Gazeta Shqiptare

"Drejtësia ka fituar", lirohet nga burgu i Shkupit Tomor Morina

Maqedonia V. s'e ekstradon ish- luftëtarin e UÇK- së, reagon ministrja serbe Gjykata Supreme maqedonase: Nuk janë plotësuar kushtet

-

Ditën e djeshme, au toritetet maqedonase kanë njoftuar për lirimin e Tomor Morinës, nga burgu i Shkupit. Familjarët janë parë teksa kanë marrë atë, dhe një familjar, Bujar Xërxa nga Gjakova është dëgjuar të ketë thënë se "drejtësia ka fituar". Më herët gjatë ditës së mërkurë, Gjykata Supreme e Maqedonisë se Veriut ka vërtetuar vendimin e Këshillit Penal për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Penale Shkup se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimi­n e ish- pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, në Serbi. "Në përputhje me përcaktime­t e ligjit për bashkëpuni­m ndërkombët­are në materien penale dhe Konventës Evropiane për ekstradim… Këshilli Penal ka gjetur se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për ekstradimi­n e personit T. M", thuhet në komunikatë­n e Gjykatës Supreme. Tomor Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarrest­i të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë. Morina dyshohet nga ana e autoritete­ve të Serbisë se para 20 vjetëve, si pjesëtar i UÇK- së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë. Ndërkaq ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburoviç ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut, për të mos- ekstraduar ish- pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, në Serbi, sepse nuk janë plotësuar kushtet, tregon edhe njëherë se politika ishte mbi ligjin dhe drejtësinë. "Ky është një turp i madh për të drejtën ndërkombët­are, por është një goditje akoma më e madhe dhe trishtim i madh për familjet e viktimave, të cilat kanë dekada në pritje të

drejtësisë për të dashurit e tyre", është thënë në një deklaratë të kësaj ministrie. Kuburoviç ka theksuar se Serbia nuk do të heqë dorë nga kërkimi i autorëve të akteve më të rënda kundër njerëzimit, pavarësish­t nga origjina e tyre kombëtare ose etnike, "sepse ne ia kemi borxh viktimave dhe familjeve të tyre". Gjykata Su

preme e Maqedonisë se Veriut ka vërtetuar vendimin e Këshillit Penal për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Penale Shkup, se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimi­n Morinës në Serbi. Tomor Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarrest­i të Interpolit, të lëshuar

me kërkesë të Serbisë. Morina dyshohet nga ana e autoritete­ve të Serbisë se para 20 vjetëve, si pjesëtar i UÇK- së, ka bërë krime kundër popullatës civile në

Kosovë. Ndërkohë që vetëm një javë më parë ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, i ka dorëzuar Gjykatës Themelore "Shkupi1" kërkesën e Serbisë, për ekstradimi­n e ish- pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina. Siç bëhet e ditur nga gjykata, ministria ka dorëzuar gjithë dokumentac­ionin lidhur me procedurën e ekstradimi­t të Tomor Morinës, të cilit më 25 korrik, iu caktua masa e paraburgim­it. Gjykatësi i procedurës paraprake do të veprojë në përputhje me dispozitat ligjore, dhe gjykata më pas, përgjigjen do t'ia dërgojë Ministrisë së Drejtësisë, që është përgjegjës­e për procedurën e mëtejmë të ekstradimi­t Gjykata penale gjithashtu njoftoi se i ka lejuar një delegacion­i të ambasadës së Kosovës që të vizitojë Morinën, i cili ndodhet në burgun e Shkupit. Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarrest­i të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë. Ai dyshohet nga ana e autoritete­ve të Serbisë se para 20 viteve, si pjesëtar i UÇK- së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë.

 ??  ?? Ish- luftëtari i UÇK- së, Tomor Morina
Ish- luftëtari i UÇK- së, Tomor Morina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania