ATP: 702 milionë lekë për 890 pronarë, formulari i aplikimit
Hapen procedurat për pagesën e tokave të zëna nga ndërtimet pa leje Aplikimi nis në 9 shtator, ja gjashtë dokumentet
Agjencia e Trajtimit të Pronave hap proce durat për kompensimin e 980 pronarëve, që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Pronarët duhet të shkojnë pranë ATP- së të plotësojnë formularin tip dhe të dorëzojnë gjashtë dokumente. Procesi i pranimit të kërkesave nis në 9 shtator. Fondi i vënë në dispozicion të pronarëve arrin në 702 milionë lekë. "Gazeta Shqiptare" publikon listën e plotë me pronarët që do të kompensohen në 12 qarqe. "Fillon procesi i pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr. 574, datë 28.08.2019. Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 09.09.2019 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë. ATP- ja fton të gjitha subjektet e interesuara të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga ' Muhamet Gjollesha', Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumenteve përkatëse", - thuhet në njoftimin e ATP- së. Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë
tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.
APLIKIMI
Procesi i regjistrimit apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës që Agjencia e Trajtimit të Pronave bën njoftimin publik. Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të ATP- së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen
1.
2.
3.
4.
OKUMENTET
Kërkesa për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP- ja.
Dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.
Prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre.
Vërtetimi origjinal, i lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ( IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar.
5. Fotokopje e dokumentit të identifikimit. 6. Mandatpagesa që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 lekë. e fondit përkatës. Grupi i punës brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës kryen verifikimet e duhura. Drejtori i përgjithshëm i ATP- së brenda 30 ditëve nga data e përfundimit të procesit të verifikimit nga grupi i punës nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohen. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohen, duke përcaktuar arsyet e mospërfshirjes. Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP- së, Tiranë, kërkesën tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë AKKP- së, të plotësuar sipas rubrikave. Në listën e dokumenteve është dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Sipas ligjit, për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi. Një tjetër dokument është prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme.