Akuzat e PD, Pjetri dorëhiqet nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës
"Ngjarja banale, 17 vite më parë mes shokësh"
Valdrin Pjetri dha dje dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë Shkodër, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Pas akuzave të vazhdueshme të Partisë Demokratike se ka qenë i dënuar në Itali për shpërndarje droge në vitin 2003, Valdrin Pjetri vendosi mesditën e djeshme të tërhiqet nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të Shkodrës. Lajmin e dorëheqjes e bëri të ditur vetë Pjetri, i cili shkruan në ' Facebook' se fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangshmërisht me fatet e një individi, cilido qoftë ai. Nëpërmjet një njoftim në rrjetin social Facebook, Pjetri rendit arsyet pse mori këtë vendim. "Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës. Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudentë, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor",- shprehet ai. Pjetri shkruan se pas vendim për t'u tërhequr nga marrja e detyrës si kryebashkiak ai do të përqendrohet tek zgjidhja ligjore e historisë që daton 17 vite më parë. Pjetri në njoftimin e tij flet për ngjarjen e ndodhur në Itali, ndërsa thotë se së fundimi është gjendur në mes të një stuhie mediatike, ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin faktet dhe të së vërtetës. "Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë. I ndërgjegjshëm për
rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor ta ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së kryetarit të Bashkisë Shkodër", deklaroi i zgjedhuri i PS- së për kryesimin e bashkisë së Shkodrës. Në fund të postimit ai shpreh
dhe mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë mbështetur në fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit. "Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë! Ishte një ëndërr e bukur t'i jepnim Shkodrës atë çka meriton. Por fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangshmër
NGJARJA
"Vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarjeje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë", - tha z. Pjetri.
isht me fatet e një individi, cilido qoftë ai. Së fundi, ju jam pafundësisht mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur apo dërguar mesazhe solidariteti në këto ditë të vështira për mua. Ju uroj me gjithë shpirt më të mirën për Ju dhe familjen Tuaj!",- deklaroi z. Valdrin Pjetri. Dorëheqja vjen dy ditë pasi
kryeministri Edi Rama u shpreh se rrugët mes PS- së dhe Valdrin Pjetrit janë të ndara dhe një ditë pasi Partia Socialiste i pezulloi betimin si kryetar i ri i Bashkisë së Shkodrës. Në një kohë kur Prokuroria e
Përgjithshme pret përgjigje nga Italia dhe ka kërkuar shenjat e gishtave, i zgjedhuri i 30 qershorit nën logon e PS është shprehur se ka vendosur të dorëhiqet nga marrja e detyrës së Bashkisë Shkodër.