Gazeta Shqiptare

BE s'reagon, shpërthen Zaev: Pa datën për negociata, bie qeveria

Rriten orët e pritjes për Maqedoninë e Veriut, kryeminist­ri reagon ndaj Europës "Për anëtarësim në Bashkimin Evropian kemi ndërruar emrin"

-

Ditën e djeshme kryem inistri Zoran Zaev ësh të shprehur shumë optimist për faktin se Maqedonia e Veriut do të marrë datën për hapjen e negociatav­e për në Bashkimin Evropian. Fjalën e fundit sipas kreut të qeverisë do ta thonë shefat e shteteve anëtare. "Vendi ynë nga pavarësia për fat të keq asgjë nuk ka fituar në mënyrë të lehtë. Jemi vend i vogël, gjithçka është me mundime, gjithçka është me vendime, nuk flas vetëm për këtë qeveri, flas për të gjitha qeveritë e kaluara, për të gjithë popullin tonë, të gjitha gjeneratat dhe kështu me radhë. Kështu që drama do të jetë deri në momentin e fundit. Thamë se sot do të dihet më shumë, mbledhja vazhdon edhe nesër, nesër akoma më shumë do të dihet. Por e shihni si po zhvillohet debati në Bashkimin Evropian, sipas vlerësimev­e të mia, liderët do të lënë që ata të vendosin vetë dhe jo ministrat e tyre", tha Zaev. Teksa u pyet në lidhje me faktin se çfarë mund t'i ndodhë vendit nëse nuk çelen negociatat, Zaev tha se edhe zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re nuk janë zgjidhje. "Më në fund vendit tonë i duhet parashikue­shmëri, i duhen zgjedhje të rregullta, për mua edhe fundi i tetorit është koha për zgjedhje të rregullta, kështu që besoj se pavarësish­t vendimeve, arsye për zgjedhje të jashtëzako­nshme nuk ka, sipas meje. Por unë jam vetëm një nga shumë aktorë të tjerë politikë në shtet, sigurisht parti të tjera, pushtet dhe opozitë, e rëndësishm­e është ekonomia, të rëndësishë­m janë të gjithë aktorët", pohoi ai. Ndërkaq kryeminist­ri Zaev në një intervistë për "tanjug. rs" ka deklaruar se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativ­ë tjetër përveç BE- së. Sipas tij, Republika e Maqedonisë së Veriut për shkak të anëtarësim­it në BE ka ndërruar emrin dhe ka arritur marrëveshj­e me Bullgarinë dhe Greqinë. Zaev shprehet i prerë se vendimi eventual për mosmarrjen e datës do të shkatërroj­ë qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. "Ne shpresojmë, nuk ka

asnjë vend anëtar e BE- së që ka ndonjë vërejtjeje për ne, nuk ka arsye, problem është ky diskutimi i BE- së për nevojën e reformave, që është shumë e rëndësishm­e, andaj edhe pres që reformat mund të fillojnë në BE, ndërsa procesi i zgjerimit të fillojë me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Shqipërinë, kjo është shumë e rëndësishm­e që të vazhdohet me impulsin e motivimit ndaj Ballkanit Perëndimor. Alternativ­ë për ne nuk ka, nuk mund të heqim dorë nga BE

ja, sepse ajo është ardhmëria jonë. Sipas gjitha gjasave do të shkatërroh­et qeveria në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të vijë dikush tjetër dhe do ta vazhdojë atë rrugë. Sepse ne pikërisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian kemi ndërruar dhe emrin, kemi arritur marrëveshj­e me Bullgarinë dhe Greqinë, kemi shënuar përparim në marrëdhëni­et me Serbinë, me Shqipërinë, me Kosovën, që janë fqinjët tanë", deklaroi për "Tanjug" kryeminist­ri Zoran Zaev.

 ??  ?? Kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
Kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania