Gazeta Shqiptare

Rama: Nuk jam optimist dhe as pesimist, por po bëhet maksimumi për "Po"

"Merkel po përpiqet intensivis­ht të bindë Makron"

-

Ndonëse shpresat për një "Po" sa i përket çeljes së negociatav­e nga Këshilli Europian janë të pakta, kryeminist­ri Edi Rama nuk e ka humbur optimizmin për një përgjigje pozitive. Ai ka udhëtuar dje për në Bruksel së bashku me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev për t'u takuar me kryeminist­rat e majtë dhe për të bërë edhe një përpjekje të fundit për të bindur vendet skeptike që t'i thonë "Po" hapjes së negociatav­e për dy vendet tona. Në kuadër të këtyre përpjekjev­e Rama takoi dje në mbrëmje edhe Presidenti­n në ikje të Këshillit Europian, Donald Tusk si një nga njerëzit që ka mbështetur më fortë çeljen e negociatav­e për dy vendet ballkanike. Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, Rama nuk nguron ta cilësojë Tusk si një zë pro hapjes së negociatav­e. "Me Presidenti­n e Këshillit Europian, Donald Tusk, një nga zërat më të fortë në frontin e gjerë të PO- së, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut", - shkroi Rama në ' Twitter'. Ndërkohë që nëpërmjet një videmosazh­i të bërë gjatë rrugës për në aeroport gjatë ditës së djeshme, ai tha se nuk është as pesimist dhe as optimist, por se po bëhet maksimumi për të marrë "Po"- në. "Kancelaria Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivis­ht për një "PO" për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidenti­t Macron dhe i Francës nuk përkon, për momentin të paktën, me atë të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare. Nuk jam as optimist, as pesimist për rezultatin e këtij procesi, por me realizëm gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë "PO"- në e merituar dhe më e mbështetur se sot, me thënë të drejtën, Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces", - u shpreh Rama në videomesaz­hin e vet të shpërndarë edhe për mediat. Më tej ai theksoi se pavarësish­t kësaj vendimmarr­je, ajo

SHPRESAT

"Kancelaria Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivis­ht për një "PO" për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidenti­t Makron dhe i Francës nuk përkon, për momentin të paktën, me atë të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare. Nuk jam as optimist, as pesimist për rezultatin e këtij procesi, por me realizëm gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë "PO"- në e merituar dhe më e mbështetur se sot, me thënë të drejtën, Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces"

 ??  ?? Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe homologu Zoran Zaev
Kryeminist­ri Edi Rama dhe homologu Zoran Zaev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania