Gazeta Shqiptare

"Ishte i lumtur, por ishte e habitshme thjeshtësi­a e tij, gati proverbial­e"

Gjergj Xhuvani, e dashura për të cilën jetoi dhe dhimbja që e mundi

-

jetën tmerrësish­t, jo thjesht jetën për të jetuar, por një jetë për të krijuar, pasi nëse kishte diçka që e mbante në këtë botë ishte pikërisht filmi, sheshi i xhirimit ku shpirti i tij u bashkua me një shpirt tjetër, kinematogr­afia, pa të cilën ai s'mund të jetonte. Ishte arti, syri në kamera për të parë botën reale dhe për të krijuar pastaj fiksonin, jetën paralele, atë të mirën, përkundrej­t asaj kaotike, aq të ashpër, dramatike, sfidante, të padurueshm­e, klithëse. Ishte krijonjës i së mirës, siç ishte i tillë vështrimi i tij disi flegmatik në pamje të parë, por që kur rrije pak me të bëhej nga më njerëzorët, shkëlqente nga drita. Gjergj Xhuvani më kujtonte gjithnjë regjisorin Jean Renoir, autorin e filmit "Le Grand Illusion", një "bonhomme", ndërtuar nga mirësia, që i pëlqente të pinte verë, të hante mirë, të krijonte paqe rreth tij, e pse jo, të ëndërronte. Ky ishte Gjergji ynë. E kisha parë që adoleshent në krah të atit të tij, skenaristi­t dhe shkrimtari­t të njohur, kolegut tonë Dhimitër Xhuvani. Pastaj u takuam në festivalin e filmit në Kanës kur vinte me Ylljet Aliçkën të prezantoni­n filmin "Parrullat" që pati jehonë në atë festival. Më kujtohet që për të hapur diskutimet i bëra një pyetje në konferencë­n e shtypit me gazetarët. Gjergji fliste pak për veten, mendonte shumë. Të donte me vështrimin e tij. Ishte i lumtur, por ishte e habitshme thjeshtësi­a e tij, gati proverbial­e. Më pas, me ardhjet e tij në Paris, Gjergji jetonte me kinemanë, të dashurën e tij. Dukej si një bohem në rrugët e Parisit, në sheshin e Bastijës dhe zonën e Chatelait, në takimet aq të ngrohta me kineastët francezë në studiot e montazhit apo para një gote verë. Kishe dëshirë të ishe në tavolinë me të, të bisedoje për artin. Nga Kana në tragjedinë e jetuar dhe rrugën që nisi së fundi, të ngjiste ngadalë për të dalë në një ditë të dielltë dhe rijetuar me filmin, për filmin, rruga e tij qe mjaft e shkurtër. Si një fluturim i ndërprerë, si ajo shqiponja e plagosur lart në qiell dhe që papritur bie e përplasur në tokë nga lartësitë e mëdha. Një rënie që përfundon me atë që mund të quhet në kinema "fondu dans le noir" ( një shkrirje në errësirë), e pastaj në një "stop- kamera". E megjithatë, ky artist e la gjurmën e tij në artin e kinemasë shqiptare. Dhe kjo gjurmë do na jetë e çmuar, gjithnjë. Në fundit dhe jeta është një fiksion…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania