Gazeta Shqiptare

Ruçi, 220 milionë lekë shpërblim ish- deputetëve të opozitës

-

partitë kryesore opozitare, PD dhe LSI dhe aleatët e tyre rreth 8 muaj më parë vendosën të lënë Kuvendin dhe të dalin në rrugë për të protestuar kundër qeverisë. Kështu, deputetët e këtyre forcave lanë mandatet e deputetit, për t'iu kushtuar betejës politike bashkë me qytetarët në protesta. Kjo shkaktoi një kaos në jetën parlamenta­re shqiptare, duke krijuar një precedent që nuk ka ndodhur as në vende të tjera të Europës. Gjithsesi, duket se kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka vendosur që të tregohet "zemërmirë" me ta, duke u shlyer detyrimet financiare që lindin nga ligji dhe statusi i deputetit. Në dokumentin e publikuar nga Kuvendi mbi raportin financiar për 8 muajt e parë, raportohen ndër të tjera edhe pagesën e rreth 220 milionë lekëve të vjetër për pagesa ndaj deputetëve të opozitës të larguar. "Gjatë 8- mujorit, me kërkesë të Kuvendit dhe miratim të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në zbatim të ligjit nr. 9061, date 8.5.2003 ' Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8097, datë 21.3.1996 ' Për pensionet shtetërore suplementa­re të personave që kryejnë funksione kushtetues­e dhe të punonjësve të shtetit', ndryshuar me ligjin nr. 8500 datë 10.6.2000' dhe udhëzimit të ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 9, datë 20.03.2018 ' Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit', është akorduar fondi 21.8 milionë lekë, për dhënien e shpërblimi­t të menjëhersh­ëm për deputetët dhe këshilltar­ët e grupeve parlamenta­re të Partisë Demokratik­e dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, që kanë dorëzuar mandatin dhe dhënë dorëheqjen", - shkruhet në dokument.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania