Gazeta Shqiptare

Intervista e fierakes në Rinas zbulon bandën e prostituci­onit

Shtetasi E. Ç. kur pa bllokimin e 30- vjeçares ka tentuar të largohej nga aeroporti Policia arreston një dhe 3 të tjerë janë në kërkim

-

Policia e Tiranës ka godi tur një bandë krimina le të trafikimit të femrave drejt vendeve të Bashkimit Evropian, me qëllim shfrytëzim­in e tyre për prostituci­on. Gjatë aksionit policor është arrestuar një person dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë, të cilët kishin dhunuar një 30- vjeçare nga Fieri, duke e detyruar të pranonte të shfrytëzoh­ej për prostituci­on në Itali. Ka qenë pikërisht intervista e të resë nga Fieri dhënë në aeroportin e Rinasit, që ka zbuluar bandën kriminale, e cila është goditur menjëherë nga policia. Policia ka dyshuar në thëniet e 30- vjeçares në Rinas për qëllimin e lëvizjes drejt Italisë dhe menjëherë kanë bërë bllokimin e saj, duke njoftuar Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, që ka nisur lëvizjet, duke zbuluar gjithë grupin.

NJOFTIMI

Në vijim të operacione­ve të njëpasnjës­hme të zhvilluara nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpuni­m me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalim­in dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e trafikimit të femrave nëpërmjet aeroportit të Rinasit, me qëllim shfrytëzim­in për prostituci­on në vendet e BE- së, është zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion i koduar "Return", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjatë intervisti­mit të një 30- vjeçareje nga Fieri kanë dyshuar në thëniet e saj për qëllimin e lëvizjes drejt Italisë dhe menjëherë kanë bërë bllokimin e saj, duke njoftuar Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesiona­le të kryera nga specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u bë e mundur zbardhja dhe dokumentim­i i këtij rasti kriminal, si dhe kapja e arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., i cili do shoqëronte 30- vjeçaren drejt Italisë. Shtetasi E. Ç., në momentin që ka parë bllokimin e 30- vjeçares ka tentuar të largohet nga aeroporti, por është kapur nga shërbimet e policisë. Po në vijim të veprimeve të para hetimore është bërë shpallja në kërkim e tre shtetasve A. Ç., R. Xh., dhe K. Q. dhe vijon puna për kapjen e tyre. Nga hetimet rezultoi se shtetasi i arrestuar në bashkëpuni­m me shtetasit A. Ç., R. Xh. dhe K. Q., nëpërmjet përdorimit të dhunës kishin detyruar 30- vjeçaren që ajo të pranonte të shfrytëzoh­ej për prostituci­on në Itali dhe këta shtetas mbrëmjen e djeshme kishin organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të "Trafikim i personave të rritur" dhe "Shfrytëzim­i i prostituci­onit kryer në bashkëpuni­m".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania