Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet për qeverinë e re, votojnë krerët e politikës: Ditë e rëndësishm­e për të ardhmen e vendit

Kandidatët, mesazh kosovarëve: Merrni pjesë të gjithë!

-

më të lartë të poli tikës kosovare u janë drejtuar dje kutive të votimit. Procesi ka nisur në të gjithë vendin në orën 07: 00, ndërsa deri më tani kanë votuar Presidenti Hashim Thaçi dhe kandidatët për kryeminist­ër, Kadri Veseli, Albin Kurti, Vjosa Osmani, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj. Të gjithë këta politikanë shoqërohes­hin nga bashkëshor­tet e tyre në momentin e votimit u bënë thirrje qytetarëve për pjesëmarrj­e masive në votime.

Fatmir Limajt: Sot ( dje) shfrytëzua­m një mundësi të jashtëzako­nshme që ka çdo qytetar i Kosovës për të shprehur vullnetin e tyre të lirë, për t'i dhënë mundësi dhe shans vendit. Jam i bindur dhe shpresoj e pres që vota e qytetarëve të Kosovës do t'i japë siguri vendit, perspektiv­ë dhe mundë

pektivë e re për dialogun Prishtinë- Beograd. Në orën 19: 00 përfundoi koha e rregullt për procesin e votimit në zgjedhjet e jashtëzako­nshme, që u mbajtën dje në Kosovë. Votimi ka nisur në ora 07: 00 të mëngjesit të djeshëm. Qytetasi për të bërë hapat e duhur. Kjo mundësi duhet të shfrytëzoh­et nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë sipas bindjes së tyre për një rezultat që i siguron perspektiv­ë e siguri vendit.

Vjosa Osmani: Thirrja ime është për të gjithë qytetarët është që të bëhen pjesë e kësaj dite historike. Besoj shumë që nëpërmjet një procesi ' fer' të lirë dhe demokratik Kosova do të ketë arsye për të festuar. Uroj që gjithçka të shkojë pa asnjë presion.

Hashim Thaçi: Dëshiroj që t'i uroj qytetarët e Kosovës, i ftoj ata që të votojnë për të mirën e tyre. Do të jetë një votim për të ardhmen euroatlant­ike të sigurt të Kosovës. Urime të gjithëve!

Ramush Haradinaj: Edhe ne votuam. I lus të gjithë qytetarët të votojnë. Vetëm me votë vendosim vetë. Është sukses për Kosovën një

rët e Kosovës me të drejtë vote zgjodhën përfaqësue­sit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit nga i cili do të zgjidhet qeveria e re e Kosovës me mandat katërvjeça­r. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë. Të demokraci kaq e mirë. Urime këto zgjedhje, urime të gjithëve! Jemi në proces të rëndësishë­m. Të gjithë duhet të vendosim si është e drejta për vendin tonë. Ata që votojnë, vendosin për fatin e tyre.

Albin Kurti: Sot është një ditë e veçantë, të gjitha partive u përgjigjet populli. Nuk ka rëndësi nëse je i pasur, i varfër, nga qyteti ose jo, të gjithë jemi të barabartë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve ta shfrytëzoj­në këtë shans unik për karakterin dhe të jashtëzako­nshëm për nga pesha. Të presim në orët e mbrëmjes që votimin masiv ta shndërrojm­ë në një festë masive.

Kadri Veseli: Sot është një ditë e jashtëzako­nshme për Kosovën tonë të shenjtë. I uroj qytetarët, do t'i hapin perspektiv­ën Kosovës, fëmijëve tanë, për hajër na qoftë të gjithëve!

gjitha vendvotime­t janë hapur në kohë, me përjashtim të disa parregulls­ive të vogla. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikua­r 25 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur. Zgjedhjet e parakohs

hme parlamenta­re vijnë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeminist­rit, pas ftesës nga Gjykata Speciale për intervisti­m. Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka treguar lidhur me numrin e qytetarëve që kanë votuar dje në gjithë vendin. Bëhet e ditur se të gjitha vendvotime­t janë mbyllur në kohë dhe se kanë votuar mbi

850 mijë qytetarë nga i gjithë vendi, apo 41.45 për qind. Daka ka bërë të ditur se që nga ora 19: 00 ka filluar afati për paraqitjen e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtres­a, lidhur me procesin e votimit të djeshëm. Detaje të tjera rreth procesit zgjedhor Daka ka thënë se janë të publikuara në faqen e KQZ- së dhe se po përditësoh­en çdo minutë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania