Seehofer paralajmëron për një krizë të re refugjatësh
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Seehofer kërkon më shumë solidaritet nga BE në politikën e refugjatëve. Përndryshe, së shpejti në Europë mund të vijnë më shumë refugjatë sesa në vitin 2015, tha ai në një intervistë.
të vitit 2016, Seehoferi tha: “Si ministër i Brendshëm gjerman, unë nuk mund ta marr i vetëm këtë vendim”.
RRITJE E KONSIDERUESHME E NUMRIT TË REFUGJATËVE
Seehoferi vizitoi ditët e fundit Greqinë dhe Turqinë dhe u premtoi të dyja vendeve mbështetje më të madhe në përballimin e migracionit. Si Turqia ashtu edhe Greqia kanë qenë të ngarkuara rëndë në kufirin e jashtëm të BE për vite me radhë, numri i emigrantëve atje është rritur masivisht, theksoi ai në udhëtimin e tij.
Sipas gazetës “Welt am Sonntag”, numri i refugjatëve që kanë mbërritur në BE përmes Turqisë deri në fund të shtatorit tashmë ka arritur 46.546. Gazeta i referohet një raporti të brendshëm dhe konfidencial të Komisionit Evropian. Kjo paraqet një rritje prej 23 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas parashikimit të qeverisë greke, deri në fund të vitit priten rreth 25.000 migrantë të tjerë.
ERDOGAN KËRCËNON BE- NË
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kohët e fundit ka kërcënuar se do t’u hapë refugjatëve dyert për në Evropë, po të mos vijë prej Evropës ndihmë më e madhe financiare. Njëkohësisht, ai bëri thirrje për ndihmë për krijimin e një zone të ashtuquajtur sigurie në veri të Sirisë. Turqia ka nënshkruar në vitin 2016 një marrëveshje me Bashkimin Evropian, e cila ndër të tjera i garanton asaj miliarda euro ndihmë për refugjatët.
Erdogan dëshiron të krijojë një zonë sigurie për dy milion vetë në veri të Sirisë. Me ndihmë ndërkombëtare atje synohet të ndërtohen 140 fshatra. Për financimin do të organizohet një takim donatorësh ndërkombëtarë, sapo territori të jetë “çliruar nga grupet terroriste”, tha ai së fundi në parlament në Ankara.
SHBA LE TË KALOJË AFATI
Turqia ka dashur prej kohësh një zonë që ta kontrollojë e vetme në kufirin sirian- turk, fillimisht ato zona i kontrollon milicia kurde YPG. Turqia e konsideron YPG- në si një organizatë terroriste.
SHBA, e cila po lufton në Siri me YPG kundër terrorizmit të Shtetit Islamik, ishte zotuar të ndihmojë në ngritjen e zonës - edhe për të parandaluar një sulm të Turqisë ndaj aleatëve kurdë, të shpallur prej kohësh. Një afat, të cilin Erdogani e caktoi deri në fund të shtatorit ndërkohë ka kaluar. Ditët e fundit, Erdogan ka kërcënuar vazhdimisht se do ta pushojë zonën.