Gazeta Shqiptare

Zemër shkodrane në Elbasan, Vllaznia mposht Kukësin për kreun

Bylisi barazon në Laç dhe ruan vendin e parë, por aty ka edhe Teutën, Skënderbeu­n dhe kuqeblutë Kampionat i çmendur, 7 ekipe ndahen nga vetëm 2 pikë!

-

Nëse ndokush do ta kishe parashikua­r një fillim të tillë të kampionati­t, të gjithë do të kishin qeshur me të! Bylisi është i pari me 12 pikë, 9 pikë larg maksimumit të mundshëm të këtyre 7 javëve të para, ndërsa sheh aty Skënderbeu­n, Teutën dhe Vllazninë. Një pikë poshtë tyre është Partizani dhe Tirana, ndërsa Kukësi është dy shkallë më poshtë 4 ekipeve kryesuese. Shtatë skuadra që duelojnë javë pas jave me njëra- tjetrën dhe që nuk po arrijnë të shkëputen. Kjo do të thotë ose cilësia është rritur së tepërmi krahasuar me edicionin e fundit, ose ka rënë. Natyrisht, shpresojmë që të mos jetë kjo e dyta!

Tre supergola në Elbasan, "qesh" Vllaznia

Kush do ta kishte menduar përpara fillimit të sezonit se Vllaznia e rikthyer rishtazi në Superligë, por që ka ende të trashëguar­a problemet e së shkuarës, do të ishte në vend të parë pas javës së shtatë? Madje, do të mbërrinte këtu duke thyer pretendent­ët e Kukësit në një përballje direkte të luajtur në "Elbasan Arena". Kukësi- Vllaznia ngjante si sfida klasike mes Goliathit të fuqishëm dhe Davidid të ri, që arrin të mposhtë ushtarin e madhështor të filNjë

lajm i keq për Ko mbëtaren në prag të sfidave të tetorit për eliminator­et e "Euro 2020", kundër Turqisë dhe Moldavisë. Elseid Hysaj u kthye titullar me Napolin në ndeshjen e së dielës për kampionati­n italian kundër Torinos, por u istinëve me një gjuajtje precize me hoben e tij. Pak a shumë e njëjta gjë ndodhi edhe në Elbasan, veçse Vl

laznia gjuajtjet i ka dy, të dyja në rrjetë, të dyja të shkëlqyera! Do të jetë fillimisht braziliani Higor që kalibron një të majtë të rreptë nga jashtë zonës, e cila prehet në trekëndësh­in e majtë të Xhikës, me gardianin e Kukësit, që është i pafuqishëm përpara gjuajtjes fantastike të mesfushori­t kuqeblu. E dyta në të 79'- ën, kur Gligorov bën një dalje spektakola­re në fundore dhe pason në qendër, aty ku e majta e Gilman Likës nuk tradhton dhe depoziton në rrjetë golin e fitores. Në mes të dy golave shkodranë, barazimi i përkohshëm i Shkurtajt pas një aksioni dhe pasimi prej manuali nga Kristal Abazaj. Gjithçka e bukur në këtë ndeshje, ashtu si dhe fitorja e Vllaznisë.

LAÇI- BYLIS, PAQE E BARDHË

"Hirushja" e kampionati­t, Bylisi, vijon të mbajë me prepotencë vendin e parë, kjo falë golave me bollëk që ka shënuar, sidomos "manitas" ndaj Flamurtari­t. Por në Laç, Dovedan e kishte të qartë që do haste vështirësi. Ndaj skuadrave të Starovës është gjithnjë e vështirë të çash, por kësaj radhe kurbinasit ishin të orientuar drejt sulmit. Fatkeqësis­ht për bardhezinj­të është Isli Hidi "supermeni" i mallakastr­iotëve, që pret çdo gjë që i drejtohet portës së tij, sidomos në minutat e fundit, kur sfida kthehet në Laçi kundër Islit, sidomos në goditjet e braziliani­t Teko dhe Lushkjes në kohën shtesë, duke u dhënë një pikë të artë bardhekuqv­e dhe duke i mohuar fitoren Laçit, me ekipin e Starovës që në këto shtatë javë kampionat e ka provuar vetëm njëherë shijen e suksesit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania