Kuvendi nis zyrtarisht hetimin, Meta thirret në seancë dëgjimore
Opozita kërkoi që më parë të vijë opinioni i "Venecias" dhe të ngrihet Kushtetuesja Komisioni hetimor miratoi dje planin e hetimit
Kuvendi ka nisur dje zyrtarisht hetimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës me vendimet dhe veprimet e tij, në kuadër të ushtrimit të kompetencave për organizimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Hetimi nisi me miratimin e planit të veprimit të komisionit hetimor, i cili përmban 9 faza, në të cilat do të zhvillohet veprimtaria e tij që nga thirrja e Presidentit të Republikës në një seancë të posaçme dëgjimore e deri te hartimi dhe paraqitja e raportit përfundimtar në seancë plenare në Kuvend. Por, para se të miratohej ky plan hetimi, opozita parlamentare dhe mazhoranca u përfshinë në një debat të gjatë lidhur me këtë hetim. Ndonëse e votuan ngritjen e këtij komisioni dhe objektin e hetimit të tij, përfaqësuesit e opozitës parlamentare në këtë komision kërkuan shtyrjen e hetimit deri në ardhjen e një opinioni ligjor nga Komisioni i Venecias. Kujtojmë këtu se kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një kërkesë zyrtare Komisionit të Venecias, ku kërkon një opinion të specializuar të tij mbi pretendimet nëse Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet e tjera të vendit me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit apo jo. Kështu gjatë mbledhjes së djeshme, deputetët Alban Zeneli dhe Adriatik Alimadhi, nisur pikërisht nga kjo shkresë kanë kërkuar të pritet opinioni i Komisionit të Venecias dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese para se Kuvendi të marrë një vendim mbi shkarkimin ose të kreut të shtetit. "Ne nuk mund të marrim vendim në bazë të raportit paraprak të Komisionit të Venecias, duhet të presim raportin final të ' Venecias'. Pa ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese, për mua është e papranueshme që në këtë Shqipëri të mësuar me vakancat institucionesh, këto vakanca janë të papranueshme. Është mirë që këto të jenë paralele", - tha deputeti Zeneli. Në të njëjtën linjë qëndrimi ishte edhe deputeti i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi. "Të presim ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veprimet i mohojnë presidentit të drejtën
e mbrojtjes", - tha Alimadhi. Por, nga ana e tyre përfaqësuesit e mazhorancës konfirmuan edhe një herë atë që ka thënë më herët edhe
kryeministri, se do të pritet opinioni i Komisionit të Venecias mbi këtë çështje, por jo domosdoshmërish ngritja e Gjykatës Kush
OPINIONI
"Ne nuk mund të marrim vendim në bazë të raportit paraprak të Komisionit të Venecias, duhet të presim raportin final të ‘ Venecias’. Pa ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese, për mua është e papranueshme që në këtë Shqipëri të mësuar me vakanca institucionesh, këto vakanca janë të papranueshme. Është mirë që këto të jenë paralele", - tha deputeti Zeneli.
tetuese. Sipas tyre, Kuvendi do bëjë punën e vet dhe vendimi i tij më pas do i shkojë Gjykatës Kushtetuese, e cila do ta shqyrtojë kur të jetë e mundur. "Kam vënë një plan hetimi që duhet ta miratojmë sot. Ne duhet të ecim paralel me këtë plan veprimi. Nuk po themi që do ta mbyllim veprimtarinë më 9 tetor pa ardhur opinioni i Komisionit të Venecias. Nëse opinioni nuk ka ardhur deri në këtë datë, do të jetë ky komision që do i drejtohet Kuvendit për zgjatje të afatit të hetimit", - tha deputeti socialist, Ulsi Manja, njëkohësisht edhe kryetar i këtij komisioni hetimor. "Ngritja e Gjykatës Kushtetuese nuk e pengon punën e këtij komisioni. Nëse kërkesa për këtë komision është miratuar, nuk ka pengesa dhe nuk varemi as nga ekzekutivi, as nga Kushtetuesja", - shtoi deputetja socialiste Vasilika Hysi. Sipas planit të hetimit të miratuar dje, komisioni gjatë veprimtarisë së tij pritet të thërrasë kreun e shtetit në seancë dëgjimore, si dhe të kërkojë vendosjen në dispozicion të praktikës së plotë të dokumentacionit që i korrespondon dekretit, duke përfshirë edhe konsultimet me forcat politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, argumentim ligjor që ka paraqitur presidenti në anulimin e datës 30 qershor, vendimi i Kolegjit Zgjedhor si dhe të gjitha intervistat që ka dhënë për televizionet e ndryshme si dhe deklaratat publike që ai ka bërë gjatë kësaj kohe.