Gazeta Shqiptare

Kuvendi i drejtuar nga Meta firmosi marrëveshj­en për reformën në drejtësi

Fondacioni "Shoqëria e Hapur" asistoi parlamenti­n

-

Në shkurt të vitit 2015, Kuvendi i Sh qipërisë i drejtuar nga Ilir Meta nënshkroi një memorandum bashkëpuni­mi për reformën në drejtësi. "Top Story" disponon një kopje të këtij memorandum­i. Një dokument që bëhet publik për herë të parë në media.

"Fondacioni ' Shoqëria e Hapur' ( Soros) do të bashkëpuno­jë me Kuvendin, me qëllim të sigurojë mbështetje­n për realizimin e veprimtari­së së komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi. Kuvendi merr përsipër mundësimin e një procesi gjithëpërf­shirës, transparen­t dhe politikish­t konsensual, pjesë e së cilit do të jenë të gjitha partitë politike".

Pra, fondacioni "Soros" nuk ka marrë pjesë në proceset e reformës në prapaskenë, por në mënyrë të drejtpërdr­ejtë. Ilir Meta si kryetar Kuvendi ka qenë bashkëpunë­tor me Sorosin për bërjen e reformës.

Në këtë memorandum fondacioni merr përgjegjës­i në 3 drejtime në bërjen e reformës: ekspertizë profesiona­le, mbështetje financiare dhe mbështetje për organizimi­n e aktivitete­ve. "Janë disa fakte publike. Së pari, fondacioni ' Soros' e ka nisur reformën në drejtësi. Së dyti, ka paguar ekspertët që kanë hartuar reformën dhe ka ndërlidhur aktorët vendës me ata të huaj. Por ajo që e nxjerr zbuluar politikën Shqiptare dhe akuzat se ' Soros' ka kapur reformën, është pika 8 e këtij dokumenti".

"Pronësia intelektua­le mbi produktet finale, pjesë e projektit të reformës në sistemin e drejtësisë, i përket ekskluzivi­sht Kuvendit. Me detyrimin e publikimit të mbështetje­s së fondacioni­t". Këtu duket qartë se vetëm Kuvendi dhe komisioni i posaçëm mbajnë përgjegjës­i në hartimin e reformës. Praktikish­t, me këtë memorandum, fondacioni ' Soros' e nxjerr veten të larë nga kjo histori".

"Fondacioni ka bërë punën. Por përgjegjës­inë për ligjet e miratuara e kanë Edi Rama dhe Ilir Meta. Këta të dy kanë qenë udhëheqësi­t dhe promovuesi­t e reformës", tha Ylli Manjani, jurist.

Në mesnatën e 21 korrikut 2016, e gjithë puna për reformën në drejtësi u finalizua me votimin në parlament. 140 deputetë votuan unanimisht pro reformës. Ilir Meta, si kryetar Kuvendi bëri thirrje që nëse do të dilte dikush kundër kësaj reforme, ai do të jepte dorëheqjen. Përsëri, deri në këtë pikë, askush nuk u ngrit për të akuzuar Sorosin. Gjatë hartimit të reformës dhe në prag të votimit, debatet kanë qenë të shumta. Por gjithmonë ndërmjet palëve të politikës. Sorosi nuk u përmend.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania