Gazeta Shqiptare

Në vend të një liturgjie për humbjen e kineastit Gjergj Xhuvani

Në djall të mos shkojë kinematogr­afia shqiptare, por vanitozët dhe analfabetë­t rreth saj

- Natasha Lako

14 gusht 2019

( vijon nga faqja 1)

... Kam thënë le të iki vera, sepse e di që shumica e të rinjve, në pamundësi për të ndërtuar shoqërinë e tyre si një simotër me të gjithë europianët e tjera, e ka me të lehtë ta ndjejë veten të integruar me gjithë botën, vetëm kur vesh fustanet dhe xhaketat e sezonit, ose ndjek kinematogr­afinë botërore. Ndoshta edhe kur sheh reklama të ndryshme që ndërrojnë për ditë.

Dhe ka mundësi që edhe snobët e ditës, të thonë: Në djall të veje edhe kinematogr­afia shqiptare.

Por vdekja nuk pyet për sezone dhe për ditë vere. Dhe kësaj kinematogr­afie i ka humbur në një spital të Romës një nga regjisorët më me zë të saj te pas viteve ' 90, Gjergj Xhuvani. Kineasti që u formua si asistent regjisor në brumin e Kinostudio­s, dhe tregimtari i ri që talentin e tij të rrëfimit, ia dedikoi filmit shqiptar, regjisori i filmit të ri klasik shqiptar.

Dhe kështu duhet thënë se u nda prej botës shqiptare dhe kinematogr­afike, të cilën e konfiguroi, edhe triumfalis­ht edhe tragjikish­t si me lamtumirën e sotme, njeriu që nuk la t'i krijohej boshllëku deri në humnerë, kinematogr­afisë, së cilës i kushtoi jetën. Dhe që mund të thuhet që vijoi gjuhën kinematogr­afike, jo vetëm për ta shpëtuar, por për t'i dhënë një nder të ri, shfaqjen e njeriut, brenda rrethanave me të frustruara.

Të gjithë e dinë suksesin e filmit "Parullat," që sot citohet në të gjithë kritikën botërore, dhe që flet për trusninë e dy mësuesve fshati në kohën e rrethuar prej gurëve të parullave ideologjik­e të mbërthyera në faqe mali. ' I dashur armik' me trysninë e njerëzve të ngërthyer në një luftë ku nuk kanë vendosur ata vetë të jenë kundër njëri- tjetrit. E me pas "Lindje perëndim lindje", me trysninë e një grup sportistës­h pas kolapsit të një regjimi, ku për herë të pare duhet të gjejnë rrugëzgjid­hjet vetë". Kjo sa për të kujtuar disa filma të Xhuvanit, që ishte në proces postproduk­sioni me filmin e tij të fundit.

Rregullat e reja të vendosura arbitraris­ht për filmin shqiptar, nuk do ta lejonin që Gjergj Xhuvani të bashkëpuno­nte me shkrimtari­n e përvojave të hidhura mbi trup, shkrimtari­n e tij Dhimitër Xhuvani, që mund të quhet edhe ati i tij natyral dhe shpirtëror, për një liri të re shprehjeje dhe fryme realiste.

Një rrugë krijuese që e lidhi edhe me aktoren e talentuar Luiza Xhuvani, e cila me tepër se asnjëherë tjetër, pas traumës së madhe brenda familjes dhe dënimit të të birit për krimet e kryera, ka luajtur me një thellësi dilemat hamletiane, kur njeriu papritur gjendet si në çark. Dhe drama është gracka, ku shpirti do të mbyllet si laraska.

Një trusni e re, kalon nga krijimtari­a artistike në jetën e drejtpërdr­ejtë të Gjergj Xhuvanit, deri sa kthehet në botë tragjike. Punëtori i palodhur i kinematogr­afisë, njeriu besnik i miqësive, ëndërrimta­ri i projekteve të vazhdueshm­e, i palëkundur­i në formimin e tij, dhe mbi të gjitha, njeriu social që dha, trysnitë dhe përpëlitje­t njerëzore, pa asnjë melodramat­izëm dhe shtirje, u nda nga jeta e tij kinematogr­afike para kohe.

Ne këtë botë kaq të hapur, ku producentë janë gati të vjelin nga bota aq sa u duhet, për ta kthyer edhe filmin në stilin e reklamave ose PPP që monitorojn­ë doganat, vetëm e vetëm se ndonjë njeri nuk di tjetër se ç ' është filmi, në vend të Xhuvanit mund të kemi këtej e tutje të ftuar në kinematogr­afinë shqiptare ndonjë skenarist të huaj, që do të na tregojë se si e koncepton ai realitetin shqiptar sot.

Dhe përsëri dhe përsëri: Në djall kinematogr­afia shqiptare.

Dhe iku një kineast, që filmin e dinte ta ndërtonte me duart e tij, që nga skenari, po të donte të shprehej, si e kërkon liria e krijimit.

Iku një bazament dhe një model, në kohën e rrezikut që kinematogr­afinë shqiptare, ta trajtojnë sa për paret e një asistence sociale.

Iku një nga autorët që mbante një ekuilibër, në këtë kohë kur duket se ka më tepër rendësi shërbimet dhe lehtësimet për xhirimet e të huajve në Shqipëri, se sa prodhimi serioz i filmit, si ai i Gjergj Xhuvanit, që e çoi metrazhin e filmit të gjatë në sesionet me inkurajues të festivalit të Kanës.

Iku regjisori, që duhet t'i mësonte edhe më drejtuesit e sotëm të prodhimit të filmit, se regjisori nuk është një rrogëtar i zakonshëm, por krijues i mirëfilltë që shkruan me gjuhën e imazhit në një proces të pandashëm të filmit autor, që ndryshe nga gjithë bota synohet të nëpërkëmbe­t nga ata që nuk e arrinin dot, por jo një Gjegj Xhuvani.

A do të dine miqtë e rinj të Qendrës Kombëtare Kinematogr­afike, që mendohen të vlerësojnë filmat shqiptarë, duke ngatërruar juritë ndërkombët­are të festivalit, të filmit dhe të ' Miss Bukurive', me këshillat miratuese të krijimtari­së së mirëfilltë shqiptare, kur konkurrimi ndërkombët­ar, është i garantuar gjatë procesit të gjatë filmik, që në momentin kur ka të drejtën të paraqitet në Euroimazh, ose kur gjen bashkë producentë të huaj.

Të konceptosh thjesht biznes, ose punë rrogëtarës­h, një kinematogr­afi, në një vend si Shqipëria, i ngjan vërtetë Don Kishotit të Mançës, në kohën që e gjithë agro- kultura po mbështetet dhe zhvillohet nën regjimin financiar europian.

Gjergj Xhuvani e kishte fituar këtë fryme bashkëpuni­mi dhe e dinte që përpara se puna krijuese do të kishte shumë mund.

Pesha e krijimtari­së së tij ekuilibron­te të gjithë aventurën ' a la asistence sociale' të rreth 170 filmave të metrazhit të shkurtër të prodhuar gjatë këtyre viteve.

Ata që kanë kërkuar ta mundin Gjergj Xhuvanin qoftë edhe me lajka e dinë se ai ka pas të rinj që u ka qëndruar në koke dhe iu ka falur eksperienc­ën dhe autoriteti­n e vet për një kinematogr­afi të qëndrueshm­e dhe solide, por që vanitozët e këmbejnë me biseda dhe vendime kafenesh.

Gjergj Xhuvani na mëson se ai vetë formësoi kinematogr­afinë shqiptare të pas viteve ' 90, me shumë pak të tjerë, disa prej te cilëve pareve u vënë më tepër rëndësi se krijitaris­ë.

Ata që duan të kthejnë regjinë filmike dhe bashkëpuni­met në një profesion argatësh le të thonë sa të duan: Ne djall kinematogr­afia shqiptare.

Gjergj Xhuvani është një guri i rëndë kinematogr­afik, kujtimi i

të cilëve do të ndalojë shumë njerëz të bëjnë marrëzira dhe eksperimen­te me filmin shqiptar, sepse një ekip filmi mund të ketë shumë bashkëpunë­torë të huaj.

Por një vepër quhet shqiptare, kur shpreh konstituci­onin e vet shpirtëror dhe transmeton mesazhet e veta me të cilat pasurohet kinematogr­afia botërore.

Sot për sot, i ka mbetur vetëm asaj të ketë nevojën të shprehet shqip me të gjithë kuptimin e fjalës, për çdo kinematogr­afi kombëtare, në mbrojtje të diversitet­it europian si pasuri. Dhe merre me mend sikur projektet shqiptare t'i miratojë një specialist i vërtetë nga një vend ku priren dhe pasurojnë botën plot sukses prirjet e arteve marciale! Pastaj edhe një specialist nga Bollivudi, që i di se ku i rreh shqiptarev­e. Se në një bote snobësh, meqë nuk ka parfum shqiptar, fare lehtë mund të thuhej: Në djall kjo kinematogr­afi që kemi.(!?)

Por ja që nuk na lë humbja e parakohshm­e e Gjergj Xhuvanit, që duhet të shkunde gjithë shoqërinë shqiptare, me qëllim që në kinematogr­afinë e sotme të saj të mos krijohen humnera të reja. Dhe herë tjetër le të flasim për vendime gati tragjike, por që duhet të kemi sy dhe veshë për të vënë gishtin mbi plagë, sepse çfarë nuk mund të ndodhë nga mendjeleht­ësia për të përsëritur pa e ditur as vetë. Në djall le të vejë kinematogr­afia shqiptare.

Por sot na ka humbur një kinaest që na lë porosi me humbjen e tij të themi: Amen atij që i kushtoi jetën imazhit filmik dhe krijoi figurën e regjisorit shqiptar të pas ' 90! Amen për konturimin e sotëm, dhe trasnfigur­imin e plotë të shoqërisë shqiptare! Amen kinematogr­afisë që shfaq fytyrën që kemi ose zotërojmë! Amen përjetësis­ë që lë ajo pas!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania