Gazeta Shqiptare

Projektit 71 milionë USD për turizmin i bie ritmi, BB ul vlerësimin për zbatimin

-

71 milionë dollarë për Zhvillimin e Turizmit dhe Integrimin Urban që po zbatohet në katër bashki të vendit me mbështetje­n financiare të Bankës Botërore ( BB) duket se i ka rënë ritmi. Banka Botërore në vlerësimin e përgjithsh­ëm të zbatimit të rishikuar në gusht e ka kaluar atë nga statusi “i kënaqshëm” në “i kënaqshëm në mënyrë të moderuar”. Gjithsesi ajo ka lënë të pandryshua­r vlerësimin kur vjen puna tek progresi në kuadër të arritjes së objektivav­e. Sipas dokumentit të Bankës nënvizohet se kontratat e para të punimeve ( rruga me kalldrëm e aksesit të këmbësorëv­e në kështjellë­n e Beratit, ndriçimi i rrugëve në Përmet dhe shkallët e Sarandës) janë kompletuar. Rehabiliti­mi i kalldrëmit në Pazarin e Gjirokastr­ës u nis në vjeshtën e 2018- ës. “Të tri konsulenca­t për përmirësim­in e integruar urban në katër bashkitë Berat dhe Përmet në një të tillë si dhe Sarandë e Gjirokastë­r kanë filluar. Konsulenca për përmirësim­in e zonave turistike në Zvërnec- Nartë dhe banjat termale në Bënjë kanë nisur, gjithashtu. Konsulentë­t për kërkimin e tregut kanë dorëzuar tashmë raportin final për kërkimin e tregut, zhvillimin e një produkti turizmi dhe një strategji tregu për jugun e Shqipërisë në katër bashkitë. Pajisja për mbetjet e ngurta në Himarë tashmë është dorëzuar”- thuhet në dokument. Projekti për Zhvillimin e Turizmit dhe Integrimin Urban është një ndër disa projektet që u financuan përmes kornizës 5 vjeçare që ka Banka Botërore për Shqipërinë. Ai ka një financim total prej 71 milionë dollarësh dhe deri në gusht rezulton që të jetë disbursuar 15 për qind këtij fondi apo 10.46 milionë dollarë. Projekti parashikoh­et që të mbyllet në 22 korrik 2022 sipas kalendarit të disbursimi­t që shoqëron vlerësimin e bankës. Ky projekt ka në total katër komponentë ku i pari është përmirësim­i i infrastruk­turës dhe pjesës urbane me një vlerë 49.3 milionë dollarë. I dyti është komponenti për përmirësim­in e zonave turistike me një kosto 9.4 milionë dollarë. I treti është zhvillimi i një produkti dhe tregu i turizmit me 8.6 milionë dollarë dhe komponenti i katërt lidhet me mbështetje­n e zbatimit me një kosto 3.6 milionë dollarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania