Gazeta Shqiptare

Luga e çorbës së prishur

-

ti i besoi ndoshta investimin më të rëndësishë­m që votimet më të shëmtuara të pluralizmi­t tonë, ato të 30 qershorit 2019, të fitonin pak moral. I duhet të veprojë menjëherë dhe gëlltitësi­n e çorbës së prishur ta largojë nga procedurat që do t'i jepnin drejtimin e bashkisë më të madhe të veriut. Është një situatë shumë e ndërlikuar, ku qëndrestar­es së fundit nga ish- kryetarët e bashkive të djathta i shtohet një argument më shumë për të shtrënguar edhe më fort çelësat e bashkisë së Shkodrës. Një gjendje që kjo parti duhet ta zgjidhë shpejt. Në lojë është një nga vlerat themelore të politikës së sotme në Evropë dhe jo vetëm: sinqeritet­i. Ndryshe nga sa mendojmë si qytetarë( jo fare pa të drejtë, madje për rastin e Shqipërisë me plot të drejtë!) për politikën, kur shprehemi se "politikanë­t e kanë zanat të gënjejnë", sinqeritet­i dhe pastërtia e figurës së politikani­t janë përcaktues­e sot më shumë se kurrë. Politikanë­t jetëgjatë, edhe kur kanë qenë gënjeshtar­ë, ia kanë dalë të qeverisin vetëm nga fakti që i besonin edhe vetë kur i thoshin, broçkullat që u premtonin qytetarëve nëpër mitingje e gara zgjedhore. Por tani, sidomos pas zhgënjimit me shumë populistë drejtues qeverish në Evropë, njerëzit jo vetëm në Shqipëri, janë të lodhur tmerrësish­t me të tillë gënjeshtar­ë perfektë. Të zhgënjyer, po tregohen tejet mosbesues ndaj këtyre populistëv­e. Duan figura mirëfilli të pastra, që nuk kanë faje të së shkuarës dhe skelete në dollap, për të fshehur. Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie për Shkodrën doli një zhgënjim i madh. Ndoshta, paradoksal­isht, pikërisht mbi këtë zhgënjim( pësim) mund të ndërtohet e ardhmja e politikës sonë. Vlerat e të qenit shërbestar ndaj qytetarëve. Vlera që tashmë e tutje do të maten jo më me faktet se sa para ke bërë, duke ia ngopur Shtetit( që edhe ata që të votojnë të bëjnë të njëjtën gjë kur ti të vish në pushtet). Se sa i aftë je t'u shesësh premtime "të besueshme" njerëzve. Të mos i mbash ato, ta kalosh lumin duke dhj... kalin dhe pastaj, sërisht të jesh i aftë t'ia hypësh këtij kali. Kjo lojë nuk ngjit më. Puna për shndërrimi­n e Shkodrës në një qytet me të ardhme të sigurtë, duhet të fillojë sa më parë. Kësaj radhe, me një njeri në krye të saj, me të vërtetë të panjollë. Është përgjegjës­i katërcipër­isht e partisë në pushtet. Pa humbur qoftë edhe një orë këto ditë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania