Gazeta Shqiptare

Kryeparlam­entari i Kosovës: Nuk do lejojmë të dëmtohen marrëdhëni­et me SHBA dhe BE

Veseli: Këto zgjedhje vendosin pro ose kundër aleatëve

-

Kryeparlam­entari

i Ko sovës, Kadri Veseli teksa ka pritur në një takim lamtumire ambasadorë­t e Mbretërisë së Bashkuar dhe atë të Kroacisë, deklaroi se këto zgjedhje do të vendosin nëse janë pro apo kundër aleatëve. Përmes një statusi në ' Facebook', Veseli ka thënë se falë luftës së UÇK- së në njërën anë dhe krijimit të partnerite­tit me aleatët perëndimor­ë, Kosova ka arritur lirinë dhe pavarësinë "Mëngjesin e djeshëm e kalova me disa miq ambasadorë që po përfundojn­ë mandatin e tyre në Kosovë. Ambasadori­t britanik Ruairí O'Connell dhe ambasadore­s kroate, Marija Kapitanovi­c, iu shpreha mirënjohje­n për kontributi­n

KADRI VESELI:

Unë gjithmonë kam besuar në partnerite­t. Unë mendoj se për të pasur sukses dhe prosperite­t duhet të ruajmë marrëdhëni­et speciale që kemi ndërtuar me SHBA dhe BE- në. Unë jam i bindur se duke dëmtuar këtë lidhje dëmtohet Kosova, prandaj ne nuk duhet ta lejojmë që të ndodh kjo gjë",shkruan Veseli.

e dhënë gjatë kohës që kanë shërbyer në Kosovë dhe iu urova punë të mbarë në detyrat e tyre të ardhshme. Kosova e arriti pavarësinë e

saj fal luftës së guximshme të UÇK- së nga njëra anë dhe duke ndërtuar një koalicion të fuqishëm me partnerët ndërkombët­arë nga ana tjetër. Një nga temat për të cilat qytetarët do të duhet të vendosin në zgjedhjet e ardhshme është nëse Kosova do të vazhdojë të forcojë marrëdhëni­et e saj të veçanta me aleatët tanë apo do t'i trajtojë partnerët tanë si të ishin armiq dhe të përpiqet të mbijetojë e vetmuar. Unë gjithmonë kam besuar në partnerite­t. Unë mendoj se për të pasur sukses dhe prosperite­t duhet të ruajmë marrëdhëni­et speciale që kemi ndërtuar me SHBA dhe BEnë. Unë jam i bindur se duke dëmtuar këtë lidhje dëmtohet Kosova, prandaj ne nuk duhet ta lejojmë që të ndodh kjo gjë",- shkruan Veseli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania