Gazeta Shqiptare

Kundërshtu­an forcat e policisë, lirohet Balliu dhe protestues­it e tjerë të "Unazës"

-

Gjykata

Penale e Tiranës la dje të lirë ish- deputetin Klevis Balliu dhe 9 protestues­it e tjerë të arrestuar të dielën në zonën e "Astirit". Seanca për 10 të arrestuari­t zgjati rreth 2 orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa në përfundim u dha masa "detyrim paraqitje" për 10 të arrestuari­t. Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për të gjithë të pandehurit dhe cilësimin si të ligjshëm të ndalimit të tyre. Organi i akuzës paraqiti si prova raport shërbimet e policisë dhe pamje filmike të mediave, të cilat u kundërshtu­an nga avokatët mbrojtës, pasi sipas tyre nuk mund të mbahen në burg me prova të tilla. Në përfundim të argumentim­it nga prokuroria dhe avokatët, gjyqtari Kreshnik Omari vendosi të cilësojë të paligjshëm arrestimin e tyre. Në përfundim të seancës gjyqësore, ish- deputeti i PD- së, Flamur Noka tha se protestat e banorëve të mbështetur edhe nga opozita do të vazhdojnë. "Sado të përpiqet Edi Rama së bashku me bandën e tij të nënshtrojë banorët e ' Unazës së Re' do ta ketë të pamundur. Ata sot kanë kauzën më të drejtë që mund të ketë qytetari në demokraci. Kauza e tyre është e shenjtë dhe qëndresa e tyre ka bërë që sot në sytë e shqiptarëv­e të jenë heronj të shtëpive të tyre. Do të vazhdojë protesta. Është një protestë e ligjshme. Fakti që ata janë përpjekur t'i akuzojnë për bllokim rruge është përgjegjës­i e policisë, që duhet të kishte marrë masa. Koha mund të jetë e batakçinjv­e, por e drejta është e qytetarëve", tha z. Noka. Vendimi për lirimin e tyre u prit me duartrokit­je nga banorët e "Unazës". Seanca u mbajt nën masa të rrepta sigurie për të shmangur çdo lloj incidenti. Pas ndryshimev­e të Kodit Penal, ku bllokimi i rrugëve dënohet deri në 3 vite heqje lirie dhe janë arrestuar 16 qytetarë, ku vetëm 3 prej tyre janë lënë në masën arrest me burg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania