Iu sekuestruan 1.5 mln euro, ish- drejtori i ALUIZNI- t në gjykatë: M'i ktheni paratë
Ferdinand Shehu apelon vendimin: Pasurinë e kam të ligjshme
TIRANË - Ish- drejtori i ALUIZNI- t në Tiranë, Ferdinand Shehu ka apeluar vendimin e sekuestrimit të 1.5 milionë eurove. Ai akuzohet se ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme. Seanca e parë u zhvillua gjatë ditës së djeshme, por për shkak të mungesës së prokurorit u shty për në shtator. Shehu ishte vetë i pranishëm në gjykatë dhe gjatë seancës ka pretenduar se paratë e sekuestruara janë të ligjshme. Sekuestro është vendosur rreth 10 ditë më parë me vendim të Prokurorisë së Tiranës. Ishdrejtorit të ALUIZNI- t për rajonin e Tiranës në vitet
DEKLARATA NË GJYQ
Seanca e parë u zhvillua gjatë ditës së djeshme, por për shkak të mungesës së prokurorit, u shty për në shtator. Shehu ishte vetë i pranishëm në gjykatë dhe gjatë seancës ka deklaruar se paratë e sekuestruara janë të ligjshme. Sekuestro është vendosur rreth 10 ditë më parë me vendim të Prokurorisë së Tiranës.
2006- 2011 Ferdinand Shehu i janë sekuestruar 1.5 mln euro pas hetimit të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë. Sekuestro e llogarisë bankare është bërë, pasi dyshohet është përfituar nga burime të paligjshme.
"Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të shumave financiare, që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar "Investimi", për sekuestrimin e 1 500 000 euro llogari bankare, të një shtetasi, ish- punonjës i administratës shtetërore,. i cili në vitet 2006- 2011 ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërsa sqarohet "se ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale", parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme. Kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmendur ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat. Për arsye se hetimet janë në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera". Ferdinand Shehu nuk është arrestuar, vetëm pasuria është sekuestruar, ndërkohë që vijojnë hetimet për origjinën e shumës së bllokuar dhe a i justifikon ish- zyrtari i lartë.