Gazeta Shqiptare

PS: Venecia tha se Meta shkeli Kushtetutë­n, hetimi do vazhdojë

-

Mazhoranca

ka një interpreti­m krejt tjetër nga Pres idenca të Opinionit përfundimt­ar të Komisionit të Venecias mbi ligjshmëri­në e vendimit të Presidenti­t Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryetari i Grupit Parlamenta­r Socialistë, Taulant Balla shprehet se Venecia konstatoi se presidenti ka shkelur Kushtetutë­n. "Kuvendi është një prej hallkave në proces, Kushtetues­ja është ajo që thotë fjalën përfundimt­are. Padyshim opinioni i Venecias ka konkluduar se kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutë­s në veprimin e Presidenti­t", - tha Taulant Balla në një deklaratë për mediat. Kreu i grupit parlamenta­r të PS- së Taulant Balla deklaroi se Komisioni i Posaçëm i Hetimit për shkarkimin e Metës duhet të vijojë punën, brenda afateve që janë vendosur nga Kuvendi.

Po ashtu ai tha se fjala e fundit për të vendosur nëse Meta do të shkarkohet apo jo e ka Gjykata

Kushtetues­e. "Kuvendi siç thotë edhe Venecia, do të vlerësojë nëse shkelja është e rëndë sipas nenit 90 e më pas vlerësimin e saj e bën vetëm Gjykata Kushtetues­e. Komisioni duhet të kryejë punën e caktuar, pas afateve që i është vënë nga Kuvendi. Kam qenë një nga 55 firmëtarët që kanë kërkuar shkarkimin e Metës. Komisioni i Posaçëm Hetimor që po heton presidenti­n ka një plan hetimor dhe ka dëgjuar personin nën hetim. Ka marrë ose do të marrë edhe opinionin përfundimt­ar dhe do të dalë në përfundim me konkluzion­in përfundimt­ar. Fjalën e fundit e thotë Gjykata Kushtetues­e. Certifikim­in e saj e bën vetëm ky institucio­n. Nuk kemi menduar pasardhës për presidenti­n Meta", - tha Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania