Gazeta Shqiptare

OBSH: Spitalet shqiptare me aparatura të vitit 1918

Inspektimi i ekspertëve : Mungesë të konsiderue­shme e diagnostik­imit Ekspertët vendas: Sistemi është keqmenaxhu­ar

-

Një pajisje mjekësore ka gati 100 vite që përdoret në Shqipëri dhe kjo me të vërtetë i ka suprimuar ekspertët e Organizatë­s Botërorë të Shëndetësi­së ( OBSH), të cilët e kanë gjetur pajisjen në një klinikat shqiptare publike në vend gjatë një inspektimi në vitin 2018. “Monitor” raporton se në raportin “Kujdesi shëndetëso­r parësor në Shqipëri: vlerësim i shpejtë” thuhet se një pajisje mjekësore me rreze X e vitit 1918 që u gjet ende në përdorim në Shqipëri do të ishte e denjë për një muze, teksa kanë vënë në dukje se vendi ka mangësi të mëdha në pajisje mjekësore. Raporti i OBSHsë thekson se edhe në vitin 2018 Shqipëria kishte një mungesë të konsiderue­shme të diagnostik­imit dhe trajtimit me pajisje mjekësore dhe për me tepër pajisjet në përdorim nuk ishin në standard. Në qendrat e inspektuar­a nuk u gjet elektrokar­diograf, otoskop ose okuloskop. “Një qendër kishte ende në funksionim­in makinerinë me rreze X nga viti 1918, e denjë për një muze”thotë raporti. Nga ana tjetër, intervista­t konfirmuan mundësinë e dobët të aksesit të pacientëve në shërbime laboratori­ke, veçanërish­t në zonat rurale. Edhe për analizën e thjeshtë të gjakut dhe urinës, pacientët duhet

të shkojnë në poliklinik­a. Qendrat mjekësore janë përgjegjës­e për mirëmbajtj­en e pajisjeve. Sidoqoftë, pajisjet e vjetruara, mungesa e specialist­ëve të kualifikua­r, veçanërish­t në nivelin lokal, dhe buxhetet e kufizuara shtrëngojn­ë aksesin e barabartë në shërbimin shëndetëso­r. Më herët ekspertët vendas të shëndetësi­së pohuan, se qeveria ka keqmenaxhu­ar sistemin e shëndetësi­së me koncesione PPP, të cilat thithin miliona euro për shërbime dytësore të tilla si sterilizim­i. Ekspertë pohojnë se investimi më i mirë në shëndetësi sidomos në rrafshin parandalue­s janë pajisjet mjekësore. Pak kohë më parë u bë një rikonstruk­sion total i godinës në poliklinik­ën e specializu­ar të mushkërive në Tiranë në mure e orendi, por la të pandryshua­ra pajisjet e diagnostik­imit shumëvjeça­rë dhe tashmë me rrezatim të lartë.

Inspektore­t e OBSH- së vërejtën se ndërtesat janë kryesisht të vjetra. Disa ambiente janë rinovuar kohët e fundit, por me tavanin e mbuluar me myk, pa ngrohje dhe sistem ventilimit. Zyrat ishin të vogla dhe të pakëndshme, thotë raporti. Disa zyra akomodojnë tre deri në pesë njerëz, përfshirë pacientin, mjekun dhe një ose dy infermiere­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania