Shkelmohet dera, banorët e "Astirit" protestë para policisë së Tiranës
Ndryshimet në Kodin Penal nisin me arrestimin e tre banorëve të Unazës së Re Bllokojnë rrugën, paralajmërojnë protesta pa afat
Policia arrestoi dje tre banorët e Unazës së Re, pas ndryshimeve të Kodit Penal pasi bllokuan rrugën në protestën e organizuar pasditen e djeshme, e cila vijon prej një viti. Familjarët e tyre u ngritën në protestë, ndërsa nuk munguan incidentet para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skënder Doda, si çdo pasdite në 12 muajt e fundit dolën në protestë duke bllokuar qarkullimin për 60 minuta, por mëngjesin e djeshëm ata u përballen me prangat e policisë, ndërsa do të jetë gjykata që do të vlerësoi masën për ta. "Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit,"njofton policia. Kurse avokati I tyre deklaroi: "Kanë kryer arrestim në flagrancë në mënyrë të paligjshme. Vazhdojnë të njëjtat akuza". Ndërkohë Partia Demokratike publikoi një video që tregon momentin e arrestimit të Skënder Dodës në lokal. Por ky moment solli tensionimin e banorëve të Unazës së Re, të cilët dje protestuan para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Tiranës, ku nuk kanë munguar dhe konfrontimet.
MBËSHTETJA
Në mbështetje të banorëve kishte edhe ish- deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ish deputeti i PD, Klevis Balliu paralajmëroi se banorët do nisin protesta pa afat. Balliu tha se arrestimi i tre banorëve të Astirit ishte i paligjshëm. Ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama si fajtor për situatën e krijuar para Drejtorisë së Policisë. Ish- deputeti shtoi se pasojat e arrestimeve do jenë përgjegjësi e Kryeministrit Rama. "Është Rama shkaktari i kësaj proteste. Erdhi ky njeri, ky bandit, mafioz, hajdut që i provokoi dhe arrestoi në sytë e fëmijëve të tyre sepse protestojnë. Pasojat janë përgjegjësi direkte e Edi Ramës. Nuk di të them çfarë pasojash ka, nuk di të them se çfarë do të ndodhë por di të them se është faji i tij. Ata kërkojnë dialog me qeverinë. Të zgjidhin këtë problem, të flasin dhe të vazhdojnë punën e tyre. Ky hajdut, ky kriminel, nuk kërkon dialog me qytetarët, por vjen këtu t'i arrestojë. Kush mendon se është Edi Rama. Kam një thirrje për efektivët e policisë. Edi Rama është në ditët e tij të fundit dhe do mbahet përgjegjësi për të gjithë ato që arrestojnë qytetarët e
ARRESTIMI
Uniformat blu shoqëruan dje në polici tre banorët Ilir Katirajn, 51 vjeç, Gramoz Shehun, 54 vjeç dhe Skënder Dodën, 56 vjeç. Ata u arrestuan për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit". Shoqërimi i banorëve të Unazës së Re vjen pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal për bllokimin e rrugëve.
këtij vendi, për të gjithë ata që zbatojnë këto urdhra. Jemi në mbështetje të banorëve. Dhe sot ( dje) në orën 18: 30 do të vazhdojë protesta por nuk them afat kohor se sa do të zgjasë protesta. Atë do ta vendosin banorët", tha z. Balliu. Kurse Endrit Braimllari i LSI- së u shpreh: "Edi Rama dhe Damian Gjiknuri sot duhet të ishin para drejtësisë sepse janë ata që kanë zhvilluar aferën më të madhe korruptive te Unaza e Re". Pas rreth dy orësh protestë, banorët e Unazës së Re u larguan, por në mbrëmje ata dolën sërish në protestë duke bllokuar aksin rrugor të Unazës së Re.