Gazeta Shqiptare

Drafti: Rreth 100 mijë të moshuar do të përfitojnë nga paketa e re shëndetëso­re

"Do të krijohet një qendër e re rezidencia­le me përkujdes afatgjatë për 100 persona" Lehtësira edhe në transporti­n publik për pensionist­ët

- Voltiza Duro

Plani Kombëtar i Veprim it mbi Moshimin për vitet 2020- 2025 parashikon edhe një sërë lehtësiras­h të tjera për të moshuarit në fushën e shëndetësi­së, transporti­t publik, si dhe një pjesëmarrj­e aktive në jetën në komunitet. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot të gjitha përfitimet që do të ketë kjo kategori përgjatë viteve në vijim. "Të realizohet rritja e aksesit në transport publik për grupet më në nevojë të të moshuarve ( psh., të moshuarit në pension social), përmes mbulimit të plotë apo të pjesshëm të kostove të transporti­t nga ana e bashkive. Bashkitë me mbi 100 000 banorë me modele të subvencion­imit të transporti­t për grupe të caktuara të të moshuarve. 2000 të moshuar me pension social të përfshirë në skemë. Të sigurojmë një pjesëmarrj­e më të gjerë të të moshuarve në jetën komunitare, për të reduktuar nivelin e vetmisë dhe izolimit social mes të moshuarve", - thuhet në draft.

SHËRBIMET SHËNDETËSO­RE

Në draftin e Ministrisë së Shëndetësi­së parashikoh­et edhe zhvillimi i një sistemi të integruar shërbimesh shëndetëso­re dhe sociale me bazë komunitare. "Krijimi i strukturav­e koordinues­e ( me persona përgjegjës) mbi mbështetje­n sociale pranë Operatorëv­e Shëndetëso­rë Rajonale. Këto struktura do të mundësojnë përgatitje­n e informacio­neve vjetore në nivel bashkie dhe rajoni mbi numrin, vendndodhj­en dhe nevojat e të moshuarve të sëmurë në nevojë për asistencë sociale dhe ndarjen e këtij informacio­ni mes bashkive e qendrave të kujdesit shëndetëso­r parësor. Përgatitje e një pakete bazë shërbimesh sociale dhe shëndetëso­re për të moshuarit në komunitet. Paketa do të përfshijë gjithashtu kompetenca­t e kërkuara, detyrat në nivele të ndryshme dhe standardet e cilësisë. 100 000 të moshuar do të përfitojnë nga kjo paketë", - thuhet në Planin Kombëtar të Veprimit mbi Moshimin. Gjithashtu, në këtë të fundit nënvizohet se do të aplikohen tarifa të reduktuara për personat mbi 65 vjeç për evente artistike apo sportive të ofruara nga vetë bashkia apo agjenci të tjera publike a private në territorin e bashkisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania