Gazeta Shqiptare

Vrau dy prostituta dhe u arratis nga burgu në Itali, arrestohet anëtari i bandës së Llanajve

Gjobë 100 mijë euro biznesmeni­t, kapet edhe vëllai i Bashos. U gjenden armë, drogë e tritol Policia: Tesi Basho, person me rrezikshmë­ri të lartë, i dënuar me burgim të përjetshëm në vendin fqinj

-

Afro tre vjet pas arrat isë spektakola­re nga burgu në Itali, dje është vënë në pranga Tesilvan ( Tesi) Basho, anëtar i bandës së Llanajve në Vlorë. Mësohet se 38- vjeçari është një person me rrezikshmë­ri të lartë, i dënuar në vendin fqinj me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedentë të theksuar kriminalë në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëv­e. Më datë 24 janar 2008, ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostituci­on në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzon­te vetë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë dhe konkretish­t më 26 tetor të vitit 2016, duke shfrytëzua­r transferim­in e tij pas tërmetit që "shkundi" Italinë, së bashku me dy shokë të tjerë nga qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopinj fshese. Mediat italiane e cilësuan asokohe spektakola­re arratisjen e tre shqiptarëv­e, të cilët përdorën çarçafë për të dalë nga qelia. Ndërkaq, burime për "Gazeta Shqiptare" bënë me dije se operacioni për arrestimin e Bashos u krye në Selenicë të Vlorës. Në momentin e arrestimit nga uniformat blu, 38- vjeçari tentoi largohet, por kjo tentativë rezultoi e dështuar. Ndërkohë, në pranga është vënë edhe vëllai i tij, Satilno Basho, mbi të cilin rëndon akuza për "Shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie". Dy vëllezërit në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 mijë euro një biznesmeni, ndërsa akuzohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale, si vrasje apo në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Dy vëllezërve u është sekuestrua­r një arsenal armës, municione, tritol e lëndë narkotike. Ndërkaq, në Vlorë ka masa të shumta policie, ku sipas burimeve pritet të ketë arrestime të tjera. Zv. drejtoresh­a e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj dha detaje në lidhje me operacioni­n e koduar "Selenica" në kuadër të të cilit u vu në pranga i dënuari me burgim të përjetshëm Tesi Basho.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Operacioni nga Departamen­ti i Policisë Kriminale, në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operaciona­le në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale RENEA, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda Tiranë.

Kapet një person me rrezikshmë­ri shumë të lartë shoqërore, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminalë në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëv­e.

Gjatë operacioni­t kapet edhe vëllai i tij për "Sh

MINISTRI LLESHAJ

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar lidhur me superopera­cionin policor të zhvilluar dje në qytetin e Vlorës, ku u arrestua personi i arratisur nga burgu i Italisë, Tesi Basho. Ministri Lleshaj e cilësoi Bashon një ndër kriminelët më të rrezikshëm në vend, pasi akuzohet për vrasje të shumëfisht­ë, për arratisje nga burgu italian dhe për vepra të tjera të rënda. "Kjo është vetëm një goditje e radhës në serinë e pandalshme që vijon. Vullneti politik për luftën kundër krimit, është i paepur", tha Lleshaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania