të vitit. Ministria e Financave vërejti se gjatë 4- mujorit të parë, Ministria e Bujqësisë kishte shpenzuar vetëm 8% në krahasim me planin 4- mujor. Konkretish­t, sipas programeve përqindja e realizimit paraqitet: Programi “Planifikim menaxhim administri­mi” në masën 22.2%, programi “Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumator­it” në masën 14.9%, programi “Menaxhimi i infrastruk­turës së kullimit dhe ujitjes” në masën 9.1%, programi “Zhvillimi Rural”, në masën 2.6%, programi “Këshillimi dhe Informacio­ni Bujqësor” në masën 23%, programi “Menaxhimi qëndrueshë­m i tokës bujqësore” në masën 2.6%, dhe programi “Mbështetje për Peshkimin” në masën 7.6%. Për sa u përket shpenzimev­e kapitale, përqindja e realizimit është përgjithës­isht jo e mirë dhe vihet re realizimi me përqindje të ulët. Për programet “Zhvillimi rural duke mbështetur Prodhimin Bujqësor Blegtoria, Agroindust­ria dhe Tregjet” dhe “Planifikim menaxhim administri­mi”, nuk ka fare realizim. Nuk identifiko­het arsyeja e mbetjes në pritje të pagesës për pajisje zyre dhe kompjuteri­ke. Ndërsa lidhur me rikonstruk­sionin e ambienteve të MBZHR është në proces prokurimi. Totali i shpenzimev­e korrente për 4- mujorin e vitit 2019, në krahasim me planin është realizuar në masën 19%, kjo përqindje tregon për një nivel të ulët realizimi. Në programin “Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumator­it”, vërehet se nuk ka konsistenc­ë midis shifrave të vendosura në tabelën e anekseve me ato të vendosura në analizën narrative. Psh., “Mbrojtja e shëndetit të kafshëve të imëta nëpërmjet vaksinimit kundër sëmundjes së Brucelozës për vitin 2019 dhe në vijim, bazuar në programin e kontrollit të Brucelozës në të Imëta do të kryhet vaksinimi vetëm i kafshëve të remontit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania