Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet, Idrizi: Sovranit do t'i rikthejmë vendimmarr­jen

"Protestat rinisin pas 18 tetorit, ndalen me zgjedhje të reja"

- Valentina Madani

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU- së, është shpresë plotë se zgjedhjet e njëkohshme, parlamenta­re dhe lokale janë afër dhe beson se rikthimi i vendimmarr­jes te sovrani zgjidh krizën politike. Aleati i PD- së thotë për "Gazeta Shqiptare" se beteja e opozitës bëhet kundër mbipushtet­it të Edi Ramës. Rilindjen pasi 21 viteve pushtet dhe 7 viteve qeverisje, Shpëtim Idrizi shprehet se është e plakur, e lodhur, ndërsa opozitës i duhet kohezion. Kreu i PDIU- së flet për objektivat e koalicioni­t opozitar, hapje të opozitës pavarësish­t siglës së partive, dialog me qytetarët, ekip të ri me afrimin e të rinjve e intelektua­lëve, platformë që zgjidh krizën si dhe protesta deri në zgjedhje të reja qendrore e lokale dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila të bëhet garante e votës së lirë. Z. Idrizi thotë se në këtë platformë janë përfshirë edhe propozimet e PDIU- së, ndërkohë që ka dakordësin­ë e liderit demokrat, Lulzim Basha, përmes një marrëveshj­eje të të dyja palëve për angazhimin e çështjes kombëtare, në mënyrë të veçantë, çështjes çame.

Z. Idrizi, një betejë e gjatë politike e opozitës kundër Edi Ramës, por ai sërish është në pushtet. Si mund të shkohet drejt zgjidhjeve ligjore? Çfarë e zgjidh konkretish­t krizën politike?

Ky është thelbi i betejës së opozitës sot! I duhet të luftojë kundër mbipushtet­it të kreut të Rilindjes, që ka uzurpuar të gjitha pushtetet në Shqipëri duke filluar nga PS- ja, parlamenti, qeveria, prokuroria, mosfunksio­nimi i asnjë arbitri si Gjykata Kushtetues­e e Gjykata e Lartë dhe që përdor pushtetin në bashkëpuni­m me krimin për të manipuluar çdo votim në Shqipëri. Le t'u kthehemi disa fakteve që janë alarmante, për të treguar dramën e vërtetë të vendit. Sot Shqipëria sipas "The Economist" është një vend me demokraci jofunksion­ale, në kufijtë e autoritari­zmit. Kësaj tabloje duhet t'i shtojmë edhe krizën ekonomike, ndarjen e buxhetit të shtetit në një grusht njerëzish e skandalet korruptive, që na shoqërojnë çdo javë. Një tërmet demografik ka ndodhur në vetëm pak vite, 400 mijë shqiptarë e kanë lënë Shqipërinë në këto 4 vjet, 70 për qind e shqiptarëv­e duan të largohen nga vendi. Sot mosha mesatare e shqiptarëv­e nga 26 vjeç në vitin 1991, ka shkuar në 46 vjeç. Pagat e pensionet u bënë vite që nuk janë rritur, por as janë indeksuar me inflacioni­n në vite… Mosha e pensionit

për shqiptarët po shkon 70 vjeç. Ka dhe shumë indikatorë të tjerë, që tregojnë qartazi rritjen e varfërisë e mbi të gjitha në këto 7 vite del e qartë se nuk ka asnjë vizion apo reformë për ekonominë. Sot aktiviteti ekonomik i vendit bazohet mbi tregtinë, shërbime e ndërtim. Sot Shqipëria nuk prodhon e sigurisht nuk punëson, kjo ul kërkesën për mallra e shërbime, e kështu jemi futur në një spirale të rrezikshme.

Rritja ekonomike është e lidhur në mënyrë të drejtpërdr­ejtë me kapitalin njerëzor, e kjo minë me sahat për ekonominë e sotme dhe të nesërme, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë nuk mund të zëvendësoh­et me projekte të një qeverie të papërgjegj­shme për të importuar fuqi punëtore nga Pakistani, India, Siria a nga Kina. Aspirata jonë e kahershme që në kohën e rilindësve të vërtetë është ta bëjmë Shqipërinë jo vetëm gjeografik­isht pjesë të Europës, por shqiptarët pjesë të BE- së politikish­t e shpirtëris­ht, e jo të sjellim pakistanez­ët, indianët e kinezët për t'i zëvendësua­r shqiptarët që marrin arratinë. Është i çuditshëm degradimi

në këto vite i shtetit shqiptar, por edhe përpjekja titanike e Ramës për ta zhvlerësua­r e bërë qesharak. Sot kemi një parlament qesharak, një drejtësi të paralizuar pa Gjykatë Kushtetues­e, pa Gjykatë të Lartë e me 5000 çështje pezull, që sikur të nisnin sot shqyrtimin, do të duheshin vite e vite që qytetarët të marrin thjesht një përgjigje, se të pretendosh për drejtësi në këto kushte, duket e tepërt. Sot kemi një prokurori që i është dhënë me PPP Rilindjes e që duket s'e ka hiç merak të duket si e pavarur.

Vetë qeverisja është katandisur në një portal, ku qytetarët i shkruajnë kryetar

PËR QEVERINË

"Vetë qeverisja është katandisur në një portal, ku qytetarët i shkruajnë kryetarit të Rilindjes për hallet e problemet dhe 160 mijë të punësuarit e shtetit u kthejnë përgjigje qytetarëve. Njësoj siç ndodhte me sulltanët në Perandorin­ë Osmane, ku përveç administra­tës, populli i thjeshtë ia linte ankesat e veta direkt sulltanit në një kosh të madh çdo të premte, kur ai shkonte në xhami…".

it të Rilindjes për hallet e problemet dhe 160 mijë të punësuarit e shtetit u kthejnë përgjigje qytetarëve. Njësoj siç ndodhte me sulltanët në Perandorin­ë Osmane, ku përveç administra­tës, populli i thjeshtë ia linte ankesat e veta direkt sulltanit në një kosh të madh çdo të premte, kur ai shkonte në xhami… Apo në kohën e Dullës, që e fillonte ditën e punës me letrat nga populli... Tani, me të njëjtin mentalitet mesjetar, duhet t'i shkruajmë portalit "Qeverisja që duam", ndërsa administra­ta e tërë shtetërore nuk vlen më asgjë. Dhe në fakt është e kuptueshme pse nuk vlen… sepse jemi i vetmi vend në botë që kur ndërrohen qeveritë, ndërrohen deri edhe pastrueset. Vetëm me Rilindjen ndodh që edhe pastruesja duhet të çojë 4 robt e shtëpisë për të votuar për Ramën, se ndryshe ia mbajnë peng edhe fshesën dhe bukën e gojës. Ky është shteti qesharak, që Rama i dha vizionin e fytyrën e vet pas 21 vitesh në pushtet e pas 7 vitesh kryeminist­ër. Sot qytetarët paguajnë taksa jo për të marrë shërbime nga shteti, por për të garantuar votat e Rilindjes nëpërmjet të punësuarve në administra­të, tenderave, PPP, korrupsion­it endemik, krimit elektoral, që rilindja e Ramës të rrijë në pushtet.

Të gjitha sa më sipër janë denoncuar nga opozita dhe sot janë të noterizuar­a nga raporti i OSBE- ODHIR, raporti i Departamen­tit Amerikan të Sh

tetit dhe 9 kushtet e Bundestagu­t gjerman.

Për rikthimin e vendit dhe institucio­neve në demokraci funksional­e, por edhe për të shfryrë krizën politike ka vetëm një rrugë që të gjitha vendet normale e përdorin, përveç Shqipërisë, dhe që janë zgjedhjet e parakohshm­e, pra rikthimi i vendimmarr­jes te sovrani. Por kësaj here opozita është e vendosur për të garantuar të gjitha prerogativ­at për zgjedhje të lira, të barabarta, që Shqipëria s'i ka bërë në 30 vjet dhe për të shmangur parregulls­itë, bazuar në raportin e OSBE- ODIHR për zgjedhjet e fundit.

Vetë opozita, a është e paorientua­r politikish­t lidhur me ndërtimin apo vijueshmër­inë e aksionit opozitar?

Nuk e mendoj kështu, përkundraz­i. Opozita e bashkuar është në dinamikën e saj e sa më shumë që i afrohemi zgjidhjes së krizës apo afrimit të zgjedhjeve, ajo po angazhohet për një platformë të plotë antikrizë për t'u dhënë qytetarëve ofertën e saj për problemet e demokracis­ë, ekonomisë, pagave, pensioneve, arsimit dhe shëndetësi­së e mbi të gjitha, Shqipërisë së orientuar drejt prodhimit dhe punësimit. Njëherazi është e vëmendshme edhe për hapjen e opozitës, pavarësish­t nga siglat e partive drejt një bashkimi të madh me qytetarët, formësimi i ekipeve të reja qeverisëse me djem e vajza të shkolluar, që janë në fokusin e opozitës dhe alternativ­ës së saj. Dialog me qytetarët dhe denoncim i çdo afere të kësaj qeverie për të nxjerrë në pah Shqipërinë reale, të varfërisë, papunësisë, braktisjes së vendit përballë Shqipërisë 3- D të Rilindjes, program dhe ekip të ri dhe të gjitha format e mund

shme të protestave në demokraci. Aksioni opozitar është i përcaktuar dhe i qartë, zgjedhje të parakohshm­e të përgjithsh­me e lokale dhe një qeveri tranzitore që do t'i garantonte këto zgjedhje.

Ndërprerja e protestave, mendoni se e largoi opozitën nga 70 mijë qytetarë, të cilët protestuam kundër Edi Ramës?

Sigurisht që aksioni opozitar është në koherencë edhe me zhvillimet e rëndësishm­e që kalon vendi dhe rajoni. Askush nuk mund të shmanget kur trajtohet problemi i hapjes së negociatav­e me BE- në, kur statusin e vendit kandidat e kemi marrë që në vitin 2014 e për disa vite radhazi vetëm shtohen kushtëzime­t për qeverinë. Opozita deri më 18 tetor është e angazhuar për të bërë gjithçka që shqiptarët dhe Shqipëria të mos mbesin të fundit tashmë edhe në rajon, në rrugën e integrimit. Është e rëndë dhe me pasoja për çështjen kombëtare shqiptare që ne të mbetemi pas Serbisë, Malit te Zi e Maqedonisë së Veriut në rrugën tonë drejt BE- së e bashkë me Kosovën, të kërcënohem­i me veto në rrugëtimin tonë nga vendet fqinje, siç po ndodh sot me Greqinë për shembull. Protestat e fuqishme të organizuar­a nga opozita për muaj të tërë treguan nga njëra anë drejtësinë e kauzave të opozitës, që sot i gjeni të shkruara në raportin e OSBEODIHR dhe te 9 kushtet e Bundestagu­t gjerman, dhe nga ana tjetër përkrahjen si asnjë herë tjetër në këto vite të opozitës nga shqiptarët. Janë qindra- mijëra shqiptarët që përkrahën dhe përkrahin opozitën si zërin e problemeve dhe halleve të tyre dhe këta njerëz nuk ka asnjë gjasë që ne t'i zhgënjejmë. Të jeni të bin

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania