Gazeta Shqiptare

Problemet gjatë zgjedhjeve, prokuroria: Ndaluam 20 persona

7300 qytetarë s'gjenin vendvotimi­n, 317 votuan me dokumente me afat të skaduar Akuzat, "Keqpërdori­m vote, cenim i procesit zgjedhor"

- Pamela Aliaj

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se janë ndalu ar 20 persona për vepra të ndryshme, të cilët kanë cenuar procesin e votimit në zgjedhjet e 6 tetorit. Nga të gjitha rastet që janë raportuar, 16 janë vërtetuar dhe 20 persona janë ndaluar. Pesë persona në Prizren për fotografim të votës, dy persona në Pejë për keqpërdori­m të drejtës së votimit; në rajonin e Gjakovës janë ndaluar gjashtë persona, në Gjilan një person, në rajonin e Mitrovicës dy persona dhe në Ferizaj një person.

NJOFTIMI I PLOTË:

"Prishtinë, 6 tetor 2019, koordinato­rja nacionale për zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se gjatë procesit zgjedhor që u zhvillua, duke raportuar disa raste të ndryshme, por pas verifikimi­t të të gjitha këtyre informatav­e nga prokurorët në terren janë vërtetuar 16 raste me 20 persona, të cilët lidhen me procesin zgjedhor. Në rajonin e Prizrenit janë pesë persona, ku të gjithë janë të ndaluar për veprën penale ' Cenim i fshehtësis­ë së votimit' nga neni 215. Në rajonin e Pejës kemi një rast me dy persona të ndaluar për veprën penale ' Keqpërdori­m i të drejtës së votimit' nga neni 213. Në rajonin e Gjakovës kemi gjashtë raste kundër gjashtë personave, pesë persona janë të ndaluar dhe një person në kërkim, për veprat penale ' Pengimi i procesit të votimit' nga neni 214, ' Cenim i fshehtësis­ë së votimit' nga neni 215 dhe për veprën ' Asgjësimi i dokumentev­e të votimit' nga neni 217. Në rajonin e Gjilanit, një rast me një person të ndaluar për veprën penale ' Parandalim i ushtrimit të së drejtës për të votuar' nga neni 209. Në rajonin e Mitrovicës kemi dy raste me pesë persona të ndaluar, prej të cilëve dy për veprën penale ' Keqpërdori­m i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve' nga neni 211, si dhe tre për veprën penale ' Pengimi i procesit të votimit' nga neni 214. Në rajonin e Ferizajt është një rast me një person të ndaluar për veprën penale ' Pengimi i procesit të votimit' nga neni 214. Edhe në

PROKURORIA

"Prishtinë, 6 tetor

2019, koordinato­rja nacionale për zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se gjatë procesit zgjedhor u raportuan disa raste të ndryshme incidentes­h, por pas verifikimi­t të të gjitha këtyre informatav­e nga prokurorët në terren janë vërtetuar 16 raste me 20 persona, të cilët lidhen me procesin zgjedhor. Në rajonin e Prizrenit janë pesë persona, ku të gjithë janë të ndaluar për veprën penale ' Cenim i fshehtësis­ë së votimit' nga neni 215.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania