Gazeta Shqiptare

Reja: Ja pse i lashë jashtë Mavrajn dhe Sadikun, në Turqi ikim për fitore

Trajneri i Kombëtares pohon se ende nuk e ka menduar rinovimin e kontratës, por rifreskimi i ekipit lë të kuptosh se do të vijojë Italiani shpalos kartat, në "Sukru Saraçoglu" kuqezinjtë do të kërkojnë 3 pikët

-

Edi Reja shkon në Turqi për fitoren. Trajneri i Kombëtares kuqezi është i prerë në atë që kërkon nga sfida e radhës, në atë që e konsideron "trenin e fundit" për Shqipërinë në këto eliminator­e. Në "Sukru Saraçoglu" të Stambollit, kuqezinjtë i pret një përballje e ashpër në një klimë të nxehtë, por italiani ka besim, besim te grupi i lojtarëve, ndonëse ka lënë jashtë emra me peshë si Mërgim Mavraj dhe Armando Sadiku. Por, sikundër e thekson vetë, kërkon t'u japë minuta lojtarëve të rinj, që ata të shfaqin vlerat e tyre. Aktualisht ai nuk e ka mendjen te rinovimi i tij, por duke parë dëshirën për të rinovuar grupin kuqezi, Reja të lë të kuptosh se ai mendon edhe për fushatën e ardhshme eliminator­e në Ligën e Kombeve.

Shohim listën dhe ajo që bën përshtypje është mungesa e Mavrajt dhe Sadikut...

Unë kam folur me Mavrajn! Ka për të bërë një operacion në krah. Më ka kërkuar pushim. Do ta rifitoj radhës tjetër. E di që do pyesni edhe për Sadikun. Ka kërkuar pushim për probleme familjare. Xhaka nuk është grumbullua­r, kam folur, i kemi sqaruar. Dua të njoh lojtarët e rinj si Selhai dhe Seferi. Nuk më pëlqen të grumbulloj 27 lojtarë. Me lojtarët me vlera nuk dua të krijoj situata të pakëndshme, duke i dërguar në tribunë. Dua t'u jap minuta lojtarëve që të tregojnë vlerat e tyre, duke provuar sa më shumë. Gjithashtu edhe Trashin e kishim në grup, meriton konsiderat­ë dhe minuta për të luajtur. Po luan rregullish­t me klubin.

Përse keni grumbullua­r 4 portierë?

Duke qenë se Turqia ka grumbullua­r 4 portierë, edhe unë grumbullov­a 4 portierë. Ne kemi portierë shumë të mirë, që po e tregojnë veten. Më mbetet detyra e vështirë e zgjedhjes se kush do të jetë titullari. Nuk kemi një çështje "Berisha" në Kombëtares, mjafton që ata të vijnë në grumbullim, të japim më të mirën dhe të mos krijojnë probleme. Selmani po merr minuta në kampionati­n turk, më duket e arsyeshme që ne ta kemi në konsiderat­ë, sidomos këtë ndeshje ndaj Turqisë…

Sinjalet e marra nga lojtarët dhe forma që po kalojnë.

Është shumë e rëndësishm­e që lojtarët të luajnë dhe të kenë minuta. Duhet marrë në konsiderat­ë qëndrimi i tyre. Dua të veçoj Dermakun, nuk po luan me Parmën, por ku grumbulloh­et me Kombëtaren, jep diçka më shumë. Kumbulla është vetëm 19 vjeç, shënoi gol dje dhe është një lojtar i rëndësishë­m. Hysaj nuk po gjen më hapësira te Napoli. Nuk preferoi të shkonte në tribunë me Napolin, por preferoi të stërvitej. Këto sjellje më bën të zgjedh lojtarët që janë më kreativë dhe më të dobishëm për ne.

Si shkojmë në Turqi? Do të shkojmë në Turqi me besim. Dihen vlerat e lojtarëve të Turqisë, të cilët kanë cilësi të madhe dhe marrin pjesë në Kupat e Europës. Ne po krijojmë një grup të rëndësishë­m, që mund të marrim rezultate kudo. Shkojmë me bindjen që mund të bëjmë lojën tonë. Janë të fortë në kundërsulm. Nga ana taktike do të bëjmë një ndeshje shumë të mirë për të marrë një rezultat pozitiv.

Cili është objektivi? E dimë shumë mirë që kjo është mundësia e fundit për të shkuar në Europë. Ambienti është gati për të marrë një fitore ndaj Turqisë. Edhe barazimi nuk na intereson. I vetmi objektiv i yni është të bëjmë një ndeshje sa më pozitive për të marrë një rezultat pozitiv, që është fitorja. E ardhmja juaj?

Detyra jonë është të punojmë mirë dhe me impenjim të lartë. Me vlerësimet do të merremi në nëntor. Kemi krijuar një grup të mirë, që gradualish­t po integrohen me njëri- tjetrin. Më pëlqen një skuadër që luan futboll të mirë, jo vetëm të mbrohemi dhe të jemi cinikë. Dëshira ime është të vazhdoj me Kombëtaren.

Përgatitje­t dhe vështirësi­të ndaj Turqisë?

Ndeshja në Shkodër ishte ndeshje tjetër. Kjo e sotmja është një skuadër tjetër. Kam shumë besim te kjo skuadër e re. Turqia arriti të fitonte ndaj Francës. Në transfertë kanë probleme, në shtëpinë e tyre zhvillojnë ndeshje me intensitet të lartë. Po përgatisim skuadrën për një ndeshje me këtë intensitet dhe me këtë rëndësi. Duhet vëmendje ndaj lojtarëve të Turqisë. Janë rrezikshëm dhe kanë kontingjen­t të madh. Ka ndryshuar shumë Turqia nga ndeshja në Shkodër. Golat e pësuar ndaj Islandës kanë qenë për mungesë vëmendjeje nga ana jonë. Gjëra që nuk duhet të ndodhin në ekipin tonë, po punojmë t'i eliminojmë këto gabime. Dua të veçoj edhe faktin që ishte shumë e rëndësishm­e ndeshja në Shkodër, kur humb në shtëpi me një

rival direkt si Turqia, peshon shumë. Ne do të shkojmë aty me një bindje të madhe për të bërë një ndeshje të madhe dhe për të marrë një rezultat pozitiv.

Si po shkon rinovimi i Kombëtares?

Kemi thënë që po rinovojmë këtë grup. Kam mbajtur në konsiderat­ë punën e Panuçit. Ndaj Islandës mesfusha ndryshoi 100%. Zgjodha lojtarët që ofrojnë më shumë cilësi teknike. Dua të vlerësoj në bazë të karakteris­tikave individual­e se kush na shërben më shumë. Lojtarët e rinj janë vlerë e shtuar. Do mundohemi të gjejmë kombinimin e duhur në ndeshje. Do fusim në lojë ata lojtarë që na shërbejnë, në varësi të situatës dhe të ndeshjeve. Dua të përmend edhe faktin që lojtarë si Xhaka, Abrashi dhe Ramadani nuk kanë bërë paraqitje nën mesatare. Ndeshjet shpeshherë vendosen nga episodet. Roshi u kritikua ndaj Francës, por kur hyri ndaj Islandës, na zgjidhi lojën. Vuajtëm për 10 minuta. Ishim një episod pozitiv për ne. Ndeshjet shpeshherë vendosen nga episodet. Shpresoj që të përsëriten episodet pozitive në favorin tonë. Kemi edhe Qosen dhe Ndojin. Ky i fundit aktualisht është i dëmtuar. Do presim. Për Qosen po pres momentin e duhur për ta futur. Duhet gjetur momenti që lojtarët të japim maksimumin në fund. Duhet të ecim me të njëjtin hap. Si çështja e kualifikim­it dhe pikëve, edhe çështja e rinovimit të skuadrës. Është normale që duhet të mendojmë të ardhmen. Në Itali ka shumë të rinj shqiptarë që luajnë. Ka djem shqiptarë të lindur edhe në Gjermani, Zvicër, Austri dhe deri diku lojtarët atje duan të luajnë atje, por ne do të provojmë. Është normale që lojtarët e lindur në ato vende synojnë të luajnë për kombëtaret e vendeve ku kanë lindur. Grumbullim­i i lojtarëve nga Kosova normalisht që na prish punë. Do provojmë me të gjithë të rinjtë që na duken premtues. Duhet të vlerësojmë sa më mirë për të ndërtuar një skuadër sa më cilësore. Është normale që plani shkon për tej nëntorit. Ne do analizojmë çdo kundërshta­r. Normale që do shikojmë për të ardhmen. Kush punon, gabon; do të mundohem të afroj lojtarët që mendoj se i shërbejnë skuadrës. Kush më njeh pak më mirë, e di që nga Napoli, Lacio dhe Kaljari jam larguar unë. Nuk jam i lidhur me kontratat dhe paratë. Më pëlqejnë projektet e mira, ku mund ta bëj punën sa më mirë.

Ndoqët ndeshjen Partizani- Teuta, por patë vetëm një pjesë loje...

Pashë gjëra interesant­e. Ishte një ndeshje me intensitet të lartë, më pëlqeu. Këto ndeshje ndiqen për të vëzhguar lojtarë specifikë. Niveli është mjaftueshë­m i mirë. U largova nga stadiumi për të ndjekur ndeshjen italiane në orën 6, për të vëzhguar lojtarët shqiptarë. Vëzhguam Trashin, më pëlqeu edhe në fazën difensive. E kemi afruar në Kombëtare për cilësitë e mira. Ka arritur të gjejmë formën më të mirë. Pati edhe një karton të kuq. Nga ana taktike Partizanit iu desh të ndryshonte. Shoh që është një kampionat i luftuar, i ekuilibrua­r. Është një gjë që më pëlqen.

Suksesi i Xhani De Biazit?

Nuk është e thjeshtë për trajnerin të zgjedhë lojtarët e duhur. Unë vendos në bazë të lojtarët kyç, zgjedh edhe skemën taktike. Kemi folur shpeshherë për mbrojtjen me 3 dhe me 4. Pozicionim­i 3- 5- 2 na jep mundësi ta menaxhojmë topin shumë lirshëm. Kemi mundësi të mbrohemi më mirë. 5 që mbrojnë dhe 5 që sulmojnë. 3 mbrojtësit mbrapa arrijnë ta qarkullojn­ë topin më mirë. Në qoftë se interpreto­het mirë loja, çdo gjë shkon mirë, siç shkoi ndaj Islandës. Pamë një lojë bindëse dhe një rezultat bindës.

Eksperienc­a dhe besimi…

Eksperienc­a është normale që hyn në punë, fitohet me kalimin e kohës. Duhet të ketë besueshmër­i midis meje dhe lojtarëve. Nëse ata kanë besim te mua dhe këshillat e mija, ky bashkëpuni­m do të jetë i frytshëm. Nëse ka mungesë dëshire për të ndjekur udhëzimet që unë jap, eksperienc­a nuk shërben për asgjë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania