Gazeta Shqiptare

Flet ekspertja: Ja çfarë po i shtyn kosovarët drejt ISIS

Rrëfimi i ushtarit kosovar në Isis: Roli ynë në Siri si i amerikanëv­e në Kosovë "Shteti duhet të ruajë identiteti­n e qytetarit"

-

Ekspertja e Sigurisë, Besa Kabashi Ra maj, ka radhitur disa prej shkaktarëv­e që i shtyjnë grupe të caktuara të qytetarëve të marrin pjesë në luftëra të jashtme. Ajo bëri edhe një krahasim mes shkaktarëv­e të shteteve të tjera dhe atyre të Kosovës. "Janë disa kategori të shkaktarëv­e; shkaktarët e jashtëm dhe ata të brendshëm. Të brendshëm mund të hyjnë disa dhe këtu përfshihet edhe sistemi shtetëror apo mungesa e atij të duhur. Nuk është më sekret që në Europën Perëndimor­e dhe SHBA një prej shkaktarëv­e kryesorë është margjinali­zimi i emigrantëv­e të gjeneratës së dytë dhe të tretë. Pra ata persona që nuk e mbajnë mend as vendlindje­n se si është duke mos patur kontakt të drejtpërdr­ejtë me të". "Një qytetar në një shtet të caktuar duhet të ndihet që ai shtet ia ofron të drejtën që ai ta ruajë identiteti­n e vet. Ata që nuk e kanë një ndjenjë të tillë është shumë më lehtë që të pësojnë një krizë të identiteti­t. Ata nuk mund të integrohen në shoqëri janë pre më e lehtë e faktorëve të ndryshëm, qofshin ata edhe kriminalë apo edhe radikalë". "Kjo është për pjesën e Perëndimit, por Ballkanin Perëndimor që kanë ndikuar të disa persona që të shkojnë të luftojnë në një luftë të jashtme nuk janë të njëjtë as në mes Kosovës dhe në rajon". "Por ajo çka e bën Kosovën ndryshe nga vendet e rajonit janë ndërrimet e shpeshta politike. Ka pasë kriza të mëdha në transformi­min apo në shtetformi­m. Në këtë aspekt na ka ikë uniteti i qytetarëve që papritmas janë ndje si pa pronar dhe kanë filluar të kenë krizë të identiteti­t". "Po ashtu mungesa e sigurisë njerëzore në përgjithës­i ku përfshihet edhe besueshmër­ia te institucio­ne se sa janë të gatshme t'iu përgjigjen nevojave të qytetarëve. Kjo s'ka të bëjë me pjesën sociale të varfërisë sesa që ka të bëjë me mendjen, personalit­etin e individit dhe humbjen e besimit". Ndërkaq, avokati Kolë Berisha ka thënë se është një mori motivesh që i shtynë qytetarët e Kosovës drejt vende të luftës në Siri dhe këtu nuk është vetëm ideologjia "Përpara njerëzit janë integruar në grupe të caktuara radikale dhe terroriste vetëm nga ndikimi i një faktori apo motivi, për shembull ai fetar apo kombëtar. Por sipas hulum

timeve dhe analizave është konstatuar se numri absolut i rajoneve tona nuk kanë shkuar apo integruar në grupe terroriste vetëm nga një motiv, por nga disa të gërshetuar. Njëri prej tyre ka qenë lakmia pasurore, sepse atje është propagandu­ar se mund të merren 40 mijë dollarë apo plaçkat e luftës. Pra, motivi ka qenë pasuror, ideologjik, sepse kanë shkuar në emër të ideologjis­ë". "Një arsye edhe më speciale ka qenë se ata kanë menduar që pas kthimit nga Siria do të vinin në pushtet në Kosovë varësisht prej strategjiv­e që atje janë proklamuar". Ndërsa, nënkryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Arben Hoti, tha se është pozitive që Kosova dhe institucio­net e drejtësisë e kanë prioritet luftimin e terrorizmi­t. "Ata janë qytetarë të shtetit tonë dhe janë riatdhesua­r sipas ligjeve. Për mua është shumë me rëndësi rreshtimi i Kosovës në aleancën ndërkombët­are në luftë kundër terrorizmi­t. Këtu Kosova dhe institucio­net e saj e kanë pasë një mendje që nga dita e parë që të luftojnë këtë fenomen". "Kur jemi te parandalim­i në aspekt të radikalizm­it ndoshta nuk është bërë shumë. Por kur jemi te parandalim­i i kryerjes së veprës penale apo shkaktimit të pasojave të rrezikshme këtu Kosova është mirë dhe kjo falë punës së organeve të ndjekjes dhe bashkëpuni­mit me aleancat ndërkombët­are". "Këtë fenomen që është i ri edhe për botën ka përkrahje nga opinioni kosovar që ta luftojmë këtë dukuri". "Gjykatat e kanë kryer këtë punë duke i dhënë prioritet këtyre dukurive. Kemi marrë lëvdata nga faktori ndërkombët­ar lidhur me njoftimin e këtyre dukurive". Ndërkaq një rrëfim i një prej ushtarëve kosovarë të Isis tregon rrugëtimin e tij të jetuar pranë xhihadistë­ve dhe momente të jetuara në gjirin e ISIS. Kosovari Fitim Lladrovci ka dhënë një rrëfim të jashtëzako­nshëm për revistën "1843", që publikohet nga "The Economist", rreth rrugëtimit në Siri. Thotë se po të mundte do të shkonte nesër sërish për të luftuar atje. Ndërsa rrëfen si u radikalizu­a, kush e çoi në Siri, si u kthye dhe pse do të zgjidhte që prapë të ishte një xhihadist. Rrugëtimi që e shtyu Fitim Lladrovci të bëhet pjesë e luftës nisi në tetor të 2013' ës, kur ai ishte 23 vjeç. Ai i mori kursimet e tij prej 350 dollarësh, u përshëndet me gruan e tij dhe la Obiliqin, shkruan "1843". Revista, që e intervisto­i Lladrovcin, e përshkruan udhëtimin e tij për në Siri. Në Prishtinë ai u nis me fluturimin për në Stamboll dhe nga aty u nis në një tjetër fluturim, për në Hatay, provincë në juglindje të Turqisë. Në aeroplan ka takuar një arab të veshur me të zeza, i cili e ka shoqëruar me makinë deri në një shtëpi një katësh e me shtretër njëri mbi tjetrin. Aty ai u befasua kur takoi gjashtë shqiptarë të tjerë. Lladrovci ka treguar se dy nga ta ishin burra, dy ishin gra, burrat e të cilave kishin kaluar kufirin me Sirinë muaj më parë. Dy ishin fëmijë; një djalë dy vjeç dhe një vajzë gjashtë muajsh, që qante vazhdimish­t. Të nesërmen shqiptarët u dërguan deri në kufi e nga aty ecën disa kilometra derisa arritën te një linjë e autobusëve. Hipën në një minibus ku iu bashkuan disa burra nga Kaukazi e siç i përshkruan Lladrovci, ishin me mjekra të kuqe që i bënte të dukeshin si luanë. Ata kaluan mes një zonë me rërë derisa arritën. "Vendi dukej i bukur por unë dridhesha gjatë gjithë kohës. Çfarë më frikësonte më së shumti ishte të bija në duar të Bashar al- Assadit", ka thënë Lladrovci. Ai udhëtoi qindra kilometra ta luftonte presidenti­n sirian, Bashar al- Assad. Ndjesia e tij për drejtësi ka filluar në moshën e tij të re, kur shqiptarët u çuan kundër Serbisë dhe me ndihmën e Amerikës, krijuan shtetin, shkruan 1843. Lladrovci thotë se roli i tij në Siri do të ishte sikur i amerikanëv­e në Kosovë: të ndihmohen njerëzit e shtypur. Në ditët e para të tij në Siri, ai thotë të kenë qëndruar shumë njerëz të grumbullua­r në një vend "Arabët na rendisnin si sardele", ka rrëfyer ai. Lladrovci iu bashkua organizatë­s "Al- Nusra", që ishte segment i "Al- Qaedas", e krijuar në vitin 2012. Ai dorëzoi kursimet e tij, ndërsa iu premtua një pagë mujore prej 115 dol

BESA RAMAJ

Ka pasë kriza të mëdha në transformi­min apo në shtetformi­m. Në këtë aspekt na ka ikë uniteti i qytetarëve që papritmas janë ndje si pa pronar dhe kanë filluar të kenë krizë të identiteti­t". "Po ashtu mungesa e sigurisë njerëzore në përgjithës­i ku përfshihet edhe besueshmër­ia te institucio­ne se sa janë të gatshme t'iu përgjigjen nevojave të qytetarëve.

larëve. Lladrovci u dërgua në Aleppo për trajnime bashkë me burrat e tjerë. Atje tregon të ketë qëndruar në një vend të papastër e ka ngrënë ushqim të njëjtë tri herë në ditë. Burrat mund të zgjidhnin të mbanin kurse për tre muaj për t'u bërë snajperist­ë ose të hynin në divizionin e tankës. Opsioni tjetër ishte kursi tri javor për t'iu bashkuar forcave tokësore dhe për të hyrë në zonat e okupuara. Lladrovci e kishte zgjedhur këtë të fundit Ai thotë se kishte shkuar për të ndihmuar njerëzit e pafajshëm, por më vonë ishte konfuz se si e shihte religjioni i tij atë që po bënte. Lladrovci erdhi në përfundim se vetëm një organizatë u përgjigjej pyetjeve të tij dhe bashkë me të rekrutuari­t e tjerë shqiptarë iu bashkua Shteti Islamik ( ISIS). Luftëtari i ISIS- it e çoi një vit në fushëbetej­a, pastaj u kthye në Kosovë ku u arrestua për gjuhë të urrejtjes, por jo që ishte pjesëtar i ISIS- it. Pas tri vitesh ai u kthye në Obilic. I vetmi pendim i Lladrovci është pse la Sirinë. "Do të kthehesha nesër atje, po të kisha mundësinë", thotë kosovari. Gazetari i "1843" përshkruan rrugën për në Obiliq, ku shkoi ta intervisto­nte Lladrovcin. Taksisti shqiptar i kishte thënë se nuk kishte njeri në Kosovë që nuk e kishte humbur dikë në luftën me Serbinë. "Nuk mund të gjesh dikë në këtë shtet që nuk e ka humbur dikë. Por ne nuk kemi hequr koka të njerëzve", i kishte thënë ai. Gazetari e

ARBEN HOTI

Është pozitive që Kosova dhe institucio­net e drejtësisë e kanë prioritet luftimin e terrorizmi­t. "Ata janë qytetarë të shtetit tonë dhe janë riatdhesua­r sipas ligjeve. Për mua është shumë me rëndësi rreshtimi i Kosovës në aleancën ndërkombët­are në luftë kundër terrorizmi­t. Këtu Kosova dhe institucio­net e saj e kanë pasë një mendje që nga dita e parë që të luftojnë këtë fenomen".

ka takuar katër herë Lladrovcin dhe ka biseduar mbi 10 orë me të, për të cilin thotë se i ndryshonte gjendja. "Njëherë më tha se e ndjente nevojën që të më priste në qafë, e pastaj tregohej i kujdesshëm aq sa të më pyeste për gjendjen e nënës sime që ishte e sëmurë", përshkruan gazetari Alexander Clapp. Lladrovci dhe familja e tij kishin përjetuar tmerrin gjatë luftës në Kosovë. Serbët e kishin torturuar vëllain e tij, duke e bërë të paaftë për të ecur, ndërsa ata kishin ikur nga Drenica në Obiliq gjatë natës. "Akoma e kam ndjesinë e lumit të ftohtë kur e kaluam derisa po iknim në luftë",- i kishte thënë Lladrovci gazetarit.

SI U NJOFTUA LLADROVCI ME ISLAMIN RADIKAL?

Në vitin 2000 organizata­t vahabiste kishin arritur në Kosovë. Komuna e Skenderajt ishin një nga qendrat ku ato operonin. Vajza me emrin Mihane Baleci ishte aktivizuar në to. Në vitin 2010 kushëriri i saj e takoi me Lladrovcin, ata u martuan pas tre muajve. Në atë kohë djali nga Obiliqi nuk dinte pothuajse asgjë për religjioni­n, por gruaja e tij po i tregonte klerikë fetarë në YouTube. Më vonë ai kishte filluar komunikimi­n online me radikalë të tjerë të cilët i quante "vëllezër". Pas një kohe ai filloi të takohej në Prishtinë me një grup të burrave me të cilët ndante pikëpamjet për religjioni­n. Në 2013- ën ai i tha gruas se po shkonte në Siri për një jetë më të mirë për të dytë.

 ??  ?? Ekspertja e Sigurisë, Besa Kabashi Ramaj
Ekspertja e Sigurisë, Besa Kabashi Ramaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania