Gazeta Shqiptare

Dëshmitarë­t: Teqja u hodh nga pallati pas grindjes me gruan

Ngjarja ndodhi te "Komuna e Parisit", ku ai banonte me qira Portieri i Partizanit, në luftë për jetën

-

Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, po zhvil lon betejën më të rëndësishm­e gjatë këtyre orëve, atë me jetën e tij. Futbollist­i 24- vjeçar është hedhur dje nga kati i gjashtë i një pallati në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë, për shkak të dëmtimeve në mushkëri, raporton "Panorama Sport". Mjekët u shprehën dje se rreziku për jetën ka kaluar, pasi nuk ka dëmtime në organet jetësore, edhe pse gjithçka mbetet për t'u parë në orët në vijim. Por, mbrëmjen e së dielës “Top Chanel” raportoi se situata e Teqjes është në gjendje më të rëndë dhe mjekët e kanë kaluar në reaminacio­n. Pas ndeshjes Partizani- Teuta, 1- 1, të luajtur dje në "Selman Stërmasi", futbollist­i i Partizanit mësohet se ka qenë duke u kthyer në shtëpi. Rreth orës 19: 40, ai ka qenë pranë banesës së tij në "Komunën e Parisit", aty ku jeton në një apartament me qira prej disa muajsh, së bashku me partneren. Burime nga klubi bëjnë me dije se Teqja ka qenë në një automjet së bashku me partneren dhe kur kanë mbërritur në afërsi të kompleksit, ai ka dalë i pari nga makina. Po sipas burimeve të "Panorama Sport" thuhet se portieri ka pasur një debat me partneren dhe pasi ka dalë nga makina, ka vendosur të ngjitet i vetëm në apartament­in që ndodhej në katin e gjashtë të pallatit. Ndërkohë, partnerja e tij ka qenë ende duke parkuar automjetin dhe nuk ka shkuar me të drejt banesës. Burime të besueshme pranë klubit bëjnë me dije se partnerja e Teqjes ka qenë dëshmitarj­a e parë poshtë pallatit kur lojtari është hedhur nga kati i gjashtë. Partnerja dhe banorët aty pranë kanë parë skenën dhe kanë njoftuar menjëherë ambulancën. Lojtarit mësohet se i kanë shpëtuar jetën disa tenda të pallatit dhe në fund pemët, të cilat kanë shërbyer si pengesa dhe kanë evituar pasojat fatale pas hedhjes.

DEKLARATA

GJENDJA

Mbrëmjen e së dielës situata e Teqes është rënduar dhe mjekët e kanë kaluar në reaminacio­n. Pas ndeshjes PartizaniT­euta, 1- 1, të luajtur dje në "Selman Stërmasi", futbollist­i i Partizanit mësohet se ka qenë duke u kthyer në shtëpi. Rreth orës 19: 40, ai ka qenë pranë banesës së tij në "Komunën e Parisit", aty ku jeton në një apartament me qira prej disa muajsh, së bashku me partneren. Burime nga klubi bëjnë me dije se Teqja ka qenë në një automjet së bashku me partneren dhe kur kanë mbërritur në afërsi të kompleksit, ai ka dalë i pari nga makina për tu ngjitur në banesën e tij nga ku është hedhur. hedhur nga kati i gjashtë i pallatit në gjendje të rëndë psikologji­ke e ka konfirmuar edhe Policia e Shtetit. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, policia ka njoftuar: "Rreth orës 19: 40 në rrugën ' Medar Shtylla', dyshohet se në kushte të

DEKLARATA E POLICISE

Vendimin për t'u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit në gjendje të rëndë psikologji­ke e ka konfirmuar edhe Policia e Shtetit. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, policia ka njoftuar: "Rreth orës 19: 40 në rrugën ' Medar Shtylla', dyshohet se në kushte të rënduara psikologji­ke, është vetëhedhur nga kati i 6- të i banesës shtetasi A. T., 24 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializu­ar mjekësore. rënduara psikologji­ke, është vetëhedhur nga kati i 6të i banesës shtetasi A. T., 24 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializu­ar mjekësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania