Gazeta Shqiptare

Aksion në veri të Kosovës për vrasjen e politikani­t serb Ivanoviç, dy të arrestuar

Fshehu provat dhe veprimtari­të e krimit, në kërkim Zhelko Bojiç

-

Policia

e Kosovës ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për vrasjen e liderit serb, Oliver Ivanoviç. Ngjarja në fjalë ndodhi në Mitrovicë, në 2018- ën. Mediat kosovare thanë se njëri nga të arrestuari­t është zyrtar serb i Policisë së Kosovës. Bëhet fjalë për shtetasin, Rade Basara, i cili dyshohet ka fshehur provat në vrasjen e politikani­t serb Oliver Ivanoviç. Të arrestuari­t janë dërguar në Prishtinë ndërsa aksioni po vazhdon në Komunën e Leposaviçi­t. Basara dyshohet po ashtu të ketë gisht edhe në krim të organizuar në këtë pjesë të Kosovë. Mësohet se në pranga është vënë Rade Basara, hetues në stacionin policor në veri të Mitrovicës. Në kërkim është shpallur Zhelko Bojiç, shef i zyrës operaciona­le të veriut të Kosovës, por është arrestuar djali i tij, pasi në shtëpi iu gjet një armë pa leje. Ai ende nuk është kapur nga policia e Kosovës. Përveç Rado Basarës, policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Prokurori special që po e heton rastin, Sylë Hoxha, ka thënë se ky aksion është bërë në bazë të një urdhërese nga Prokuroria Speciale me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës. "Për momentin kemi arrestuar dy persona si dhe një tjetër është në kërkim. Arrestimi i tyre ka të bëjë për fshehjen e provave që kanë të bëjnë me rastin e vrasjes së ish- politikani­t serb, Oliver Ivanoviç. Mirëpo dyshohen edhe për pjesëmarrj­e në krim të organizuar", ka deklaruar Hoxha. Në këtë aksion besohet se kanë marrë pjesë 100 policë të njësisë speciale të Kosovës me 25 autoblinda. Aksioni ka ndodhur në orën 05: 50 të mëngjesit të djeshëm. Ndërkaq, kujtojmë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë në pyetje ishdeputet­en e Kosovës, Rada Trajkoviç, në fillim të këtij muaji. Ajo deklaroi se i ishte ofruar një video me regjistrim­in e vrasjes së politikani­t serb, Oliver Ivanoviç. Ky fakt është konfirmuar nga prokuroriS­ylë Hoxha. Ky i fundit tha se Trajkoviç ishte marrë në pyetje në fillim të muajit tetor. Po ashtu prokurori tha se personi i cili ia ka ofruar Trajkoviçi­t video- incizimin është nga Mitrovica Veriore. "Ky person është nga Mitrovica, sipas disa të thënave që disponojmë", tha Hoxha. Ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç, aktualisht kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova deklaroi javën e parë të tetorit se i ishte ofruar një video ku ishte regjistrua­r vrasja e politikani­t serb, Oliver Ivanoviç, i cili u ekzekutua në veri të Mitrovicës. Për mediat serbe, Trajkoviç është shprehur se nuk kishte pranuar ta merrte videon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania