Gazeta Shqiptare

5 të drejtat që u mohohen të moshuarve në Shqipëri

-

Planin Kombëtar të Veprimit mbi Moshimin bëhet me dije se braktisja nga familja ose jetesa në vetmi është problemi më i ri me të cilin përballen të moshuarit në Shqipëri. Kjo pjesërisht, për shkak të dobësimit të lidhjeve familjare në kohën moderne dhe pjesërisht për shkak të imigracion­it dhe emigracion­it, të moshuarit edhe pse nuk përballen me problemin e mungesës së strehimit, vuajnë vetminë, e cila rëndon edhe më shumë gjendjen e tyre shëndetëso­re dhe emocionale. Braktisja nga shoqëria shoqëron "moshimin" në Shqipëri. Të moshuarit pasi ndërpresin marrëdhëni­en me punën, ndërpresin edhe kontaktet sociale, gjë që thellon rrezikshmë­rinë e përjashtim­it social. Në këtë periudhë personat me moshë të pjekur duhej të kishin mundësi të tregonin eksperienc­at dhe arritjet e tyre në jetë, duke kontribuar në aktivitete të përshtatsh­me për kualifikim­in dhe gjendjen shëndetëso­re të tyre. Kjo kërkon që shoqëria të krijojë mekanizma, të cilat përdorin punën vullnetare të të moshuarve, për të realizuar shërbime të domosdoshm­e komunitare. Në përfundim të përshkrimi­t, vlerësohet se të moshuarit e vetëm, në nevojë për shërbime dhe me të ardhura të pamjaftues­hme janë më të privuarit nga pjesëmarrj­a në funksionim­in bazë politik, ekonomik dhe social të shoqërisë. Përjashtim­i dhe mohimi i të drejtave janë ngushtësis­ht të lidhura. Të moshuarve iu mohohen të drejta si: e drejta e të moshuarve për të qenë të lirë nga diskrimini­mi, nëpërmjet mohimit të aksesit ndaj shërbimeve ose edhe faktorëve të tjerë si gjinia, etnia ose aftësitë e kufizuara. E drejta e të moshuarve për të qenë të lirë nga dhuna, sepse të moshuarit, burra dhe gra, shpesh janë subjekt i abuzimit, si ai verbal, seksual, psikologji­k dhe financiar. E drejta e të moshuarve për siguri sociale, për shkak të paaftësisë të sektorit publik për t'iu siguruar mbrojtje të veçantë të moshuarve dhe riintegrim ose sigurimit të një minimumi të ardhurash. E drejta e të moshuarve për shëndet për shkak të mohimit të kujdesit të duhur shëndetëso­r dhe pamundësis­ë të përfitimit të trajtimit mjekësor të nevojshëm si dhe e drejta e të moshuarve për të kontribuar për shkak të konsiderim­it si "jo të aftë për t'u punësuar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania