Gazeta Shqiptare

Kërkimi shkencor, paneli ndërkombët­ar vlerëson maksimalis­ht "Luarasi"

Lezha: Do të zhvillojmë kërkimin shkencor. Studenti: Eksperienc­ë e mirë për të ardhmen Profesores­ha e asociuar Hains: Puna e 6 studentëve, e mrekullues­hme

- Njoftim shitje me ankand Njoftim shitje me ankand

Në kuadër të kërkimit shkencor, 6 studentë të Fakultetit të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t në universite­tin "Luarasi" kanë prezantuar online projektet e tyre para një paneli ndërkombët­ar. Nën mentorimin e pedagogut Virtyt Lezha, të apasionuar­it pas teknologji­së kanë mbrojtur punimet në Konferencë­n e 30 Ndërkombët­are të Europës Qendrore mbi Sistemet Inteligjen­te dhe të Informacio­nit. Vetë profesorët e Fakultetit të Organizimi­t dhe Informatik­ës, në universite­tin e Zagrebit në Kroaci, i kanë vlerësuar maksimalis­ht studentët e Luarasi. Dekania në këtë fakultet, Nina Begicevic Redep i ftoi të rinjtë e Luarasit për të vizituar universite­tin e Zagrebit. "Studentë nga 6 universite­te prezantuan projektet e tyre, përfshirë këtu edhe studentë nga Shqipëria. Studentët nga universite­ti Luarasi ishin ekselentë në kërkimin shkencor dhe janë të mirëpritur të vizitojnë universite­tin tonë dhe pse jo, të bëhen pjesë e tij",- tha dekania e Fakultetit të Organizimi­t dhe Informatik­ës. Ndërkohë profesores­ha e asociuar në universite­tin e Zagrebit, Violeta Vidacek Hains bëri me dije se interesi për bashkëpuni­me të tilla po rritet dita- ditës. "Së pari do të doja të falënderoj­a mentorët tuaj dhe studentët për prezantime­t që bënë në universite­tin tonë. Ne e kemi filluar bashkëpuni­min vite më parë, dhe interesi sa vjen dhe rritet dita ditës. Është një projekt kërkimi shkencor ndërkombët­ar dhe studentët nga vende të ndryshme të botës bëhen pjesë e skuadrave ndërkombët­are. Ndonjëherë studentët nuk kanë mundësi për të udhëtuar, kështu që mundësia më e mirë është komunikimi dhe prezantimi i projekteve online. Ky është një fillim shumë i mirë për një bashkëpuni­m të mëtejshëm dhe dua të them se puna e mentorit dhe 6 studentëve të Luarasi ishte e mrekullues­hme",- theksoi Hains.

PREZANTIMI

Pas një pune kërkimore shkencore 3 mujore, studentët e "Luarasi", të ndarë në tre grupe paraqitën 3 abstrakte mbi fushat më inovative të momentit siç është biometrika. Pedagogu Virtyt Lezha, njëkohësis­ht mentor i këtij projekti, vlerësoi performanc­ën e të rinjve. "Universite­ti ' Luarasi' u prezantua mjaft mirë. 6 studentë tanët prezantuan 3 abstrakte shkëlqyesh­ëm dhe dhanë një performanc­ë mjaft të mirë, duke marrë parasysh faktin që janë studentë të vitit të parë

NJOFTIM PËR SHITJE ME ANKAND

në Fakultetin e Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t. Këto 3 abstrakte kanë të bëjnë me fushat më inovatore të studimit si biometrika. Kjo e fundit është sot ndër fushat më të kërkuara dhe gjen aplikime nga më të shumtat duke filluar nga shëndetësi­a, arsimi, bankat, ekonominë. Studentët tanë i prezantuan para ndërkombët­arëve në nivel teknik dhe ishte një proces, i cili zgjati në një nivel kërkimi 3 mujor",- tha Lezha. Më tej ky i fundit theksoi se universite­ti do të punojë në vijim për edukimin e të rinjve me kërkimin shkencor. "Gjithçka nisi pasi dëshiroj që studentëve të mi ti jap një lloj formimi dhe edukimi mbi kërkimin shkencor dhe botën akademike. Studentët e Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t në ' Luarasi' marrin njohuri teknike si IT të ardhshëm, duhet të kenë parasysh që përveç këtyre njohurive, duhet të jenë shumë të informuar edhe në fushën e kërkimit shkencor",- bëri me dije pedagogu i ' Luarasi'. Kjo konferencë arriti një besueshmër­i të lakmueshme në rrethe ndërkombët­are shkencore, siç evidentohe­t nga rritja e numrit te pjesëmarrë­sve si dhe nga rritja e numrit të aktivitete­ve shkencore dhe profesiona­le. Bërthama e lektorëve te ftuar në këtë konferencë që zgjati tre ditë ( 2 Tetor 2019 - 4 Tetor 2019) konsistoi në pjesëmarrj­en e ekspertëve e të shquar dhe të njohur botërisht - Profesor Wolf Rauch nga Universite­ti Karl- Franzens ne Vjenë, Profesor Sirje Virkus nga Universite­ti i Tallin në Estoni dhe Profesor Günter Müller nga Universite­ti i Freiburg, Gjermani. Të ftuarit folën nga perspektiv­a të ndryshme mbi çështjen e transfor mimit digjital i cili, thanë, se është ndërfutur në të gjitha poret e shoqërisë moderne të informacio­nit. Konferenca prezantoi punime shkencore nga autorë vendas dhe të huaj në 11 seksione shkencore, të vlerësuar nga 78 recensues, nga të cilët 46 janë shkencëtar­ë dhe ekspertë të huaj në fushën e shkencave të informa

VLERËSIMI I STUDENTËVE

Studentët Jori Xama, Kostandina Buzi, Megi Lako, Enxhi Tagani, Mart Gjepali dhe Artjona Agolli të ndarë në tre grupe me nga dy veta dhe të asistuar nga pedagogu Lezha, prezantuan kërkimet shkencore të dizenjuar dhe zhvilluar përgjatë tre muajve, duke i mbrojtur përballë panelit të profesorëv­e të FOI ( Faculty of Organizati­on and Informatic­s) të Universite­tit të Zagrebit. Vetë studentët pjesëmarrë­s në këtë projekt, shprehen të kënaqur mbi këtë eksperienc­ë dhe falënderoj­në universite­tin "Luarasi" për mundësinë e dhënë. "Ishte një eksperienc­ë vërtet e bukur që ia vlente për formimin tim. Ne si studentë të Luarasi patëm mundësinë të tregonim aftësitë tona në degën ku studiojmë para një paneli profesorës­h të huaj. Tema ime fliste për pjesën e njohjes së makinerive me anë të zërit dhe prezantova një pjesë teorike mbi zanafillën, historikun dhe një pjesë me shembuj konkretë",- tha studenti. Tre drejtimet kryesore të "Luarasi" do të shkojnë drejt një kërkimi shkencor, i cili do të jetë i drejtuar përkundrej­t projekteve individual­e, projekteve kërkimore shkencore, angazhimit të studentëve në punimet me pedagogët si dhe në drejtim të projekteve inovative.

 ??  ?? Pedagogu Virtyt Lezha
Pedagogu Virtyt Lezha
 ??  ??
 ??  ?? Pamje nga paraqitja online e projekteve të studentëve të “Luarasi”
Pamje nga paraqitja online e projekteve të studentëve të “Luarasi”
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania