Gazeta Shqiptare

SHUHET GJERGJ XHUVANI Arti i regjisorit që shkoi nga Kana në "Oskar"

Ndahet nga jeta në moshën 56- vjeçare në Itali, po punonte për filmin e fundit "Liqeni im"

- Fatmira Nikolli

shtë ndarë dje nga jeta kre jt papritur regjisori i njo hur, Gjergj Xhuvani. Mësohet se ka qenë një goditje në zemër, të cilës nuk i ka mbijetuar dot. Ai ndërroi jetë në Romë, ndërsa po punonte me montazhin e filmit të tij më të fundit "Liqeni im" në kryeqyteti­n italian. Babai i dy fëmijëve, bashkëshor­ti i Luiza Xhuvanit dhe i biri i shkrimtari­t Dhimitër Xhuvani la pas një trashëgimi filmike të vyer, që ka shënuar edhe maja të kinematogr­afisë shqiptare, duke prekur Kanën dhe "Oskarin". Bashkëshor­tja e tij, aktorja Luiza Xhuvani ndodhej dje me të bijën në bregdetin e Sarandës me pushime kur kanë mësuar lajmin e hidhur dhe janë nisur drejt Tiranës. Ai lindi në 1963 dhe u diplomua nga Akademia e Arteve të Tiranës në 1986. Një nga kineastët më aktivë të Shqipërisë, në 2001 Xhuvani bëhet i pari shqiptar që merr pjesë në "Quinzaine des Réalisateu­rs" në Kanë, me filmin e tij "Parullat". "Nuk di pse dhimbja po më mbyt kaq keq, ngaqë ike kaq herët, ngaqë ishe aq i talentuar, ngaqë jeta të përkëdheli aq shumë, apo nga që u tregua kaq e pamëshirsh­me këto vitet e fundit?!" shkroi dje kineasti Mevlan Shanaj. Ndërsa shkrimtari Ylli Demneri kujtoi se me Gjergjin kishin jetuar ngjitur. "Ai është pjesë e së kaluarës sime. Fëmijërisë e rinisë. I lidhur me imazhet e babait, nënës e motrës së tij. E atyre imazheve që i shikoja disa herë në ditë. Në ato rrugë e rrugica rreth pastiçeri ' Florës'. E mbaj mend shumë mirë apartament­in e tyre. Në pallatin mbi Mapon e dikurshme në Rrugën e Durrësit. Në katin e pestë". Kujton se vitet në Institutin e Arteve i lidhën më shumë. "Në fillim e nisi me shkrimin, si i ati, Dhimitër Xhuvani. Pastaj iu kushtua kinemasë, duke realizuar disa filma të suksesshëm. Nuk është e thjeshtë të prezantohe­sh si krijues në Francë. Kisha vite pa e parë. Dhe sot, shpresa se mund të shiheshim u shua. Të qoftë i lehtë dheu, i dashur mik! E qeshura jote ishte e bukur", e mbylli reagimin e tij, Demneri.

QKK

Qendra Kinematogr­afike e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës i kanë shprehur ngushëllim­et më të sinqerta familjes Xhuvani. Gjergj Xhuvani njihet si një ndër kri

juesit më të mëdhenj të kinematogr­afisë shqiptare, ndër veprat më të njohura që i sollën edhe famë ndërkombët­are janë "Parullat", "I dashuri armik", "LindjePerë­ndim- Lindje", ndërsa vepra e tij e fundit "Liqeni im", që ishte e mbështetur edhe nga Qendra Kinematogr­afike pritej të jepej premierë këtë vit. "Është humbje e madhe për kinematogr­afinë shqiptare dhe europiane ikja kaq e hershme e Xhuvanit. Do ta kujtojmë si një njeri të mrekullues­hëm, si mik të madh dhe artist të përmasave globale", - u shpreh drejtori i QKK- së, Arben Zharku.

BIO

ELVA MARGARITI: Deri në momentin e fundit me sytë nga filmi... I hidhur lajmi i ndarjes nga jeta të kineastit Gjergj Xhuvani, teksa po punonte për të përmbyllur filmin e tij të fundit, "Liqeni im". U prehsh në paqe regjisor! Faleminder­it për veprën që na le pas, për filmat me mesazhe të forta dashurie mes njerëzve.

Xhuvani ishte djali i shkrimtari­t të njohur Dhimitër Xhuvani. U diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1986. Për katër vite punoi si asistent regjisor dhe në moshën 24- vjeçare drejtoi filmin e tij të parë "Bardh e Zi" në vitin 1990, ku shkroi dhe skenarin. Xhuvani bashkëpuno­i me gruan e tij, Luiza Xhuvanin, në disa filma. Në vitin 1995, ai prodhoi filmin "Dashuria e fundit", ku Luiza luante rolin e një prostitute. Më pas realizoi në vitin 1999 "Funeral Business", duke kontribuar si producent dhe skenarist. Kulmi i karrierës së tij regjisoria­le erdhi në vitin 2001, kur drejtoi dhe nxori në ekran filmin e njohur "Parullat", një komedidram­ë nga epoka e diktaturës. Ky I BIRI

Kostandin Xhuvani, i cili ndodhet në burg për vrasjen e katër personave në një klub nate në zonën e

Rrugës së Elbasanit, ka kërkuar leje për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Ai ka bërë kërkesë në Drejtorinë e Burgjeve që t'i japë lamtumirën e fundit babait të tij, Gjergj Xhuvani, të ndarë nga jeta dje. Djali i aktores Luiza Xhuvani dhe regjisorit të ndjerë, Gjergj Xhuvani, është i dënuar me 35 vite burg. PRESIDENTI

Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllim­i për ndarjen nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani. "Ikja kaq e parakohshm­e e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike është një humbje e madhe për artin dhe kinematogr­afinë shqiptare, që ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombët­ar. Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzako­nshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë", tha ai.

film bashkoi një numër aktorësh të njohur të ekranit shqiptar si Birçe Hasko, Agim Qirjaqi, Artur Gorishti, Luiza Xhuvani, Fadil Kujofca, Marko Bitraku, Niko Kanxheri etj. Filmi pati sukses dhe u hyri në listën e "Çmimeve Oskar për Filmin më të mirë të Huaj" në vitin 2002, por nuk arriti të kandidohej. Ai vazhdoi të prodhonte filma të tjerë interesant­ë si "I dashur armik" ( 2004) dhe "Lindje- Perëndim- Lindje" ( 2008), ku u vlerësua pozitivish­t nga kritika dhe u përfshi për herë të dytë në listën e filmave të huaj më të mirë për çmimet "Oskar" në vitin 2009.

FILMI QË LA PA SHFAQUR

Filmi "Liqeni im" tregon historinë e një djaloshi inteligjen­t, të quajtur Kristo. I ulur në bankën e tij në klasë mendon për kuptimin e fjalisë "Liqeni im" të shkruara në tabelë nga mësuesi i tij. "Liqeni mund të na i japë të gjitha, nëse ne dimë sesi ta pyesim", shkruan Kristo. Ai sheh nga dritarja dhe kujton ngjarjet që kanë ndodhur në muajt e fundit. Jeton në një fshat afër liqenit Prespë, një i ndarë në tri shtete, Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi. Kristo, pronari i një varke të vogël peshkimi, përfiton nga kjo situatë gjeografik­e dhe transporto­n drogë nga Shqipëria në Maqedoni. Historia përfundon ashtu si fillon me Kriston, i cili kompleton esenë e tij mbi atë se çfarë liqeni mund t'u jap atyre që dinë se çfarë t'i kërkojnë.

 ??  ?? Gjergj Xhuvani
Gjergj Xhuvani
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania