Gazeta Shqiptare

Valteri: Puç i organizuar nga PD, Hajdari nuk është shkarkuar

-

Nënkryetar­i

i grupit demokrat, Halit Valteri, ka konfirmuar dje se Rudina Hajdari nuk është shkarkuar nga posti i kryetarit. Ai ka etiketuar në mënyrë të drejtpërdr­ejtë PDnë si nxitëse e këtij skenari, të cilin ai nuk nguroi ta cilësojë puç. "Zonja Hajdari është ende kryetare grupit parlamenta­r demokrat. Kanë ndodhur një sërë sulmesh, ose ka qenë një stuhi e rëndë në grupin parlamenta­r demokrat, ku grupe të caktuara jashtë parlamenti­t të orientuara për të bllokuar reformën zgjedhore dhe atë të drejtësisë, kanë tentuar të largojnë zonjën Hajdari dhe të marrin në dorë frenat e opozitës shqiptare. Ky puç është i organizuar nga PD- ja, sepse kjo ndodhi pas 5 kërkesave që PDja kishte për reformën zgjedhore dhe një nga këto kërkesa ishte anashkalim­i i reformës zgjedhore", - tha Haliti. Ai bëri të ditur gjithashtu se deputetët që e kanë e krijuar gjithë këtë histori janë përdorur nga PD- ja dhe se në dokumentin e zgjedhjes së kryetarit të ri ekzistojnë firma të deputetëve që atë ditë nuk kanë qenë fare në Shqipëri. "Nuk ka pasur një vendim shkarkimi, sepse zonja Hajdari kërkoi 1 javë kohë për të parë qëndrimin e saj. Po ndodhi që në atë mbledhje erdhën disa persona me një copë letër dhe thoshin o do zgjidhet Korab Lita, o s'ka. Aty në atë listë kanë firmosur edhe deputetë që s'kanë qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Mua më rezulton se në datën 11, deputeti Alban Zeneli nuk ka qenë në Shqipëri, ndërkohë që zoti Lita rezulton të ketë firmosur një skresë në datë 11. Janë njerëz që përdoren nga PD- ja dhe grupime të tjera të jashtme. Këta tre deputetë për mendimin tim nuk dinë të bëjnë asgjë në këtë botë, përveç se pazare dhe kulisa", - tha Haliti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania