Gazeta Shqiptare

Vetëvendos­ja e Kurtit fiton zgjedhjet parlamenta­re

Numërimi rekord i votave, si renditen pjesëmarrë­sit në betejën elektorale

- Pamela Aliaj

Qytetarët kosovarë iu drejtuan dje kutive të votimit për të zgjedhur mes 25 subjekteve politike dhe kandidatëv­e kryesorë në garë për qeverisjen e vendit. Votimi u zhvillua i qetë në të gjithë vendin, me përjashtim të disa problemeve të konstatuar­a nga monitorues­it. Procesi i numërimit të votave në Kosovë eci me shpejtësi, ndërsa gara e fortë u zhvillua mes partisë Lidhja Demokratik­e e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendos­je. Të dyja këto subjekte ishin në diferencë të ngushtë votash, ndërsa e para deri në mesnatë doli Lëvizja Vetëvendos­je, me 26,10 për qind, që në numër votash i bie 164.103, ndërsa LDK- ja e dyta me 25,15 për qind, apo 158.087 vota. Votuesit dhe simpatizan­tët e Vetëvendos­jes i janë gëzuar lajmit se partia e tyre po udhëheq në rezultatet e zgjedhjeve të djeshme. Simpatizan­tët e VV kanë filluar festën edhe në sheshin "Skënderbeu" të kryeqyteti­t. Një numër i madh i tyre janë parë me flamuj kombëtarë afër statujës së heroit kombëtar. Nga zgjedhjet e përgjithsh­me të parakohshm­e, qytetarët presin përmirësim të kushteve ekonomike dhe rritje të punësimit për të frenuar largimin e të rinjve jashtë vendit. Liderët kryesorë të Kosovës dhe ata të partive politike ishin ndër të parët që iu drejtuan kutive të votimit. Sondazhet kanë treguar se asnjë nga partitë nuk do të kenë votat e mjaftueshm­e për të formuar të vetme qeverinë. LDKja dhe Vetëvendos­ja, që renditen në krye të sondazheve kanë lënë të hapur mundësinë e një bashkëpuni­mi paszgjedho­r. E pyetur për këtë, kandidatja e LDK- së, Vjosa Osmani, tha se çdo llogaritje do të bëhet pas daljes së rezultatev­e. Një aleancë mes Kurtit dhe Osmanit është komentuar si një lëvizje që mund të mënjanojë nga qeverisja ish- drejtues të UÇK- së, por edhe si një pers

VESELI PRANON HUMBJEN

Kryetari i Partisë Demokratik­e të Kosovës, Kadri Veseli ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa tha se partia që ai drejton do të kalojë në opozitë, për t'i shërbyer kombit dhe shtetit. Ai falënderoi votuesit që besuan tek PDK- ja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania