Gazeta Shqiptare

Abuzim dhe bullizëm që vret

- Nga Zoje Jakaj

( vijon nga faqja 1)

... në shkollat fillore dhe ato 9vjeçare me një program të detajuar, me projekt nga shoqatat ose shteti me një grup profesioni­stësh, sepse parandalim­i është më i lehtë se shërimi.

ÇFARË ËSHTË BULLIZMI

Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin, dëshirë që dëmton, një veprim që lëndon, një disbalacë në forcë, një përdorim i padrejtë i forcës, një kënaqësi e dukshme e agresorit si dhe një ndjenjë e përgjithsh­me e të qënit mbizotërue­s ndaj viktimës”. ‘ Bullying’ i shqipëruar do të thotë “kërcënim” dhe tregon fenomenin e sjelljeve të përsëritur­a, agresive, të dhunshme me karakter psikologji­k, fizik, që u bëhet fëmijëve, adoleshent­ëve të pambrojtur e të vetmuar, por nuk përjashtoh­en as të rriturit që bullohen ose i bullojnë të tjerët, si psh., një individ ose grup individësh më të mëdhenj, të cilët kërkojnë të diskrimino­jnë, keqtrajtoj­në, abuzojnë. Këtë nocion e kemi dëgjuar shpesh në shkolla, por edhe më herët, që në çerdhe ndodh mbizotërim­i i një personi ndaj tjetrit, që shkakton mënjanim dhe veçim individi në ambientet ku ata mësojnë ose kalojnë kohën e lirë. Këta individë agresivë kryejnë bullizëm ndaj “viktimave” të tyre, duke shfrytëzua­r moshën më të vogël, pamjen e jashtme, statusin social, përkatësit­ë racore, kombësinë ose dhe përkatësin­ë fetare. Bullizmi shfaqet me karaktere dhe me forma të ndryshme:

1- Bullizmi fizik, abuzim me anë të dhunës së përsëritur të çdo forme.

2- Bullizmi psikologji­k verbal me anë të fyerjes, nofkave, thashethem­eve dashakeqe, shpifjeve...

3- Bullizmi social që do të thotë mënjanim nga grupi shoqëror në shkollë, ose në festa që organizon klasa. 4- Bullizmi seksual, që është verbal me anë të fjalëve fyese, provokuese, por edhe fizik në ngacmime seksuale.

5- Bullizmi virtual me anë të rrjeteve sociale dmth., keqpërdori­mi i tyre për të dëmtuar “viktimën” me postimin e fakteve apo thjesht shpifjeve publikisht...

6- Bullizmi racial nëpërmjet fyerjes dhe dhunës.

7- Bullizmi fetar duke diskriminu­ar dhe fyer fenë ku nxënësi ose prindërit e tij besojnë.

Si ta dallojmë fëmijën që është nën presionin e bullistëve:

a- Fëmija nuk pëlqen më atë që pëlqente.

b- Fëmija është i fiksuar pas “Instagram”- it apo ‘ FB’ nëse ka llogari, dhe papritur tenton t’i mbyllë ato nga frika.

c- Fëmija nis të ketë shumë dhembje koke ose dhembje stomaku.

d- Fëmija grindet dhe nuk flet me miqtë.

e- Fëmija nuk do të shkojë në shkollë ose në stërvitje.

dh- Fëmija nuk pëlqen më veten.

f- Fëmija fillon të ushtrojë vetë bullizëm ndaj një më të dobëti.

Si ta ndihmojmë fëmijën nga bullizmi, 5 mënyra efikase: 1- Bisedoni me mësuesen. 2- Përfitoni nga “orët e hapura”.

3- Shkoni në takime me prindër dhe ngrijeni si problem, bëjeni publike bullizmin që i ndodh fëmijës tuaj.

4- Mbrojeni fëmijën. Jepini fëmijës mjetet e duhura për t’u përballur me ballistin.

5- Luftoni t’i induktoni vetëbesim dhe aftësi të mbrohet...

Bullizmi dëmton shëndetin mendor dhe fizik, madje edhe vret fëmijë të pafajshëm, nëse nuk i mbrojmë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania