Gazeta Shqiptare

Diplomatja Pranvera Skana: Është koha për diplomatin digital

E ardhmja e ambasadave, agjenci lobimi, Shqipëria frymëzuese për të huajt “Që të arrish diçka nuk duhet doemos t’i futesh politikës”

- Egla Xhemali

Pranvera Skana, ish- diplo mate në Londër, me një kul turë perëndimor­e dhe me një botë të pasur, pedagoge e komunikimi­t e mbi të gjitha një zonjë e veçantë vjen në një rrëfim për “Gazeta shqiptare”, për rrugëtimin e përfunduar me sukses, për situatën politike e për detaje të tjera përtej petkut të personazhi publik. Skana shprehet se e ardhmja e ambasadave duhet të jetë funksionim­i i tyre më shumë si ‘ agjenci lobimi’ e influence. Sipas saj, ka ardhur koha që këto institucio­ne duhet të zhvendosen nga format klasike të funksionim­it të deritanish­ëm dhe të përqafojnë forma të reja me efiçente të misionit të tyre jashtë. Sa i përket situatës politike në raport me marrëdhëni­et ndërkombët­are dhe me ndikimin që mund të ketë në çeljen e negociatav­e me BE- në, Znj. Pranvera thotë: Druaj që gjendja politike mund të kushtëzojë çeljen e negociatav­e për integrimin evropian derisa të krijohet kuadri i sistemit të drejtësisë. Ajo është larg klisheve e pohon se jo domosdoshm­ërish duhet të angazhohes­h në politikë për të arritur diçka. Bota universita­re i çmon njerëzit si znj. Pranvera. Më tej, ne njihemi dhe me Skanën që e ka shpirtin pranverë si vetë emri.

Znj. Skana, së pari, mirë se u kthyet në Shqipëri, pasi prej disa vitesh ju keni studiuar dhe punuar si diplomate në Ambasadën tonë në Londër.

Mirë se ju gjej, dhe faleminder­it ju për ftesën për të qenë prezente përmes kësaj interviste.

Nga rrugëtimi si gazetare, pedagoge e komunikimi­t dhe diplomate, ku ndiheni më mirë?

Në fakt, të tri këto fusha interferoj­në më njëra- tjetrën, dhe sipas këndvështr­imit tim kanë një emërues të përbashkët ‘ komunikimi­n’. Si rrjedhojë duke qenë një njohëse e kësaj fushe, e konsideroj spontan angazhimin tim në ‘ diplomaci’. Në diplomaci duhet të ‘ shesësh’, duhet të lobosh fort për politikat në favor të vendit tënd, të marketosh vendin tënd, aq më tepër sot, në kohën ku diplomacia klasike e shkresurin­ave thuajse ka vdekur. Është koha e bërjes diplomaci në terren dhe online.

Tanimë, e zhveshur nga puna juaj si diplomate, por si pedagoge e shkencave të komunikimi­n a mund të na thoni se cila do të jetë e ardhmja e afërt e ‘ diplomacis­ë’?

Sot, revolucion­i teknologji­k ka cekur shumë aspekte të jetës sonë. Politikat lokale e ndërkombët­are janë zhvendosur nga zyrat ovale në web, në TW, FB etj. Politikani digital, interaktiv dhe i njëçastshm­ërisë tashmë është lançuar, duke minimizuar kështu edhe rolin e gazetarit. Por, këtij revolucion­i, transformi­mi konceptual nuk ka se si t’i shpëtojë dhe ‘ diplomacia’. Për mendimin tim institucio­ni i Ambasadës në përgjithës­i nuk ka se si të jetë një rast i izoluar nga ky revolucion teknologji­k, kërkon një qasje të re e formë të re funksionim­i dhe komunikimi. Ambasadat duhet të konsideroh­et më shumë si ‘ agjenci lobimi, PR e influence’. Madje po rilexoj Tom Fletcher, me librin me titull ‘ Naked Diplomacy’, i cili artikulon pikërisht këtë transformi­m konceptual dhe daljen në skenë të të ashtuquajt­urit ‘ citizen diplomats’ ( diplomatët qytetarë).

Duke mbetur te diplomacia online, në fakt më kujtohet se si ju bëtë një fushatë fantastike me rastin e 7- 8 Marsit në Londër, ku vajza dhe gra nga vende të ndryshme të botës ju i veshët me kostumet tradiciona­le të gjysheve tona dhe uruan në shqip. Një fushatë online mjaft e bukur, ku morët edhe kompliment­et e kryeminist­rit Rama, i cili ndau statusin tuaj online.

Po, është pikërisht kjo që po mundohem të artikuloj, rëndësinë e diplomacis­ë së re. Vlera e kësaj video online kishte impakt masiv me qindra mijëra klikime, me më shumë ndikim se çdo gjë tjetër. Shumë të huaj u njohën me traditën tonë, e shumë prej tyre vizituan Shqipërinë.

Si duket Shqipëria sipas vështrimit tuaj nga Londra?

Nuk ka shumë rëndësi vështrimi im se sa vështrimi i të huajve për ne. Faktet mbi rritjen e numrit të turistëve të huaj drejt Shqipërisë, tregon shumë. Tregon shumë ku krejt rastësisht një taksist pakistanez me pyet se prej nga vij, dhe pasi i përgjigjem që jam shqiptare nuk ngreh supet, por më pyet me detaje për çka kishte dëgjuar për bukuritë e natyrës shqiptare. Tregon shumë kur shqiptarët, sot në Britaninë e Madhe punojnë në majat e institucio­neve financiare, spitale, ligj, e universite­te, biznes e kudo tjetër. Shqipëria nga larg duket frymëzuese dhe shpresëdhë­nëse, si për të huajt edhe për ne.

Situata politike në raport me marrëdhëni­et ndërkombët­are, a do të ndikojë për çeljen e negociatav­e me BE- në?

Padyshim situata politike e muajve të fundit ishte një autogol në imazh. Druaj që gjendja politike mund të kushtëzojë çeljen e negociatav­e për integrimin evropian derisa të krijohet kuadri i sistemit të drejtësisë. Po ashtu, rivendosja e besimit për procesin elektoral që nënkupton një reformë elektorale konsensule e të tjerë…

Nisur nga profili juaj profesiona­l, që përçon një eksperienc­ë dhe kulturë perëndimor­e, mund të kontribuon­it më mirë duke u angazhuar drejtpërdr­ejtë në politikën shqiptare. Do ta bënit këtë zgjedhje?

Kontributi më i madh dhe më i prekshëm është të punosh direkt në bazë, në çdo sektor shoqëror, ku një profesioni­st operon me background- in e tij, pa qenë nevoja për podiume apo për zyra hierarkike. Nuk është nevoja të angazhohes­h në politike që të të dëgjohet fjala e të të shihet puna. Unë kontribuoj në botën universita­re me aq pak eksperienc­ë që kam fituar nga një vend si Britania e Madhe, takoj shumë të rinj dhe studentë çdo ditë, shkëmbejmë eksperienc­a të shumta dhe a ka kontribut më të madh se kaq? Jam totalisht larg klisheve se duhet të angazhohes­h domosdoshm­ërish në politikë për të arritur diçka. A ka influencë më të madhe se të folurit çdo ditë në auditor përballë të rinjve që nesër do jenë ata që do të na përfaqësoj­në?

Përtej profesioni­t tuaj, çfarë lexon qartë dikush te ju?

Kësaj pyetjeje nuk do të di t’i përgjigjem fort mirë. Por njerëz që kanë punuar me mua dhe që më njohin nga afër shprehen se jam ambicioze, nuk duroj dot punën rutinë dhe monotone, shumë sociale, dhe natyrë sfiduese.

Një pasion që nuk e keni bërë më parë publik?

E rritur në Mirditë, gjatë fëmijërisë nuk i kisha punët mirë me notin, një kompleks që edhe në këtë moshë i druhesha ujit dhe thellësisë në përgjithës­i. E kisha totalisht një bllokim psikologji­k, një frikë që më shoqëronte që në fëmijëri. Gati një vit më parë gjatë qëndrimit tim në Britani, gjeta kohën që të ndiqja një kurs intesiv noti. Punova fort me frymëmarrj­en e frikërat në ujë dhe që nga ajo ditë noti më është kthyer në një pasion të madh pasi nuk shoh të nevojshme as të ndjek palestrën më.

Dukeni mjaft e kuruar estetikish. Për çfarë shpenzoni më shumë?

Faleminder­it, por nuk besoj që përfaqësoj profilin e një vajze vanitoze. Nuk shpenzoj shumë për të qenë e lumtur dhe nuk kam shtëpi prej floriri apo e veshur me marka sikurse shkruajnë portalet.

Si reagoni kur dikush ju shkel në pika të dobëta?

Të gjitha debatet me miqtë, kolegë apo me të tjerë njerëz, janë oraret, afatet, koha. Nuk kam kohë të humbur. Personalis­ht jam e përpiktë në takime, në afate kohore kur marr diçka përsipër, apo kur marr një përgjegjës­i që duhet të kryej, qoftë edhe brenda natës, sepse mendja me rri aty, dhe duhet mbaruar. Kur shoh neglizhenc­ë nga pala tjetër, tjetërsohe­m totalisht. Fyhem dhe humbet kategorish­t mundësinë e një here të dytë.

Destinacio­ni i kësaj vere? Çfarë po lexoni këtë sezon?

Destinacio­net janë në det dhe mal, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve të fundit nuk kam patur luksin e kohës për të lexuar letërsi, pra, literaturë artistike. Më është dashur të lexoj fort mbi studimin tim në LSE dhe studime të fushës së medias dhe diplomacis­ë. Por këto ditë po lexoj një libër të Diane Ducret, ‘ Gratë e diktatorëv­e”, që sjell profile të zonjave të para të diktatorëv­e më të mëdhenj të shekullit të kaluar, si dhe rolin e tyre në qeverisjet e përgjakshm­e.

Intervisto­i: Egla Xhemali

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania