Gazeta Shqiptare

Alarmi për bombë në makinë, i dënuari: Unë e bëra, s'do i gjendet as kocka e fundit

Vrasësi i taksistit: E paralajmër­ova, s'është askush të tallet me mua, një palo gjyqtar "Kam shumë çështje me gjyqtarin Markelian Kuqo, vendimet e gabuara do t'i paguajë me jetë"

-

Një ditë pas telefonatë­s së rreme për ven dosjen e një bombe në makinën e një gjyqtari në Korçë, mësohet se i dënuari në burgun e Sigurisë së Lartë të Drenovës, Neim Behari ka pranuar se ka qenë ai që ka porositur eksploziv në automjetin e gjyqtarit, Markelian Kuqo. Ai më pas ka njoftuar policinë nga burgu i Drenovës duke thënë se gjyqtarit i është vendosur eksploziv. Por më pas gjithçka ka rezultuar alarm fals, pasi në makinë nuk është gjetur lëndë plasëse. Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, Behari, i cili vuan dënimin prej 24 vitesh për grabitje e vrasje ka hedhur akuza ndaj Kuqos, si një gjyqtar i korruptuar dhe këtë akuzë e argumenton se i ka kërkuar transferim­in nga burgu i Drenovës, por nuk e ka marrë aspak parasysh, por edhe për çështje të tjera, të pazbardhur­a ende. Ai e ka kërcënuar me jetë Kuqon, duke thënë se "vendimet e tij të gabuara do t'i kushtojnë shumë, aq sa dhe nuk do t'i gjendet kocka". Sipas burimeve nga Gjykata e Korçës, mësohet se Neim Behari ka pasur një proces gjyqësor me gjyqtarin Markeljan Kuqo, me objekt "ndryshimi i llojit të regjimit të sigurisë së burgut". Kërkesa e Neim Beharit i është drejtuar gjykatës së Korçës dhe ka pasur gjyqtar të procesit Markeljan Kuqon. Deri tani janë zhvilluar tri seanca gjyqësore, ndërsa gjyqtari ende nuk ka marrë vendim për kërkesën e të dënuarit. Kjo ka acaruar atë. Ndërkaq, "Gazeta Shqiptare" ka zbardhur dëshminë e Beharit, deklarata që ai dha dy ditë më parë në Polici, pasi u identifiku­a që ishte ai personi që alarmoi gjyqtarin për bombë në makinë.

DËSHMIA E TË DËNUARIT

Neim Behari, banues në Lapardha, i cili po vuan dënimin në burgun e Drenovës, për veprën penale të vrasjes. Ka qenë pikërisht ai, që ka telefonuar policinë, duke pretenduar se në mjetin tip "Benz" të gjyqtarit Kuqo ishte vendosur eksploziv, por që pas veprimeve të kryera, alarmi ka rezultuar i rremë. Teksa ka dhënë sqarime për ngjarjen e ndodhur të martën, i burgosuri akuzoi gjyqtarin, se vendimet e tij të padrejta do i kushtojnë jetën. Ndërkohë, Behari shkon edhe më tej me deklaratën e tij, duke kërcënuar se gjyqtarit "s'do i gjendet as kocka e fundit". "Kam shumë çështje me gjyqtarin Markeljan Kuqo. Ai ka shkelur të gjitha të drejtat e mia. E paralajmër­ova fillimisht, por nuk e kam kërcënuar. Ai është një mesazh dhe e kupton shumë mirë gjyqtari. Më njeh më shumë se ç'duhet. I kam kërkuar transferim dhe as e ka marrë parasysh. Nuk është ai askush të tallet me mua. Vendimet e tij të gabuara do i kushtojnë jetën. Këtë ia kam thënë shumë herë dhe jam i bindur

VRASJA E TAKSISTIT

Neim Behari është arrestuar 21 mars të vitit 2005 për një vrasje horror të taksistit, ndërsa vendimi i formës së prerë është dhënë më 21 janar të vitit 2010, duke e dënuar 25- vjeçarin me 24 vite burg. Autori ka kërkuar ulje të dënimit me pretendimi­n se vuan nga probleme mendore, por kjo nuk është vlerësuar nga gjykata.

që s'do i gjendet as kocka e fundit. Më njohin të gjithë se kush jam dhe ku kam punuar më herët. I dënuar për vrasje jam dhe për këtë po vuaj dënimin. Jam dakord. Por të tallet një palo gjyqtar me të drejtat e mia nuk ia fal sa të kem jetë. Zbardhni të vërtetat dhe çdo gjë që ka lidhje me atë person. Është shkelës i ligjit ai dhe jo unë", ka thënë tha

i burgosuri. Neim Behari është arrestuar 21 mars të vitit 2005 për një vrasje horror të taksistit, ndërsa vendimi i formës së prerë është dhënë më 21 janar të vitit 2010, duke e dënuar 25vjeçarin me 24 vite burg. Autori ka kërkuar ulje të dënimit me pretendimi­n se vuan nga probleme mendore, por kjo nuk është vlerësuar nga gjykata.

 ??  ?? Gjyqtari Markelian Kuqo
Gjyqtari Markelian Kuqo
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania