Gazeta Shqiptare

Denaj: Ekselentët kontigjent për punësim në ministri

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë takim me studentët e Ekonomikut Rreth 10 % e vendeve do të jenë të dedikuara për ekonomistë­t e ardhshëm

-

Ministrja e Finan cave dhe Ekono misë, Anila Denaj, zhvilloi një vizitë në Fakultetin Ekonomik të Universite­tit të Tiranës, në kuadër bashkëpuni­mit mes MFE dhe këtij Fakulteti në kuadër të Paktit për Universite­tin. Gjatë kësaj vizite, Ministrja Denaj shprehu gatishmëri­në e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të mbështetur studentët e këtij Fakulteti, qoftë për punësimin e studentëve të ekselencës pas përfundimi­t të studimeve të tyre, por edhe sa i përket kryerjes së praktikave të punës në MFE dhe institucio­net e saj të varësisë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, së bashku me institucio­net e saj të varësisë, ka një numër total prej 5800 punonjës dhe ka vendosur si target që minimalish­t 10 % e këtij stafi të vijë nga studentët e ekselencës. Ministrja Denaj tha se kjo është një mundësi shumë e mirë për punësimin e studentëve dhe stimul për arritjen e rezultatev­e shumë të mira gjatë studimeve të tyre. "Ne kemi kontribuar jo vetëm në aspektin e mbështetje­s për studentët e ekselencës, të cilët sot gjithnjë e më shumë janë duke u punësuar në Ministrinë e Financave dhe në sektorë të tjerë të administra­tës publike, por edhe me mbështetje­n e studentëve që kryejnë praktikën. Ne këtë vit kishim 150, por kemi mundësi për më shumë, gati 1500. E rëndësishm­e është që këta studentë që sapo kanë ardhur, me mesatare mbi 9.2 në vitin e parë, të përfundojn­ë arsimin universita­r mbi 9, sepse punësimi është i sigurt dhe ky punësim në administra­tën publike për një ministri si MFE, me 5800 punonjës, me 10 % target minimal punësimi nga ekslentët, krijon mundësinë e 580 punonjësve për të hyrë në tregun e punës të amdinistra­tës publike, vetëm për MFE", u shpreh Denaj. Komuniteti i biznesit ka dhënë kontributi­n e tij në kuadër të zbatimit të projekteve në kuadër të Paktit të Universite­tit. Ministrja vlerësoi këtë kontribut, i cili për Fakultetin Ekonomik ka qenë në shumën e gati 10.3 milionë lekëve të rinj, për ndërtimin e disa laboratorë­ve të informatik­ës, duke mundësuar përmirësim­in e infrastruk­turës mësimore në këtë Fakultet.

DEKANI

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, shprehu falënderim­et e tij për mbështetje­n dhe bashkëpuni­min me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, sidomos sa i përket punësimit të studentëve të ekselencës pranë këtij dikasteri. "MFE tashmë ka krijuar shumë hapësira. Më vjen mirë që studentët e ekselencës komunikojn­ë në vendet e punës ku kanë shkuar, pra është bërë një urë kalimi e studentëve dhe pedagogëve, me institucio­nin. Pra, veç bashkëpuni­mit që kemi firmosur në marrëveshj­en midis nesh, tashmë ne kemi edhe "trupat tona" që janë në këto institucio­ne dhe dua t'ju falënderoj për vizionin bashkëpunu­es mbështetës", u shpreh Kule. 150 studentë të ekselencës janë punësuar deri më tani në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në kuadër të Paktit për Universite­tin dhe priten të punësohen akoma të tjera, pas thirrjes së dytë që u hap në muajin shtator.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania