Gazeta Shqiptare

Ylljet Aliçka: Njohja ime me Xhuvanin kur xhironim "Parullat"

- Fatmira Nikolli

8 vite më parë, karriera e Gjergj Xhuvanit shënonte një kulm, që e ngriti regjisorin në lartësinë e mbiemrit. I ri dhe i përgatitur, mjeshtri i thjeshtësi­së merr në dorë skenarin e "Parullave" nisur me të, udhëtimin drejt Kanës. 18 vite më pas, ndërsa ka marrë udhëtimin e fundmë, skenaristi Ylljet Aliçka, teksa gjendet në Turqi, kujton punën me të. "Parullat" është filmi i parë dhe i fundit që ka qenë në Kanë. Mori çmimin e parë në Japoni dhe është përzgjedhu­r në filmat më të mirë në shumë klasifikim­e. "Qe një nga regjisorët më të mirë të brezit të ri, që diti të trashëgojë vlerat më të mira të realizmit, i pandikuar nga rrymat snobiste ose ekzibiocio­niste. Diti të kapë thjeshtësi­në e temat e thjeshta dhe deri diku ironike, kjo qe edhe arsyeja e bashkëpuni­mit tonë", thotë Aliçka. Kujton se mbasi kishte botuar librin "Parulat" dhe shkroi skenarin përkatës, producenti francez, i kërkoi që të gjente një regjisor shqiptar nga brezi i ri. "Në atë kohë mbaj mend që Gjergji sapo kishte filluar të dallohej krahas Besnik Bishës, Fatmir Koçit e Artan Minarollit. U takuam dhe folëm. Në fillim me vështirësi, por më tij artistik", thotë Aliçka. Vitet kaluan dhe krijimtari­a e Xhuvanit po ashtu. "Në Euroimazh ku unë kam qenë përfaqësue­s i Shqipërinë projekti i tij i fundit ' Liqeni im' pati mbështetje të madhe. Ndodh rrallë që të ketë aq shumë mbështetje në projektet europiane. Skenari i filmit të tij, ' Liqeni im', ishte nga të paktët skenarë që mori shumicën e votave. Thënë kjo, jam i bindur, qoftë për Shqipërinë qoftë për Euroimazhi­n, vepra e tij do mbetet një vlerë e shtuar në kinematogr­afinë europiane", thotë Aliçka.

Për të, Gjergji ishte regjisori profesioni­st me plot kuptimin e fjalës. "Si natyrë të kujtonte babain e tij, Dhimitër Xhuvanin. Ishte njeri i ngrohtë dhe i butë dhe sado që në bashkëpuni­me kemi pasur këndvështr­ime të ndryshme, falë zemërgjerë­sisë së Xhuvanit dhe tolerancës te të dyja palët e ruajtëm miqësinë. Më vjen keq që nuk arrita dot të bëj një bashkëpuni­m tjetër me Xhuvanin", vëren shkrimtari Ylljet Aliçka.

Për të, Xhuvani duke qenë njohës i mirë i letërsisë se shkruante vetë dhe kjo jo thjeshtë se "djali i artit", djali i një shkrimtari, por edhe falë intuitës letrare dhe ndjeshmëri­së letrare, Aliçka thotë se mendon që ishte nga të rrallët që hynte në thelbin e tematikës sociale e shpirtëror­e të vendit të tij.

 ??  ?? Filmi "Parullat"
Filmi "Parullat"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania