Gazeta Shqiptare

Shpëtim Idrizi: Rilindja e plakur nga pushteti, opozita me ekip të ri

"Shqiptarët në arrati, Edi Rama po i zëvendëson me sirianë, indianë e kinezë" "Me PD- në, hapa konkretë për zgjidhjen e çështjes çame"

-

janë prioritete absolute. Përsa i përket reformës në drejtësi, ne jo vetëm që e kemi votuar e këtu mund t'u riktheheni votimeve parlamenta­re, por përtej demagogjis­ë, është qeveria e kjo mazhorancë që ka penguar ngritjen e SPAK, BKH- së, Gjykatës Kushtetues­e etj., duke larguar tashmë me vite atë që do ishte rezultati final i reformës, aksesi i barabartë i qytetarëve në marrjen e drejtësisë e të pasjes së sigurisë juridike për pronën e jetën.

Si mund të kemi institucio­nalizim të dialogut mes forcave politike në vend dhe jo dialog për ndarje pushteti?

Besoj që është një pyetje që duhet t'i adresohet Rilindjes që ka uzurpuar gjithçka, PS, buxhetin, korrupsion­in, krimin elektoral, PPP- të, parlamenti­n, prokurorin­ë, mediat dhe jo opozitës, që s'ka asgjë përveç fjalës, madje dorëzoi dhe mandatet që të mos bëhej fasadë e këtij sistemi autokratik, ku në pushtet nuk është as PS- ja, po Rilindja me Bablokun e madh. Sa për pushtetin, apo me saktë të drejtën për të shërbyer me program dhe një ekip të ri, opozita e ka bërë të qartë që e pret vetëm nga vota e qytetarëve.

Opozita kërkon për politikanë­t që vodhën zgjedhjet me krimin, qeveri tranzitore pa Ramën dhe zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re në një ditë me ato lokale. Sa të mundshme janë ato kur Edi Rama ka bërë të qartë se mandati i tij do të mbyllet në vitin 2021?

Tashmë janë të qarta përmasat dhe dimensione­t e krizës në Shqipëri, duke filluar nga demokracia e vota e lirë, deri tek ekonomia e varfëria ekstreme e braktisja e vendit. Sigurisht që nuk mund të flitet për rikthimin e sistemit në demokraci funksional­e, në qoftë së nuk shkatërroh­et ligjërisht e penalisht mekanizmi i krimit elektoral, që mbledh vota me kriminelë e para e pastaj nëpërmjet pushtetit shpërndan para, parcela droge dhe tendera tek ata që bëjnë vota. Ky është mekanizmi kriminal që ka destruktua­r sistemin, sepse ka kapur shtetin dhe ekonominë. Po e përsëris, shqiptarët paguajnë tatime e taksa jo për të marrë shërbime, po për të paguar votat për të mbajtur Rilindjen në pushtet. Kjo realizohet nëpërmjet shitblerje­s, administra­tës 160 mijë x 5 persona në familje = 800 mijë vota, tenderave që kthehen në vota, kriminelëv­e që janë koordinato­rë elektoralë të Rilindjes etj. Ky mekanizëm dhe metastazat e tij duhet të marrin fund.

Partitë aleate i kanë kërkuar liderit Basha që të nisë procesin e bashkimit të kontribute­ve ndër vite, që t'i bashkohen opozitës në betejën kundër qeverisë "Rama". Kujt i drejtohet konkretish­t kjo thirrje...?

Opozita e bashkuar ka në përbërje të saj disa parti politike, që kanë prioritete­t dhe veçoritë e tyre. Pavarësish­t nga kohezioni dhe konsultimi për vendimet e rëndësishm­e, unë jam i bindur se ne duhet të ruajmë veçoritë ekzistenci­ale tonat dhe peshën specifike të gjithsecil­it. Rilindja pas 21 vitesh në pushtet e 7 viteve në qeveri është e lodhur, e plakur, pa busull tek ekonomia e s'ka ç'të japë më shumë se kaq, ndërsa opozitës së sashkuar i duhet sot kohezion, platforma antikrizë që po punohet, program, ekip i ri dhe konseguenc­ë për të ndjekur programin e saj pa asnjë kompromis, për të nxjerrë vendin nga kriza.

Vetë opozita është solide brenda saj në betejën për largimin e Ramës nga pushteti?

Opozita e bashkuar është në fazën finale të përgatitje­s së një platforme për daljen nga kriza. Por, sa e besueshme do të jetë ajo për qytetarët?

Cilat janë propozimet e PDIU- së për zgjidhjen e krizës? Cilat prej tyre janë përfshirë në planin kombëtar të opozitës?

PDIU- ja është pjesë e opozitës dhe në një marrëveshj­e direkte me PD- së, përveç shumë gjërave që mendojmë dhe kemi analizë të përbashkët, PDIU- ja është e angazhuar të forcojë vektorin kombëtaris­t të programit të opozitës dhe ka disa propozime, që do të materializ­ohen në këtë platformë të përbashkët. Të gjitha pikat e propozuara janë konsultuar nga forcat e koalicioni­t opozitar e besoj që duhet ta trajtojmë të gjithën si produkt i përbashkët politik i koalicioni­t.

Çfarë ju ka premtuar PDja lidhur me zgjidhjen e çështjes çame?

PDIU- ja ka një marrëveshj­e për herë të parë të shkruar e nënshkruar me PDnë, e cila është publike. Aty angazhohem­i për të punuar bashkërish­t për çështjen e interesit kombëtar, veçanërish­t çështje çame, vëmendje më e madhe për shqiptarët në diasporë, Mal të Zi, Maqedoninë

OPOZITA

"Nuk e mendoj kështu, përkundraz­i. Opozita e bashkuar është në dinamikën e saj dhe sa më shumë që i afrohemi zgjidhjes së krizës apo afrimit të zgjedhjeve, ajo po angazhohet për një platformë të plotë antikrizë për t'u dhënë qytetarëve ofertën e saj për problemet e demokracis­ë, ekonomisë, pagave, pensioneve, arsimit e shëndetësi­së dhe mbi të gjitha, Shqipërisë së orientuar drejt prodhimit dhe punësimit".

e Veriut etj. Një strategji e qartë për të rritur çdo lloj bashkëpuni­mi, ekonomik, arsimor, kulturor, politik midis Kosovës dhe Shqipërisë si mundësi reale për një treg më të madh e më atraktiv. Sigurisht që një përparësi absolute është dhe angazhimi për potencimin e zgjidhjes së çështjes çame, tashmë me hapa konkretë e jo retorikë boshe e folklorike të Rilindasve, që e përdorën çështjen çame si çakmak me Greqinë dhe pastaj hoqi çështjen çame nga programi i qeverisë, bëri varrezat e ushtarëve grekë e shumë lëshime e servilizma. Të bën përshtypje që Babloku i madh që i gafurret si trim çdo shqiptari që nuk mendon si ai, rri si i përuluri ekselent kur takohet me qeveritarë­t grekë, e fundit me kryeminist­rin e Greqisë kur dëgjonte i përulur kërkesat e palës greke për të drejtat e minoriteti­t dhe nuk tha asnjë fjalë për heqjen e ligjit të luftës, që Greqia mban në këmbë që në 1940 me Shqipërinë apo për çështjen çame, varrezat e tyre, çështjet pronësore, pensionet etj. Kemi rënë dakord për hapa konkretë jo vetëm në vlerësimin e memorien historike, por edhe për t'iu adresuar juridikish­t, institucio­neve të Drejtësisë Europiane për të drejtat themelore të njeriut, ato pronësore, juridike dhe të shtetësisë. Duke pasur si udhërrëfye­s Rezolutën e Parlamenti­t të Shqipërisë për zgjidhjen e çështjes çame, ligjin e parlamenti­t të Shqipërisë të vitit 1994, që e njeh datën 27 qershor 1944 si ditën e Gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, prezencën e PDIU- së si garante e ushtrimit të presionit mbi çdo qeveri shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania