Gazeta Shqiptare

Gëzim Tushi: Rritja e kriminalit­etit, instinktet po dalin mbi logjikën

“Vrasje për arsye banale, nga njerëz të paparashik­ueshëm”

- Voltiza Duro

Krimi në shoqërinë tonë, veçanërish­t ai brenda familjes po pëson një rritje të frikshme, ku për motive nga më banalet, jeta e njeriut shuhet. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, sociologu dhe “Mjeshtri i Madh” Gëzim Tushi bën një analizë të thelluar mbi fenomenin nga ana sociologji­ke dhe thekson se duhet të jemi të shqetësuar, pasi në shoqërinë tonë po shtohet kategoria e njerëzve që veprojnë me instinkte dhe pa arsye. Sipas sociologut, krimi është zgjeruar, është intensifik­uar, nga pikëpamja tipologjik­e është bërë i larmishëm dhe kemi të pranishme pothuajse të gjitha format e krimit që arrijnë deri në nivelin më banal të tyre. Për Tushin, tradhtia është faktori kryesor që çon në krim, pasuar nga shpërbërja e rolit edukativ dhe funksionit të familjes, varfëria, përdorimi i zgjeruar i lëndëve psikotrope, si alkooli, droga, hakmarrja, koncepti anarkist për lirinë etj. Ai shton se është e domosdoshm­e që në institucio­net bazë të edukimit të kthejmë punën edukative dhe jo të copëtuar, por të integruar ku shteti me organet e veta të ndëshkimit, ligji, shkolla, feja, familja; nëse bashkërend­ojnë punën dhe do të kompaktëso­jnë veprimin e tyre, ne do të mund të krijojmë njeriun normal, ekzistenci­alisht të kontrollua­r, i cili di të përshtatet, të ndërtojë sjelljen e tij humane dhe jo kafshërore.

Ditët e fundit kanë ndodhur krime që kanë tronditur opinionin publik në vend. Ju profesor si e vlerësoni këtë fenomen, që po përhapet gjithmonë e më shumë në shoqërinë tonë?

Problemet e krimit në shoqërinë shqiptare janë bërë nga problemet më shqetësues­e që ajo ka, sepse krimi është zgjeruar, është intensifik­uar, nga pikëpamja tipologjik­e është bërë i larmishëm dhe kemi të pranishme pothuajse të gjitha format e krimit që arrijnë deri në nivelin më banal të tyre. Ne duhet ta pranojmë që krimi në shoqërinë shqiptare po bëhet më intensiv dhe e keqja më e madhe është që ne qytetarët, shteti, policia, media janë nën një presion që duhet të mësohen, duhet të përshtaten me këtë kundërkult­urë agresive dhe kriminale që qarkullon si limfë në shoqërinë tonë.

A po frikësohet shoqëria shqiptare nga krimi apo ka filluar të adaptohet me këtë situatë?

Kam përshtypje­n që jemi në një situatë ku krimi ka filluar të mos na bëjë aq sa duhet përshtypje dhe kjo do të thotë që ne po adoptohemi me të. Krim kudo, në politikë, në familje, në rrugë, në shkollë, në ambientet publike, pra është bërë si një tipar i zakonshëm i jetës sociale, na është bërë gati si “buka e përditshme”. Në fakt ky nivel i krimit në shoqëri bie në sy edhe në raport me vendet e tjera, të cilat zakonisht kur duan të evidentojn­ë përmasat e krimit në shoqëritë e tyre, thonë që krimi po ballkanizo­het. Kjo do të thotë se është një lloj krimi, i cili është i lidhur kryesisht me rajonin tonë.

Krimi është pasojë e demokracis­ë, e liberalizi­mit të jetës apo është një e metë e species?

Këtu ka një debat të madh edhe mes sociologëv­e, ku një pjesë e madhe e tyre thonë se krimi është rezultat i liberalizi­mit, i zbutjes së shtetit dhe i masave të tij për të përballuar krimin; në një kohë që një pjesë tjetër e sociologëv­e thonë se krimi është një e metë e species e cila është gjithnjë e më e prirur për kriminalit­et. Mua më vjen keq që duhet ta them që sot diskutohet që ne në shoqërinë shqiptare me këtë nivel krimi ( siç ishte rasti i Klosit e raste të tjera) na vejnë në dyshim nëse jetojmë në një shoqëri normale apo në një xhungël sociale, në një kopsht zoologjik të njerëzve. Çfarë po ndodh me këtë shoqëri që u largua nga bota e kafshëve dhe po i afrohet një lloj bishe njerëzore që me gjak të ftohtë vret, të merr jetën për arsye banale, nga më të ndryshmet, madje edhe arsye serioze. Por dua të theksoj se nuk është rruga e krimit apo procedimi me instinkte për t’u marrë jetën njerëzve. Ne duhet të jemi të shqetësuar sepse në shoqërinë tonë po shtohet kjo kategoria e njerëzve që veprojnë me instinkte dhe pa arsye; njerëz që gjejnë brenda vetes arsye për të bërë krim, i cili mund të jetë për shkaqe morale, tradhti bashkëshor­tore, çështje pronash etj.

Sipas jush profesor, sa peshë zë faktori i tradhtisë bashkëshor­tore në ngjarjet kriminale?

Krimet në shoqërinë shqiptare ndodhin për disa shkaqe. Shkaku i parë është për çështje nderi dhe këtu dua të theksoj se korniza morale e shoqërisë shqiptare vazhdon akoma të jetë konservato­re, primitive, patriarkal­e e cila nxit krimet dhe për fat të keq opinioni publik, këtë lloj krimi dhe e justifikon duke thënë: e vrau bashkëshor­ten për çështje morale, për tradhti apo për arsye të tjera? Termi tradhti duhet të largohet nga terminolog­jia e shoqërisë sonë, nga media dhe nga gjykimi, sepse mendoj që është një term i politizuar që nxit krimin. Ka terma të tjerë më të butë me të cilët mund të flasim për mungesë besnikërie, për prishje të kontratës martesore, sepse çështja e përdorimit të termit është një çështje thelbësore. Njeriu përballë njeriut tradhtar e ka të lehtë të procedojë në mënyrë kriminale, ndërsa nëse individi ka një koncept më të humanizuar, më të butë, duke menduar që kjo është prishje e kontratës martesore apo mungesë besnikërie seksuale apo erotike, atëherë çështja do të zgjidhet në mënyrë të arsyeshme. Ne edhe divorcet i kemi shpeshherë në

Familja e dikurshme ka qenë një qelizë

morale dhe edukative shumë e fortë, ishte një celulë autoritare dhe kishte një staf edukativ shumë të

mirë për të formuar pinjollët e vet, të cilët nuk e njihnin rrugën e

krimit.

 ??  ?? Sociologu Gëzim Tushi
Sociologu Gëzim Tushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania