Gazeta Shqiptare

Rritje pensionesh me 5% çdo vit për 10 mijë pensionist­ë

Cilat janë kategoritë që do të përfitojnë

- Voltiza Duro

Prej vitit 2020- të e në vazhdim do të nisë pro cesi i miratimit të pensionit minimal, përfitues të së cilit do të jenë të gjithë të moshuarit në mbarë vendin. Gjithashtu, brenda 5 vitesh parashikoh­et që 10 mijë pensionist­ë të përfitojnë një rritje pensioni me 5% për çdo vit deri në 2025- ën. Për të përmirësua­r dhe lehtësuar jetën e kësaj kategorie, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ka përgatitur Planin Kombëtar të Veprimit mbi Moshimin. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot draftin e këtij plani.

RRITJA E PENSIONEVE

"Reforma e pensioneve, e miratuar në vitin 2014, është me rëndësi të veçantë për grupin e targetuar. Kjo reformë merr në konsiderat­ë moshimin e popullatës shqiptare, gjë që ndikon si tek personat që janë mbi 65 vjeç, ashtu edhe tek ata që janë ende më të rinj. Harmonizim­i i sistemit të pensioneve, rritja e moshës së pensionit dhe e viteve të kontributi­t, si dhe futja e pensioneve sociale shërbejnë si bazë për stabilizim­in e kontratës ndërmjet brezave në të ardhmen, ndërsa përgatisin shoqërinë për rritjen graduale të të moshuarve të mbetur jashtë sistemit", - thuhet në draft. Deri në vitin 2025 pritet që të bëhet miratimi i pensionit minimal. Kështu, për realizimin e këtij procesi do të ngrihet një grup ndërinstit­ucional dhe do të caktohen përgjegjës­itë dhe metodologj­ia për përllogari­tjen e vazhdueshm­e të pensionit minimal. Më tej miratimi ligjor i pensionit minimal do të bëhet përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave. Një tjetër objektiv kryesor në Planin Kombëtar të Veprimit mbi Moshimin është edhe përshtatja graduale brenda 5 viteve e pensioneve të ulëta, me pensionin minimal. Ky proces do të shoqërojë forcimin gradual të të gjithë

sistemit të pensioneve. Treguesi kryesor për zbatimin e këtij objektivi do të jetë rritja me rreth 5% çdo vit për 5 vite e 10,000 pensioneve të ulëta. Gjithashtu, një tjetër pikë e rëndësishm­e në draft është edhe intensifik­imi i informimit nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbi pensionet sociale, me synim uljen e num

rit të atyre që nuk e përfitojnë atë thjesht për arsye informimi dhe burokracie. Brenda vitit 2025, pritet që rreth 5 mijë të moshuar shumë të varfër të informohen më mirë mbi mundësitë e pensioneve sociale. "Aktualisht në vendin tonë ka rreth 400,000 të moshuar në Shqipëri, që përbëjnë 14 për qind të popullsisë totale.

REFORMA E 2014- ës

Në Planin Kombëtar të Veprimit mbi Moshimin thuhet se problemi më kritik i moshës së tretë është varfëria ekonomike, e shkaktuar nga mungesa ose pamjaftues­hmëria e të ardhurave. "Pavarësish­t reformimit të skemës së pensioneve, sistemi përballet me sfida të lidhura me demografin­ë dhe ekonominë. Raporti i vartësisë së moshimit pothuaj u dyfishua nga 8.6% në vitin 1989 në 16.7% në vitin 2011. Në vitin 2030, ky raport do të jetë dyfishuar sërish për të arritur në nivelin 32.9%.

Reforma e pensioneve, e miratuar në vitin 2014, është me rëndësi të veçantë për grupin e targetuar. Kjo reformë merr në konsiderat­ë moshimin e popullatës shqiptare, gjë që ndikon si tek personat që janë mbi 65 vjeç, ashtu edhe ata që janë ende më të rinj. Harmonizim­i i sistemit të pensioneve, rritja e moshës së pensionit dhe e viteve të kontributi­t, si dhe futja e pensioneve sociale shërbejnë si bazë për stabilizim­in e kontratës ndërmjet brezave në të ardhmen, ndërsa përgatisin shoqërinë për rritjen graduale të të moshuarve të mbetur jashtë sistemit", - bëhet me dije në Planin Kombëtar të Veprimit mbi Moshimin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania